26/05/2026
Ministri i Ministrisë për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, z. Andin Hoti, u prit në takim nga përfaqësuesit e KOMF – Koalicionit të OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë, ku u diskutuan prioritetet kryesore në fushën e mbrojtjes sociale dhe të drejtave të fëmijëve në Kosovë.
Po ashtu, u diskutua rëndësia e zhvillimit të shërbimeve të integruara ndërmjet institucioneve dhe organizatave që ofrojnë mbështetje sociale dhe mbrojtëse për fëmijët dhe familjet në nevojë.
Në fokus ishte edhe nevoja për finalizimin e legjislacionit për personat me aftësi të kufizuara, duke siguruar harmonizim me standardet ndërkombëtare dhe zbatim efektiv në praktikë.
Vëmendje e veçantë iu kushtua kategorive të fëmijëve që kanë nevojë për mbështetje më të madhe, përfshirë fëmijët e spektrit të autizmit, fëmijët pa përkujdesje prindore, nevojën për zgjerimin e shërbimeve të logopedisë, mbështetjen për fëmijët në situatë rruge dhe kategoritë tjera të rrezikuara sociale.
Gjithashtu, u diskutua rëndësia e monitorimit më të mirë të shërbimeve sociale, me qëllim ngritjen e cilësisë, rritjen e qasjes dhe shtrirjen më të gjerë të shërbimeve për qytetarët që kanë nevojë për përkrahje institucionale.
MPFVLÇ mbetet e përkushtuar për forcimin e bashkëpunimit me organizatat e shoqërisë civile dhe avancimin e politikave sociale në interes të fëmijëve, familjeve dhe të gjitha kategorive në nevojë.
26/05/2026
Sot është nënshkruar Memorandum Mirëkuptimi ndërmjet Ministrisë për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare dhe Fondacionit “Sheikha Fatima bint Mubarak për Gruan”, me qëllim fuqizimin ekonomik dhe social të grave dhe vajzave në vendin tonë.
Ky bashkëpunim do të krijojë më shumë mundësi për trajnim profesional, zhvillim të aftësive, orientim në karrierë dhe integrim më të lehtë të grave në tregun e punës.
Përmes këtij memorandumi:
✅ do të ofrohen trajnime profesionale falas sipas kërkesave reale të tregut të punës;
✅ do të mbështeten iniciativa për fuqizimin ekonomik të grave;
✅ do të promovohet përfshirja më e madhe e grave në jetën socio-ekonomike;
✅ gratë punëkërkuese do të referohen në kurse dhe programe profesionale që rrisin mundësitë për punësim.
Si Ministri, mbetemi të përkushtuar që përmes partneriteteve konkrete të krijojmë më shumë mundësi, më shumë mbështetje dhe më shumë perspektivë për gratë dhe familjet në Republikën e Kosovës.
Faleminderit Fondacionit “Sheikha Fatima bint Mubarak për Gruan” për gatishmërinë dhe bashkëpunimin në këtë rrugëtim të përbashkët.
26/05/2026
Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, ju njofton se është ekzekutuar mbështetja e njëhershme për pensionistët në vlerë 100 euro.
26/05/2026
📢 NJOFTIM
Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, njofton që është ekzekutuar mbështetja e njëhershme për fëmijët në vlerë 100 €
25/05/2026
Ministri i Ministrisë për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, z. Andin Hoti, u prit në takim nga Forumi Kosovar i Aftësisë së Kufizuar, organizatë ombrellë që përfaqëson dhe avokon për të drejtat e personave me aftësi të kufizuar në Kosovë.
Gjatë takimit u diskutua për avancimin e të drejtave dhe shërbimeve për personat me aftësi të kufizuar, me theks të veçantë në finalizimin e “Projektligjit për të Drejtat, Vlerësimin, Trajtimin dhe Njohjen e Statusit, Shërbimet dhe Përfitimet për Personat me Aftësi të Kufizuara”, i cili është ndër prioritetet kryesore legjislative për vitin 2026.
Po ashtu, u diskutua për rëndësinë e fuqizimit ekonomik dhe social të personave me aftësi të kufizuar përmes trajnimeve profesionale, zgjerimit të programeve në Qendrat për Aftësim Profesional dhe rritjes së mundësive për integrim në tregun e punës.
25/05/2026
Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, ju njofton që janë ekzekutuar shtesat për lehona në vlerë 500 €
22/05/2026
Pako për Përballje me Inflacionin 2.0
Mbështetje njëhershme prej 100 euro për fëmijët.
Për shtesat për fëmijët nuk ka nevojë për aplikim sepse listat e përfituesve ekzistojnë.
22/05/2026
Pako për Përballje me Inflacionin 2.0
Mbështetje e njëhershme prej 100 euro për studentët aktivë.
22/05/2026
Pako për Përballje me Inflacionin 2.0
Mbështetje e njëhershme prej 100 euro për pensionistët.
Pensitonistët nuk kanë nevojë të aplikojnë sepse listat e përfituesve ekzistojnë.
22/05/2026
Pako për Përballje me Inflacionin 2.0
Mbështetje e njëhershme prej 100 euro për punonjësit e sektorit jo-publik.