Gjimnazi Remzi Ademaj - Prizren

Gjimnazi Remzi Ademaj - Prizren

Share

Shkolla e Mesme e Lartë - Gjimnazi Remzi Ademaj - Prizren

Photos from Gjimnazi Remzi Ademaj - Prizren's post 08/06/2026

Sot, nxënësit Olti Leku dhe Elmir Alushaj, së bashku me nënkryetaren Valentina Sopaj, prezantuan web-faqen e shkollës sonë.

Në këtë prezantim morën pjesë edhe drejtori i shkollës Sali Ademaj si dhe koordinatori i cilësisë, Sami Gashi, të cilët vlerësuan angazhimin dhe punën e nxënësve në realizimin e këtij projekti.

Web-faqja është përgatitur nga nxënësi ynë Olti Leku, me mbështetjen dhe mentorimin e trajnerit Adrian Zenuni nga Qendra për Arsim e Kosovës (KEC).

Ky projekt është zhvilluar në kuadër të programit TechStitution, i financuar nga Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA) në partneritet me UNICEF në Kosovë dhe i zbatuar nga Qendra për Arsim e Kosovës (KEC).

Përmes këtij projekti synohet fuqizimi i të rinjve përmes teknologjisë dhe inovacionit, duke kontribuar në digjitalizimin dhe promovimin e aktiviteteve të shkollës sonë.

Photos from Gjimnazi Remzi Ademaj - Prizren's post 03/06/2026

Sot, më 3 qershor, Gjimnazi “Remzi Ademaj” kremtoi Ditën e Shkollës. Kjo datë përkon me ditëlindjen e Heroit të Kosovës, Remzi Ademaj – Komandant Petriti, i cili ishte Komandant i Parë i Zonës Operative të Pashtrikut të UÇK-së. Në këtë ditë të veçantë, nderojmë jetën, veprën dhe kontributin e tij për lirinë e Kosovës, duke kujtuar vlerat e atdhedashurisë, sakrificës dhe përkushtimit që vazhdojnë të frymëzojnë brezat e rinj.

Kjo ditë u shënua me një program të pasur kulturo-artistik, të përgatitur nga nxënësit dhe mësimdhënësit e shkollës. Me këtë rast, drejtoria e shkollës falënderoi mësimdhënësit për punën, përkushtimin dhe angazhimin e tyre të vazhdueshëm në edukimin dhe arsimimin e brezave të rinj.

Urime Dita e Shkollës!

Photos from Gjimnazi Remzi Ademaj - Prizren's post 29/05/2026

Duke u bazuar në Udhëzimin Administrativ nr. 06/2022, sot është realizuar vlerësimi për shkallën e pestë.

Qëllimi i këtij vlerësimi është verifikimi i nivelit të arritjes së rezultateve të të nxënit dhe zotërimit të kompetencave kryesore në nivel të shkallës dhe fushës kurrikulare.

Drejtori i shkollës, z. Sali Ademaj, u dëshiron nxënësve suksese dhe rezultate sa më të larta.

Një falënderim i veçantë shkon edhe për departamentet profesionale, si në qendër ashtu edhe në paralelet e ndara në terren, të cilat në bashkëpunim me koordinatorin e cilësisë, z. Sami Gashi, janë angazhuar në administrimin e procesit, përpilimin e pyetjeve dhe kontrollimin e testeve.

Photos from Gjimnazi Remzi Ademaj - Prizren's post 25/05/2026

Me pëlqim të Drejtorisë së Arsimit, më datë 25.05.2026, psikologia klinike Erolina Morina, së bashku me profesor Gëzim Shalën dhe nxënësit e shkollës, zhvilluan një debat në kuadër të projektit mbi rëndësinë e ndikimit të teknologjisë dhe rrjeteve sociale në shëndetin mendor të të rinjve.

Ky projekt synon të rrisë ndërgjegjësimin mbi ndikimin që teknologjia dhe rrjetet sociale kanë në shëndetin mendor të të rinjve. Përmes ligjëratave edukative, hulumtimeve dhe diskutimeve të hapura, synohet të ofrohen strategji për një përdorim më të shëndetshëm të teknologjisë, duke parandaluar efektet negative si vetëvlerësimi i ulët, krahasimi me të tjerët, varësia nga ekranet, problemet me gjumin dhe presioni social.

Ky projekt mbështetet nga Komuna e Prizrenit, përkatësisht Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport.

Photos from Gjimnazi Remzi Ademaj - Prizren's post 15/05/2026

Sot u mbajt mbledhja me Këshillin e Mësimdhënësve të klasave të XII, ku u diskutua për suksesin e nxënësve në fund të gjysmëvjetorit të dytë, mungesat e nxënësve, si dhe çështje të ndryshme.

Drejtori i shkollës, z. Sali Ademaj, falënderoi mësimdhënësit për angazhimin dhe përkushtimin e tyre gjatë gjithë vitit shkollor, ndërsa maturantëve u uroi suksese në jetë dhe në rrugëtimin e tyre të mëtejshëm.

Photos from Gjimnazi Remzi Ademaj - Prizren's post 08/05/2026

Me krenari ndajmë suksesin e nxënësve të shkollës sonë në garat komunale të “Ndihmës së Parë”, të organizuara nga Kryqi i Kuq i Kosovës.

Nxënësit tanë u dalluan me paraqitje dinjitoze, profesionalizëm dhe përkushtim të lartë, duke prezantuar në mënyrë shembullore vlerat dhe kapacitetet e shkollës sonë. Përmes kreativitetit, aftësive praktike dhe frymës së bashkëpunimit, ata dëshmuan edhe një herë suksesin në aktivitetet jashtëkurrikulare, duke shkëlqyer në çdo garë dhe aktivitet ku marrin pjesë.

Jemi jashtëzakonisht krenarë me punën, angazhimin dhe arritjet e nxënësve tanë.
Drejtori i shkollës z. Sali Ademaj, nxënësve i dëshiron suksese të mëtejshme! 👏🏆

Photos from Europe House Kosovo's post 28/04/2026
Photos from Gjimnazi Remzi Ademaj - Prizren's post 24/04/2026

Sot, nxënësit tonë maturantë në kuadër të aktiviteteve ndërkurrikulare të fushës së gjuhës dhe komunikimit, vizituan UPZnë "Ukshin Hoti", me mësimdhënëset e gjuhës angleze dhe të asaj gjermane.
Aty u mirëpritën nga dekanja e fakultetit filologjik dhe prof.Sermin Turtulla, të cilat prezentuan drejtimet në këtë fakultet.
Edhe biblotekat, amfiteatri si dhe kampusi i UPZsë u vizituan me plot entuziazëm e pyetje të llojeve të ndryshme nga ana e nxënësve, që shihnin veten si studentë të ardhshëm të këtij Universiteti.

Photos from Gjimnazi Remzi Ademaj - Prizren's post 23/04/2026

Shkolla jonë dhe aktivi i gjuhës angleze sot shënoi ditën ndërkombëtare të gjuhës angleze me disa aktivitete. Në këtë ditë poashtu shënohet edhe ditëlindja e dramaturgut të madh anglez
William Shakespeare.
Nxënësit: Jon Gashi kl.XII3 dhe Flamur Rama kl.X8 prezentuan punime për këtë ditë.
Poashtu nxënësit tanë ishin pjesë e aktivitetit në Këndin Amerikan të udhëhequr nga prof. Luis Javier Hererra.Ku nxënësit tanë përfituan njohuri nga përvoja e pasur e prof. Javier .
Bashkëbisedimi me prof.Luis ishte shumë i frytshëm dhe u mirëprit nga nxënësit tanë.
Drejtori i shkollës z. Sali Ademaj, falënderon të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit për angazhimin dhe realizimin e këtyre aktiviteteve.

Photos from Gjimnazi Remzi Ademaj - Prizren's post 22/04/2026

Në kuadër të 22 Prillit – Ditës Botërore të Tokës, nxënësit e shkollës sonë intensifikuan aktivitetet jashtëkurrikulare në fushën e shkencave natyrore, duke dëshmuar përkushtim dhe përgjegjësi të lartë ndaj mjedisit.

Gjatë këtyre aktiviteteve, nxënësit u angazhuan në mirëmbajtjen e hapësirave shkollore, me theks të veçantë në kujdesin për parkun e shkollës, mbjelljen e bimëve dekorative, pastrimin e oborrit, si dhe pjesëmarrjen në aktivitete të organizuara nga organizata EC Ma Ndryshe.

Këto iniciativa u realizuan në kuadër të Klubut të Gjelbër, nën udhëheqjen e prof. Reshat Resh*ti dhe prof. Faik Sertolli, si dhe me mbështetjen e drejtorit të shkollës, z. Sali Ademaj.

Përmes këtyre aktiviteteve, nxënësit kontribuan në rritjen e ndërgjegjësimit për mbrojtjen e mjedisit dhe promovimin e vlerave ekologjike tek të rinjtë. 🌱🌍

Want your business to be the top-listed Government Service in Prizren?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Website

Address


Rr. Remzi Ademaj
Prizren
20000

Opening Hours

Monday 08:00 - 19:00
Tuesday 08:00 - 18:45
Wednesday 08:00 - 19:00
Thursday 08:00 - 18:45
Friday 08:00 - 18:45