Video satirike: Zonja prizrenase, e njohur me pseudonimin “Mago Aba”, kërkon ndihmën e avokatëve për të ngritur padi ndaj nuses “që nuk po i jep respektin e duhur vjehrrës”
TV Prizreni
Faqja zyrtare e TV Prizrenit
31/05/2026
Skandal në Gjermani – Nuk mjaftuan dy nokautime, Armend Xhoxhajt i mohohet fitorja, meçi mbyllet në barazim
Një nga meçet më të diskutueshme të mbrëmjes u zhvillua mbrëmë në, Magdeburg të Gjermanis, ku boksieri shqiptar nga Prizreni, Armend Xhoxhaj, sërsih tregoi zemër, guxim dhe dominim në ring.
👇
https://tvprizreni.net/skandal-ne-gjermani-nuk-mjaftuan-dy-nokautime-armend-xhoxhajt-i-mohohet-fitorja-meci-mbyllet-ne-barazim
31/05/2026
Sot Çekia-Kosova, Dardanët synojnë rezultat po🇽🇰🇨🇿
Përfaqësuesja e Kosovës në futboll, sot në Pragë luan kundër Çekisë, në një ndeshje miqësore.
Ndeshja e sotme Çeki - Kosovë fillon në orën 16:00.
Ndërsa Kosova më 7 qershor në ‘Fadil Vokrri’ ballafaqohet me Andorrën, një tjetër miqësore.
30/05/2026
LVV në Prizren: Lagjet “11 Marsi” dhe “2 Korriku” do t’ia vënë pikën fitores
Lëvizja Vetëvendosje në Prizren ka mbajtur takim me qytetarët e lagjeve “11 Marsi” dhe “2 Korriku”, ku është theksuar mbështetja për shtetin e së drejtës dhe zhvillimin e vendit.
Sipas njoftimit të LVV-së, në këtë aktivitet morën pjesë ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Andin Hoti, si dhe kandidatë të tjerë të Lëvizjes Vetëvendosje dhe partnerëve nga Prizreni.
Nga LVV-ja u tha se qytetarët e këtyre lagjeve “do t’ia vënë pikën fitores”, duke u rreshtuar fuqishëm në mbështetje të republikës dhe qytetarëve të saj.
“Fitojmë bashkë, festojmë bashkë dhe e zhvillojmë bashkë republikën tonë të përbashkët”, thuhet në njoftimin e publikuar nga LVV në Prizren.
30/05/2026
Selmon Berisha zgjidhet kryetar i Ballit Kombëtar të Kosovës
Selmon Berisha është zgjedhur kryetar i Ballit Kombëtar të
Republikës së Kosovës, me mandat katërvjeçar, pas vendimit të marrë nga delegatët e Këshillit Kombëtar të kësaj organizate.
👇
https://tvprizreni.net/selmon-berisha-zgjidhet-kryetar-i-ballit-kombetar-te-kosoves/
Disa tifozë të Lirisë, të deshpëruar nga humbja e ekipit prizrenas, menjëherë pas kthimit nga ndeshja e barazhit në Klinë, i janë drejtuar stadiumit në Prizren, duke shkaktuar disa demolime.
Trofeu mbetet në Paris🏆 PSG-ja sërish në majën e Evropës, fiton Champions League për të dytin vit radhazi
30/05/2026
10 euro për veturat që hyjnë në Prishtinë e 1 euro për personat që e kalojnë natën
Qytetarët e komunave të tjera mund të detyrohen së shpejti të paguajnë 10 euro për hyrje me automjet në qendër të Prishtinës, nëse miratohen ndryshimet e reja të propozuara nga Komuna. Këtë javë, autoritetet e kryeqytetit i kanë vënë propozimet në platformën për konsultime publik, dhe do t’i procedojnë për miratim pas datës 24 qershor. Krahas taksës për automjete, draft-rregullorja parasheh edhe pagesë prej një euro për çdo natë akomodimi të qytetarëve në Prishtinë. Qytetarë e aktivistë janë shprehur kundër kësaj nisme.
Artikulli i plotë:👇
https://tvprizreni.net/10-euro-per-veturat-qe-hyjne-ne-prishtine-e-1-euro-per-personat-qe-e-kalojne-naten/
Click here to claim your Sponsored Listing.
Location
Contact the business
Telephone
Website
Address
Prizren
65195
