TV Prizreni

Call Directions Website

TV Prizreni Faqja zyrtare e TV Prizrenit

31/10/2026

Vëllezërit e Bashkuar drejt certifikimit të agregateve për beton sipas standardeve teknike

Kompania e njohur “Vëllezërit e Bashkuar” ka njoftuar se është në proces të certifikimit të agregateve që përdoren për prodhimin e betonit strukturor, në përputhje me standardet teknike dhe kërkesat ligjore.

Përmes një njoftimi, kompania ka bërë të ditur se procesi përfshin vlerësimin dhe verifikimin e qëndrueshmërisë së performancës së agregateve, si dhe certifikimin e Kontrollit të Prodhimit në Fabrikë (FPC), sipas sistemit AVCP 2+.

Sipas kompanisë, certifikimi po realizohet nga një trup i pavarur certifikues, ndërsa përfundimi i këtij procesi pritet së shpejti.

Ky proces synon të dëshmojë përmbushjen e kërkesave teknike dhe cilësore për agregatet që përdoren në betonin strukturor.

AUV-ja heq nga tregu mishin e pulës së “Apetitit”, të importuar nga BraziliAgjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka...
30/10/2026

AUV-ja heq nga tregu mishin e pulës së “Apetitit”, të importuar nga Brazili

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka ndaluar përkohësisht sh*tjen dhe ka urdhëruar tërheqjen nga tregu të disa produkteve të mish*t të ngrirë të pulës, të importuara nga Brazili nga kompania “Apetit” SHPK, pasi analizat laboratorike kanë konfirmuar praninë e bakterit Salmonella Minnesota.

Lajmi i plotë:👇
https://tvprizreni.net/auv-ja-heq-nga-tregu-mishin-e-pules-se-apetitit-te-importuar-nga-brazili

30/10/2026

❤️ SËMUNDJET KARDIOVASKULARE – PARANDALIMI DHE TRAJTIMI

🎙️ I ftuar: Prof. Dr. Sejran Abdushi – Kardiolog.

📺 Emisionin e plotë mund ta ndiqni duke klikuar në linkun e mëposhtëm:👇
https://www.youtube.com/watch?v=xZSr2lDZrHA

Nga 2 nëntori nis subvencionimi i transportit urban në Prizren, disa kategori përfitojnë udhëtim falasKomuna e Prizrenit...
30/10/2026

Nga 2 nëntori nis subvencionimi i transportit urban në Prizren, disa kategori përfitojnë udhëtim falas

Komuna e Prizrenit do të nisë të hënën, më 2 nëntor 2026, zbatimin e programit për subvencionimin e transportit urban, përmes të cilit disa kategori të qytetarëve do të përfitojnë bileta falas. Sipas njoftimit të Komunës, subvencionimi do të bëhet në vlerë prej 1.20 eurosh për kilometër, për një periudhë pesëvjeçare, me mundësi vazhdimi. Përmes kësaj skeme, Komuna do të mbështesë drejtpërdrejt operatorin e transportit publik, me qëllim të sigurimit të udhëtimit pa pagesë për kategoritë përfituese.

Lajmi i plotë: 👇

https://tvprizreni.net/nga-2-nentori-nis-subvencionimi-i-transportit-urban-ne-prizren-disa-kategori-perfitojne-udhetim-falas

29/10/2026
26/10/2026

Dr. Ditar Kabashi zgjidhet profesor i së Drejtës Kushtetuese në Universitetin e Prizrenit

Me vendim të Senatit të Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Dr. Ditar Kabashi është zgjedhur profesor (Prof. Ass. Dr.) i së Drejtës Kushtetuese në Fakultetin Juridik të këtij universiteti.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Kabashi, i cili ka njoftuar se ka pranuar vendimin e Senatit të Universitetit për zgjedhjen e tij në këtë pozitë akademike.

Lajmi i plotë:👇
https://tvprizreni.net/dr-ditar-kabashi-zgjidhet-profesor-i-se-drejtes-kushtetuese-ne-universitetin-e-prizrenit

Address

Prizren
65195

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when TV Prizreni posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share