21/05/2026
Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Komunës së Prizrenit u përfaqësua në panairin ndërkombëtar “INTERTEX PORTUGAL 2026” në Porto, një nga qendrat më të njohura evropiane të industrisë së tekstilit, modës dhe kreativitetit bashkëkohor — nga drejtoresha Ajlin Shishko Hajdari.
Për Prizrenin, moda dhe tekstili nuk janë vetëm industri, ato janë pjesë e identitetit kulturor dhe historisë sonë shekullore. Qyteti ynë njihet për trashëgiminë e pasur kulturore, veshjet tradicionale autentike, artizanatin dhe mjeshtërinë që ndër vite kanë qenë simbol i elegancës dhe kulturës prizrenase.
Pjesëmarrja në këtë panair ishte një mundësi e veçantë për të lidhur kulturën tradicionale me inovacionin modern, për të promovuar vlerat tona kulturore dhe për të krijuar ura të reja bashkëpunimi në fushën e kulturës kreative, dizajnit dhe zhvillimit artistik.
Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit mbetet e përkushtuar që Prizreni të vazhdojë të prezantohet denjësisht në arenën ndërkombëtare, duke ruajtur trashëgiminë tonë kulturore dhe duke hapur rrugë të reja për kreativitetin, artin dhe mundësitë për të rinjtë tanë.
Në emër të institucionit tonë, shprehim falënderimet më të sinqerta për “Tukiad” për ftesën dhe mundësinë për të marrë pjesë në organizimin dhe aktivitetet e panairit ndërkombëtar Intertex Portugal.
10/05/2026
Në kuadër të aktiviteteve për “Prizreni - Qytet Evropian i Sportit 2026”, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, në bashkëpunim me SHB “Sharri”, realizoi aktivitetin e ngjitjes në Via Ferrata.
Ky aktivitet promovon sportin, rekreacionin dhe turizmin malor, duke dëshmuar edhe një herë potencialin e jashtëzakonshëm natyror dhe sportiv të Prizrenit.
Prizreni vazhdon të jetë shembull i zhvillimit të aktiviteteve sportive dhe promovimit të jetesës aktive.
03/05/2026
Filloi Festivali Folklorik “Hasi Jehon” 🎶
Me një atmosferë festive, filloi edicioni i 37-të i Festivalit Folklorik “Hasi Jehon”, një ndër ngjarjet më të rëndësishme kulturore që ruan dhe promovon vlerat e trashëgimisë sonë kombëtare.
Në ceremoninë e hapjes mori pjesë edhe Drejtoresha Ajlin Shishko, e cila me praninë e saj mbështeti këtë aktivitet të rëndësishëm kulturor artistik.
Festivali “Hasi Jehon” mbledh çdo vit shoqëri kulturo-artistike nga të gjitha trojet shqiptare, duke sjellë këngë, valle dhe tradita që pasqyrojnë identitetin dhe kulturën tonë të pasur.
26/04/2026
Në kuadër të aktiviteteve të organizuara për “Prizreni Qyteti Evropian i Sportit 2026”, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport ka realizuar aktivitetin e shahut në hapësirën e Kejit.
Ky aktivitet u zhvillua në bashkëpunim me Klubin e Shahut “Shadërvani”, duke mbledhur të rinj dhe qytetarë të të gjitha moshave, me qëllim promovimin e sportit të shahut, zhvillimin e mendimit strategjik dhe nxitjen e pjesëmarrjes aktive në jetën sportive të qytetit.
Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport shpreh mirënjohje për kontributin e Klubit të Shahut “Shadërvani” si dhe falënderon të gjithë pjesëmarrësit për angazhimin dhe atmosferën e krijuar.
25/04/2026
Sot, në Bibliotekën e Qytetit, u promovua libri “Zëri që nuk u dëgjua kurrë” nga autorja Medina Ramaj-Leka, një vepër e ndjerë dhe frymëzuese kushtuar jetës dhe sakrificave të gjyshes së saj.
Në këtë aktivititet morëm pjesë me ftesë të redaktorit të librit, z. Fikret Ramaj, duke sjellë para publikut një histori të fuqishme që pasqyron vlera, përkushtim dhe trashëgimi familjare.
Me këtë rast, në emër të Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, u nda një mirënjohje për autoren, si shenjë vlerësimi për kontributin e saj në jetën kulturore dhe letrare.
Urime autores për këtë arritje dhe suksese të mëtejshme në krijimtarinë e saj!
25/04/2026
Punimet drejt finalizimit në Qendrën Sportive “Sezai Surroi”
Drejtoresha vizitoj nga afër punimet për renovimin e Qendrës Sportive “Sezai Surroi”, të cilat po i afrohen përfundimit. Aktualisht po zhvillohet faza finale në ambientet e jashtme të saj.
Gjatë vizitës, u njoha me ecurinë e projektit dhe konfirmova se punimet po realizohen sipas planifikimit të paraparë.
Ky investim është shumë i rëndësishëm për përmirësimin e kushteve për zhvillimin e aktiviteteve sportive dhe për krijimin e hapësirave më moderne për të rinjtë dhe qytetarët e Prizrenit.
24/04/2026
“Shah - Mat”
🗓️ 26.04.2026 (E diel)
⏰ 13:00
📍 KEJ – hapësira publike
Prizreni qytet evropian i sportit, vazhdon të promovojë aktivitete që bashkojnë komunitetin përmes sportit.
Për shah, për komunitet!
Mirë se vini!
24/04/2026
Kënaqësi të marrim pjesë në promovimin e librit të autorit Fatmir Mehmeti, një aktivitet i bukur që dëshmon rëndësinë e kulturës dhe fjalës së shkruar në shoqërinë tonë.
Me këtë rast, ndamë edhe dy mirënjohje:
Për autorin Fatmir Mehmeti për kontributin e tij në letërsi,
dhe për Behajdin Gjinali për kontributin e tij të çmuar në sport.
Urime dhe suksese të mëtejshme!
20/04/2026
NJOFTIM ZYRTAR📢
Mirë se vini në faqen zyrtare të Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport.
Ju njoftojmë se kjo është faqja zyrtare e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, ku do të publikohen të gjitha aktivitetet, ngjarjet dhe njoftimet që lidhen me kulturën, rininë dhe sportin në komunën tonë.
Ju ftojmë të na ndiqni dhe të bëheni pjesë e aktiviteteve tona!
Faleminderit për mbështetjen!