09/10/2026
ℹ️Gjykata Themelore në Prizren mbajti kolegjiumin e tretë të rregullt për vitin 2026, me pjesëmarrjen e gjyqtarëve dhe përfaqësuesve të degëve të saj në Suharekë dhe Dragash, Takimi u drejtua nga kryetarja e Gjykatës, Shpresa Emra, në bashkëpunim me administratën e gjykatës, Ilir Cakaj.
📉Gjatë kolegjiumit u shqyrtuan raportet tremujore të gjyqtarëve, zbatimi i planit të punës së Gjykatës dhe ndryshimet e tij, si dhe zbatimi i rregulloreve për organizimin e punës në Gjykatë, sidomos në tremujorin e fundit të vitit 2026.
💻Vëmendje e veçantë iu kushtua përdorimit të Sistemit për Menaxhimin Informativ të Lëndëve (SMIL) dhe nevojës për harmonizimin e të dhënave të lëndëve fizike me të dhënat e regjistruara në sistem. Në këtë kuadër u theksua rëndësia e regjistrimit dhe përditësimit të saktë të të dhënave në SMIL, në mënyrë që pasqyra elektronike e secilës lëndë të jetë në përputhje me gjendjen faktike të dosjes dhe me veprimet procedurale të ndërmarra.
⚖️Në fund, u diskutuan edhe çështje të ndryshme që lidhen me punën e përditshme, sigurimin e kushteve të nevojshme për punën e gjyqtarëve dhe stafit administrativ, me synim përmirësimin e vazhdueshëm të organizimit dhe efikasitetit të punës gjyqësore.