Gjykata Themelore Prizren

Gjykata Themelore Prizren

Share

Gjykata Themelore në Prizren si një gjykatë e shkallës së parë, dhe dy degët e saj ne Suhareke dhe Dragash merren me të gjitha llojet e rasteve.

Këto raste trajtohen nga departamente të specializuara që funksionojnë në kuadër të Gjykatës Qëllimi i këtij projekti është të dizajnoj mjetet dhe shërbimet që mund të kontribuojnë në krijimin e një hapësire e cila do të lidhë qytetarët më shërbyesit e drejtësisë, që do të rezultojë në përmirësimin e pjesëmarrjes së qytetarëve në sektorin e drejtësisë dhe rritjen e besimit në sistemin e drejtësisë

Photos from Gjykata Themelore Prizren's post 21/04/2026

𝑹𝒂𝒑𝒐𝒓𝒕𝒊 𝒑𝒆̈𝒓 𝒎𝒐𝒏𝒊𝒕𝒐𝒓𝒊𝒎𝒊𝒏 𝒆 𝒑𝒓𝒐𝒄𝒆𝒔𝒆 𝒈𝒋𝒚𝒒𝒆̈𝒔𝒐𝒓𝒆 𝒖 𝒅𝒊𝒔𝒌𝒖𝒕𝒖𝒂𝒏 𝒏𝒆̈ 𝒕𝒂𝒌𝒊𝒎𝒊𝒏 𝒆 𝒑𝒆̈𝒓𝒃𝒂𝒔𝒉𝒌𝒆̈𝒕 𝒕𝒆̈ 𝑲𝒓𝒚𝒆𝒕𝒂𝒓𝒆𝒔 𝒎𝒆 𝒑𝒆̈𝒓𝒇𝒂𝒒𝒆̈𝒔𝒖𝒆𝒔 𝒕𝒆̈ 𝑶𝑺𝑪𝑬-𝒔𝒆̈

Kryetarja e Gjykatës Themelore, Shpresa Emra, ka pritur në një takim pune përfaqësuesit e Misionit të OSBE-së në Kosovë, përkatësisht Menaxherin e projektit kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, z. Kahramon Sanginov, si dhe zyrtaren për monitorimin e proceseve gjyqësore, znj. Etleva Kelmendi – Shabani.

📢⚖Për më shumë, më poshtë gjeni njoftimin e plotë:⬇️⬇️⬇️
https://tinyurl.com/mr45bwyb

Photos from Gjykata Themelore Prizren's post 02/04/2026

𝐆𝐣𝐲𝐤𝐚𝐭𝐚 𝐓𝐡𝐞𝐦𝐞𝐥𝐨𝐫𝐞 𝐧𝐞̈ 𝐏𝐫𝐢𝐳𝐫𝐞𝐧 𝐦𝐛𝐚𝐣𝐭𝐢 𝐤𝐨𝐥𝐞𝐠𝐣𝐢𝐮𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐫𝐫𝐞𝐠𝐮𝐥𝐥𝐭 𝐦𝐞 𝐠𝐣𝐲𝐪𝐭𝐚𝐫𝐞̈𝐭 𝐞 𝐆𝐣𝐲𝐤𝐚𝐭𝐞̈𝐬 𝐝𝐡𝐞 𝐃𝐞𝐠𝐞̈𝐯𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐬𝐚𝐣

Në ambientet e Gjykatës Themelore në Prizren është mbajtur kolegjiumi i rregullt, i udhëhequr nga Kryetarja e Gjykatës znj. Shpresa Emra, në bashkëpunim me Administratorin e Gjykatës z. Ilir Cakaj.

Në kolegjium u diskutuan çështjet e efikasitetit në zgjidhjen e lëndëve, u prezantua analizë e detajuar e punës, dhe u vlerësua përmbushja e objektivave nga plani i punës.

Në takimet dhe kolegjiumet me Gjyqtarët, Kryetarja paraqet edhe çështjet që rrjedhin nga takimet me qytetarët në “Ditën e hapur”, duke diskutuar pyetjet dhe shqetësimet e paraqitura nga palët dhe qytetarët.

Photos from Gjykata Themelore Prizren's post 12/03/2026

“𝐃𝐢𝐭𝐚 𝐞 𝐇𝐚𝐩𝐮𝐫”
𝐆𝐣𝐲𝐤𝐚𝐭𝐚 𝐤𝐚 𝐦𝐢𝐫𝐞̈𝐩𝐫𝐢𝐭𝐮𝐫 𝐧𝐞̈ 𝐭𝐚𝐤𝐢𝐦 𝐝𝐡𝐞 𝐛𝐚𝐬𝐡𝐤𝐞̈𝐛𝐢𝐬𝐞𝐝𝐢𝐦 𝐬𝐭𝐮𝐝𝐞𝐧𝐭𝐞̈𝐭 𝐞 𝐅𝐚𝐤𝐮𝐥𝐭𝐞𝐭𝐢𝐭 𝐉𝐮𝐫𝐢𝐝𝐢𝐤 𝐧𝐠𝐚 𝐔𝐧𝐢𝐯𝐞𝐫𝐬𝐢𝐭𝐞𝐭𝐢 𝐢 𝐏𝐫𝐢𝐳𝐫𝐞𝐧𝐢𝐭 “ 𝐔𝐤𝐬𝐡𝐢𝐧 𝐇𝐨𝐭𝐢”.

Kryetarja Shpresa Emra, dhe Administratori Ilir Cakaj, kanë njoftuar studentët me organizimin e Gjykatës, shërbimet, qëllimin dhe misionin e Gjykatës.

Studentët të udhëhequr nga Prodekani Prof. Asoc. Dr. Halim Bajraktari dhe Ass. Milot Krasniqi. vizituan hapësirat e Gjykatës, dhe nga afër u njoftuan me punën e përditshme të Gjykatës.

Gjykata është e hapur dhe e gatshme që të mirëpret të gjitha vizitat me qëllim të informimit të studentëve, dhe edukimit të nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme, që shfaqin interesim për organizimin dhe punën e Gjykatës.

02/03/2026

Kryetarja e Gjykatës Themelore, znj. Shpresa Emra, priti në një takim në ambientet e kësaj gjykate, Ambasadorin e Republikës Turke z. Tunç Angılı, dhe Konsulin e Pergjithshem z. Fatih Topçu

📌 Gjatë takimit, u diskutua për bashkëpunimin e deritanishëm ndërmjet Gjykatës Themelore në Prizren dhe Ambasadës Turke, si dhe për mundësitë e forcimit të mëtejmë të këtij bashkëpunimi, në funksion të mbështetjes së sistemit gjyqësor në vend, me fokus në fuqizimin institucional, dhe avancimin e standardeve të punës.

✔️ Kryetarja znj. Emra, njoftoi përfaqësuesit e ambasadës lidhur me organizimin e Gjykatës, funksionimin e Departamenteve dhe Divizioneve dhe shërbimet që ofron Gjykata.

Në fokus ishte edhe ofrimi i shërbimeve për komunitetin turk, që është në numër të madh në Komunën e Prizrenit për të cilën ka kompetencë terriotoriale Gjykata Themelore, duke njoftuar përfaqësuesit që Gjykata kujdeset për respektimin e të drejtës për përdorimin e gjuhës zyrtare dhe ofrimin e shërbimeve kualitative në gjuhën që kuptojnë palët.

Pjesë e takimit ishin edhe nën kryetarja e Gjykatës znj Diora Bajrami, dhe Gjyqtari Agron Karatash, gjyqtar në Divizioni Civil.

23/02/2026

Kryetarja e Gjykatës ka pritur në takim Gjyqtaren Kadire Rexha që nga sot fillon angazhimin e saj në Prizren

𝑮𝒋𝒚𝒒𝒕𝒂𝒓𝒋𝒂 𝑲𝒂𝒅𝒊𝒓𝒆 𝑹𝒆𝒙𝒉𝒂 pas përfundimit me sukses të trajnimit fillestar për gjyqtarë në Akademinë e Drejtësisë, në Gjykatën Themelore në Prizren sot fillon punën praktike, dhe më pastaj do të vazhdon me angazhim të plotë në Departamentin ku do të caktohet sipas ngarkesës me lëndë dhe nevojave të Gjykatës.

Kryetarja e gjykatës i uroi Gjyqtares mirëseardhje dhe suksese në rrugëtimin e saj të ri profesional, duke shprehur gatishmërinë për bashkëpunim dhe mbështetje të plotë me qëllim të forcimit të sistemit gjyqësor, po ashtu nga gjyqtarja kërkoj përkushtim dhe angazhim të lartë në punë.

𝑮𝒋𝒚𝒌𝒂𝒕𝒂 𝑻𝒉𝒆𝒎𝒆𝒍𝒐𝒓𝒆 𝒏𝒆̈ 𝑷𝒓𝒊𝒛𝒓𝒆𝒏, 𝒔𝒆̈ 𝒃𝒂𝒔𝒉𝒌𝒖 𝒎𝒆 𝒅𝒆𝒈𝒆̈𝒕 𝑺𝒖𝒉𝒂𝒓𝒆𝒌𝒆̈ & 𝑫𝒓𝒂𝒈𝒂𝒔𝒉, 𝒕𝒂𝒔𝒉𝒎𝒆 𝒌𝒂 𝒏𝒋𝒆̈ 𝒏𝒖𝒎𝒆̈𝒓 𝒕𝒆̈ 𝒑𝒆̈𝒓𝒈𝒋𝒊𝒕𝒉𝒔𝒉𝒆̈𝒎 𝒑𝒓𝒆𝒋 38 𝑮𝒋𝒚𝒒𝒕𝒂𝒓𝒆̈𝒔𝒉, 𝒕𝒆̈ 𝒏𝒅𝒂𝒓𝒆̈ 𝒔𝒊 𝒏𝒆̈ 𝒗𝒊𝒋𝒊𝒎
Gjykata Themelore në Prizren, 30 Gjyqtare/ë,
Gjykata Themelore – Dega Suharekë, 6 Gjyqtarë.
Gjykata Themelore – Dega Dragash 2 Gjyqtare/ë

06/02/2026

📌 Publikohet numri i parë i Buletinit Mujor të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, i cili ofron një përmbledhje të aktiviteteve dhe zhvillimeve kryesore të KGJK-së.

ℹNë muajt në vijim, buletini do të publikohet me radhë për secilën gjykatë, me synim rritjen e transparencës dhe informimit të publikut.

📌 Publikohet numri i parë i Buletinit Mujor të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, i cili ofron një përmbledhje të aktiviteteve dhe zhvillimeve kryesore të KGJK-së.

Në muajt në vijim, buletini do të publikohet me radhë për secilën gjykatë, me synim rritjen e transparencës dhe informimit të publikut.

📄 Mund ta gjeni në webfaqen e KGJK-së, përmes link:

https://www.gjyqesori-rks.org/wp-content/uploads/reports/88731_KGJK_Numri_1_Buletini_Mujor.pdf

30/01/2026

⚖𝐆𝐣𝐞𝐧𝐞𝐫𝐚𝐭𝐚 𝐞 𝐯𝐢𝐭𝐢𝐭 𝟐𝟎𝟐𝟓, 𝐩𝐞̈𝐫𝐟𝐮𝐧𝐝𝐨𝐧 𝐩𝐫𝐚𝐤𝐭𝐢𝐤𝐞̈𝐧 𝐧𝐣𝐞̈ (𝟏) 𝐯𝐣𝐞𝐜̧𝐚𝐫𝐞 𝐧𝐞̈ 𝐆𝐣𝐲𝐤𝐚𝐭𝐞̈𝐧 𝐓𝐡𝐞𝐦𝐞𝐥𝐨𝐫𝐞 𝐧𝐞̈ 𝐏𝐫𝐢𝐳𝐫𝐞𝐧, 𝐝𝐡𝐞 𝐒𝐮𝐡𝐚𝐫𝐞𝐤𝐞̈

ℹ𝑃𝑟𝑎𝑘𝑡𝑖𝑘𝑎𝑛𝑡𝑒̈𝑡 𝑒 𝐺𝑗𝑦𝑘𝑎𝑡𝑒̈𝑠 𝑇ℎ𝑒𝑚𝑒𝑙𝑜𝑟𝑒 𝑛𝑒̈ 𝑃𝑟𝑖𝑧𝑟𝑒𝑛, 𝑑ℎ𝑒 𝑆𝑢ℎ𝑎𝑟𝑒𝑘𝑒̈ , 𝑠𝑜𝑡 𝑘𝑎𝑛𝑒̈ 𝑝𝑒̈𝑟𝑓𝑢𝑛𝑑𝑢𝑎𝑟 𝑝𝑟𝑎𝑘𝑡𝑖𝑘𝑒̈𝑛 𝑝𝑟𝑜𝑓𝑒𝑠𝑖𝑜𝑛𝑎𝑙𝑒 𝑛𝑗𝑒̈ (1) 𝑣𝑗𝑒𝑐̧𝑎𝑟𝑒.

📃𝑀𝑒 𝑟𝑎𝑠𝑡𝑖𝑛 𝑒 𝑝𝑒̈𝑟𝑓𝑢𝑛𝑑𝑖𝑚𝑖𝑡 𝑡𝑒̈ 𝑝𝑟𝑎𝑘𝑡𝑖𝑘𝑒̈𝑠 𝐾𝑟𝑦𝑒𝑡𝑎𝑟𝑗𝑎 𝑒 𝐺𝑗𝑦𝑘𝑎𝑡𝑒̈𝑠, 𝑆ℎ𝑝𝑟𝑒𝑠𝑎 𝐸𝑚𝑟𝑎, 𝑘𝑎 𝑝𝑟𝑖𝑡𝑢𝑟 𝑛𝑒̈ 𝑛𝑗𝑒̈ 𝑡𝑎𝑘𝑖𝑚 𝑓𝑎𝑙𝑒̈𝑛𝑑𝑒𝑟𝑢𝑒𝑠 𝑡𝑒̈ 𝑔𝑗𝑖𝑡ℎ𝑒̈ 𝑝𝑟𝑎𝑘𝑡𝑖𝑘𝑎𝑛𝑡𝑒̈𝑡, 𝑑ℎ𝑒 𝑖 𝑘𝑎𝑛𝑒̈ 𝑛𝑑𝑎𝑟𝑒̈ 𝑐𝑒𝑟𝑡𝑖𝑓𝑖𝑘𝑎𝑡𝑎𝑡 𝑝𝑒̈𝑟 𝑎𝑛𝑔𝑎𝑧ℎ𝑖𝑚𝑖𝑛 𝑑ℎ𝑒 𝑝𝑒̈𝑟𝑣𝑜𝑗𝑒̈𝑛 𝑒 𝑡𝑦𝑟𝑒 𝑛𝑗𝑒̈ (1) 𝑣𝑗𝑒𝑐̧𝑎𝑟𝑒.

𝐾𝑟𝑦𝑒𝑡𝑎𝑟𝑗𝑎 𝑒 𝐺𝑗𝑦𝑘𝑎𝑡𝑒̈𝑠, 𝑖 𝑘𝑎 𝑓𝑎𝑙𝑒̈𝑛𝑑𝑒𝑟𝑢𝑎𝑟 𝑝𝑒̈𝑟 𝑣𝑢𝑙𝑙𝑛𝑒𝑡𝑖𝑛 𝑑ℎ𝑒 𝑝𝑢𝑛𝑒̈𝑛 𝑒 𝑝𝑎𝑙𝑜𝑑ℎ𝑠ℎ𝑚𝑒 𝑞𝑒̈ 𝑘𝑎𝑛𝑒̈ 𝑡𝑟𝑒𝑔𝑢𝑎𝑟 𝑔𝑗𝑎𝑡𝑒̈ 𝑣𝑖𝑡𝑖𝑡 𝟐𝟎𝟐𝟓, 𝑑𝑢𝑘𝑒 𝑢𝑟𝑢𝑎𝑟 𝑞𝑒̈ 𝑛𝑗𝑜ℎ𝑢𝑟𝑖𝑡𝑒̈ 𝑑ℎ𝑒 𝑒𝑘𝑠𝑝𝑒𝑟𝑖𝑒𝑛𝑐𝑎 𝑒 𝑓𝑖𝑡𝑢𝑎𝑟, 𝑑𝑜 𝑡’𝑖𝑢 𝑛𝑑𝑖ℎ𝑚𝑜𝑗𝑒̈ 𝑛𝑒̈ 𝑛𝑑𝑒̈𝑟𝑡𝑖𝑚𝑖𝑛 𝑒 𝑛𝑗𝑒̈ 𝑘𝑎𝑟𝑟𝑖𝑒𝑟𝑒 𝑛𝑒̈ 𝑓𝑢𝑠ℎ𝑒̈𝑛 𝑒 𝑑𝑟𝑒𝑗𝑡𝑒̈𝑠𝑖𝑠𝑒̈.

ℹ𝑃𝑒̈𝑟𝑔𝑗𝑎𝑡𝑒̈ 𝑛𝑗𝑒̈ 𝑣𝑖𝑡𝑖𝑡 𝑝𝑟𝑎𝑘𝑡𝑖𝑘𝑎𝑛𝑡𝑒̈𝑡 𝑘𝑎𝑛𝑒̈ 𝑞𝑒𝑛𝑒̈ 𝑡𝑒̈ 𝑎𝑛𝑔𝑎𝑧ℎ𝑢𝑎𝑟 𝑛𝑒̈ 𝑧𝑦𝑟𝑒 𝑡𝑒̈ 𝑛𝑑𝑟𝑦𝑠ℎ𝑚𝑒 𝑡𝑒̈ 𝐺𝑗𝑦𝑘𝑎𝑡𝑒̈𝑠, 𝑑𝑢𝑘𝑒 𝑓𝑖𝑙𝑙𝑢𝑎𝑟 𝑛𝑔𝑎 𝑝𝑟𝑎𝑛𝑖𝑚𝑖, 𝑛𝑒̈ 𝑧𝑦𝑟𝑎𝑡 𝑝𝑒̈𝑟 𝑚𝑒𝑛𝑎𝑥ℎ𝑖𝑚𝑖𝑛 𝑒 𝑙𝑒̈𝑛𝑑𝑒̈𝑣𝑒, 𝑘𝑎𝑛𝑒̈ 𝑝𝑟𝑎𝑛𝑢𝑎𝑟 𝑠𝑒̈ 𝑏𝑎𝑠ℎ𝑘𝑢 𝑚𝑒 𝑏𝑎𝑠ℎ𝑘𝑒̈𝑝𝑢𝑛𝑒̈𝑡𝑜𝑟𝑒̈𝑡 𝑝𝑟𝑜𝑓𝑒𝑠𝑖𝑜𝑛𝑎𝑙 𝑑ℎ𝑒 𝑚𝑒 𝐺𝑗𝑦𝑞𝑡𝑎𝑟𝑒̈𝑡 𝑒 𝐷𝑖𝑣𝑖𝑧𝑖𝑜𝑛𝑒𝑣𝑒 𝑡𝑒̈ 𝑛𝑑𝑟𝑦𝑠ℎ𝑚𝑒, 𝑘𝑒̈𝑠ℎ𝑡𝑢 𝑛𝑒̈ 𝑡𝑒̈ 𝑛𝑗𝑒̈𝑗𝑡𝑒̈𝑛 𝑘𝑜ℎ𝑒̈ 𝑘𝑎𝑛𝑒̈ 𝑛𝑑𝑖ℎ𝑚𝑢𝑎𝑟 𝑛𝑒̈ 𝑝𝑢𝑛𝑒̈ 𝑡𝑒̈ 𝑛𝑑𝑟𝑦𝑠ℎ𝑚𝑒 𝑡𝑒̈ 𝐺𝑗𝑦𝑘𝑎𝑡𝑒̈𝑠 𝑑ℎ𝑒 𝑘𝑎𝑛𝑒̈ 𝑓𝑖𝑡𝑢𝑎𝑟 𝑝𝑒̈𝑟𝑣𝑜𝑗𝑒̈ 𝑝𝑟𝑜𝑓𝑒𝑠𝑖𝑜𝑛𝑎𝑙𝑒.

𝐺𝑗𝑦𝑞𝑡𝑎𝑟𝑒̈𝑡 𝑑ℎ𝑒 𝑖 𝑔𝑗𝑖𝑡ℎ𝑒̈ 𝑠𝑡𝑎𝑓𝑖 𝑎𝑑𝑚𝑖𝑛𝑖𝑠𝑡𝑟𝑎𝑡𝑖𝑣 𝑖 𝑗𝑎𝑛𝑒̈ 𝑓𝑎𝑙𝑒̈𝑛𝑑𝑒𝑟𝑢𝑎𝑟 𝑡𝑒̈ 𝑔𝑗𝑖𝑡ℎ𝑒̈ 𝑝𝑟𝑎𝑘𝑡𝑖𝑘𝑎𝑛𝑡𝑒̈𝑣𝑒 𝑝𝑒̈𝑟 𝑎𝑛𝑔𝑎𝑧ℎ𝑖𝑚𝑖𝑛 𝑑ℎ𝑒 𝑛𝑑𝑖ℎ𝑚𝑒̈𝑛 𝑒 𝑜𝑓𝑟𝑢𝑎𝑟, 𝑑𝑢𝑘𝑒 𝑠ℎ𝑝𝑟𝑒𝑠𝑢𝑎𝑟 𝑞𝑒̈ 𝑝𝑒̈𝑟𝑣𝑜𝑗𝑎 𝑒 𝑘𝑎𝑙𝑢𝑎𝑟 𝑛𝑒̈ 𝐺𝑗𝑦𝑘𝑎𝑡𝑒̈𝑛 𝑇ℎ𝑒𝑚𝑒𝑙𝑜𝑟𝑒 𝑡𝑒̈ 𝑗𝑢 𝑠ℎ𝑒̈𝑟𝑏𝑒𝑗 𝑛𝑒̈ 𝑓𝑜𝑟𝑚𝑖𝑚𝑖𝑛 𝑒 𝑡𝑦𝑟𝑒 𝑝𝑟𝑜𝑓𝑒𝑠𝑖𝑜𝑛𝑎𝑙 𝑛𝑒̈ 𝑡𝑒̈ 𝑎𝑟𝑑ℎ𝑚𝑒𝑛.

25/01/2026

Caktohet masa e paraburgimit ndaj njëzetetre (23) të pandehurve , për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer disa vepra penale

Prizren, 24 janar 2026– Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, sot ka mbajtur katër (4) seanca dëgjimore, referuar kërkesave të Prokurorisë Themelore në Prizren për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj njëzetetre (23) të pandehurve, nën dyshimet për kryerjen e veprave penale kundër të drejtës së votimit, kanosja, marrja e ryshfetit dhe dhënia e ryshfetit.

Gjyqtarët e procedurës paraprake, kanë marrë vendim si në vijim:

Njëzetenjë (21) të pandehurve, O.Sh., V.B., A:K., B.B., A.H:, A.K., Gj.Sh., L.K., B.Xh., E.G., I.P., I.H., A:D., dhe B:B., D.Sh., J.H., S.B:, A.L., Q.K., A.V., M.J., i’u është caktuar masa e paraburgimit, në kohëzgjatje prej një (1) muaji, e cila mund të zgjasë deri më datën 23.02.2026 për shkak të dyshimi të bazuar se secili veç e veç ka kryer veprën penale, falsifikimi i rezultateve të votimit nga neni 216 par. 2 lidhur me nenin 31 të KP-së.

Ndaj një (1) të pandehure, A.V.,, i është caktuar masa e paraburgimit, në kohëzgjatje prej një (1) muaji, e cila mund të zgjasë deri më datën 23.02.2026 për shkak të dyshimi të bazuar se ka kryer veprat penale penale, falsifikimi i rezultateve të votimit nga neni 216 par. 2 të KP-së, dhe marrja e ryshfetit, nga neni 422 paragrafi 1 të KP-së.

Ndaj një (1) të pandehuri G.P., (në cilësinë e vëzhguesit) i është caktuar masa e paraburgimit, në kohëzgjatje prej një (1) muaji, e cila mund të zgjasë deri më datën 23.02.2026 për shkak të dyshimi të bazuar se ka kryer veprat penale penale, Kanosja nga neni 181 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 te KP-së, dhe Dhenia e ryshfetit, nga neni 422 paragrafi 1 te KP-së.

Kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale.

Want your business to be the top-listed Government Service in Prizren?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Category

Telephone

Address


William Walker
Prizren
20000

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00