07/05/2026
Mërgata e mobilizuar për votim në zgjedhjet e 7 qershorit 2026
Regjistrohu për votim nga mërgata
Afati: 6–17 maj 2026
Linku për regjistrim:
https://diaspora.kqz-ks.org/sq/AbroadVoter
04/05/2026
Lëvizja VETËVENDOSJE! ka shpallur zgjedhjet e brendshme për zgjedhjen e kandidatëve për deputetë.
Afati për pranimin e kandidaturave dhe grumbullimin e nënshkrimeve nga kandidatet/ët është nga data 04.05.2026 deri më datë 07.05.2026.
Sipas Statutit të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, secili anëtar i Qendrës ka të drejtë të kandidojë për deputet. Kandidatët fillimisht duhet të plotësojnë dhe të dorëzojnë këto dokumente:
1. Deklaratën e kandidaturës
2. Kopjen e letërnjoftimit
3. Kopjen e kartelës së anëtarësisë
4. Listën me nënshkrime
Secili kandidat që merr formularin e kandidaturës, duhet të marrë edhe listën me kriteret për vlerësimin e kandidatëve.
Këto forma të dokumenteve i gjeni në zyren e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Prizren.