LDK - Nëndega Lidhja e Prizrenit

LDK - Nëndega Lidhja e Prizrenit

Share

Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from LDK - Nëndega Lidhja e Prizrenit, Political organisation, Lidhja e Prizrenit, Prizren.

15/11/2024

Ftesë për Tubimin e Degës së LDK-së në Prizren

Me kënaqësi ju ftojmë që të merrni pjesë në tubimin e degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prizren, i cili do të mbahet më:

Data: E hënë, 18 nëntor 2024
Ora: 19:00
Vendi: ShFMU "Lekë Dukagjini" (Salla Sportive mbrapa shkollës) Prizren

Në këtë tubim do të jetë prezent edhe Kryetari i LDK-së, z. Lumir Abdixhiku.

Ju mirëpresim të gjithëve për të qenë pjesë e këtij momenti të rëndësishëm për qytetin tonë dhe për vendin.


Ju mirëpresim✌️

Photos from Driton Selmanaj's post 08/05/2024
24/04/2024

Pamje e mjerueshme nga qendra e qytetit të Prizrenit, degradimi i qytetit po arrihet me sukses nga pushtetarët e Prizrenit.

Siç duket përveç keqpërdorimit të parasë publike, punësimeve familjare dhe korrupsionit, grupi i pushtetarëve të Prizrenit nuk është i kënaqur me kaq, tani vazhdon me degradimin e qytetit m'u në qendër.

Çka po ndodh në këtë objekt në zemër të qytetit, i cili ka pak vite që është përfunduar por pushteti i "etur" po i mbyllë sytë përballë degradimit.

Katet po rriten e bashkë me katet rriten edhe dyshimet për keqpërdorime nga ana e pushtetarëve.

Ftojmë prokurorine dhe gjithë institucionet që të dalin në teren dhe të hetojnë këto gjëra të cilat ia hupin identitetin Prizrenit dhe zonës historike.

Lidhja Demokratike e Kosovës në Prizren do të jetë zë i ashpër ndaj grupit të pushtetarëve të Prizrenit të cilët janë verbuar karshi korrupsionit, nepotizmit, keqppërdorimit të parasë publike dhe degradimit të Prizrenit.

Nuk do ia dalin, dhe nuk do të mundet që identitetin e Prizrenit ta kthejnë në zonë të interesave personale.

LDK - PRIZREN

ZYRA PËR INFORMIM

06/04/2024

FAKTET PARA PROPAGANDËS

Propaganda: Rritje mesatare ekonomike 6.2% në 3 vjet qeverisje

- Për të përfunduar me numra sa më impresiv, Qeveria llogaritë dhe rritjen ekonomike në vitin post-pandemik. Pra rritjen e krahasuar me vitin e mbylljes totale e merr si meritë.

- Pa vitin pandemik dhe atë post pandemik, ekonomia e Kosovës është rritur mesatarisht për vetëm 3.6% në vit. Në 10 vitet paraprake, rritja mesatare vjetore ishte 4.7%.

- Mungesa e investimeve kapitale qendrore (vetëm 11% e buxhetit, rekord i ulët historik) e shpërndarja e plot 811 milionë eurove si ndihmë pa efekt, janë arsyet e një rritje kaq të ulët ekonomike.

-Me trendin e kësaj Qeverie, Kosovës i duhen 40 vite për të arritur Kroacinë; plot 80 vite mesataren e Bashkimit Evropian.

05/04/2024

‘’FAKTET PARA PROPAGANDËS’’

Në 3 vitet e fundit, sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës çmimet në Kosovë, janë rritur përplot 25%. Kjo përqindje enorme, bën që të jetë rritja më e madhe e çmimeve në historinë e Kosovës.

Pra, ky fakt dëshmon se Qeveria nuk është kujdesur për mirëqenien e qytetarëve, siç kanë potencuar se kanë bërë një gjë të tillë, sepse të dhënat zyrtare e hedhin poshtë propagandën e tyre.

A e dini se sa janë rritur produktet bazike, gjatë këtyre 3 viteve? - 42%. Do të thotë, çmimet e ushqimeve që na duhen çdo ditë në tryezën tonë siç janë: buka, mielli, vaji, kripa, sheqeri, qumështi e vezët janë rritur përplot 42%, që nga koha e marrjes së mandatit të kësaj Qeverie.

Përveç kësaj rritje të produkteve bazike, qytetari i Kosovës gjatë tre viteve të fundit me qeverisjen aktuale, është varfëruar për një të katërtën e pasurisë së poseduar. Qeveria ka kontribuar që jeta e qytetarit, të vështirësohet e varfërohet, andaj edhe është përgjegjëse për varfërinë!

Pushteti, me propagandën e tyre të vazhdueshme në thuajse çdo fushë, ka folur edhe për inflacionin rrejshëm. Por faktet tregojnë qartazi se Kosova ka inflacion enorm. Fshehja e rritjes së inflacionit, tregon se Qeveria ka përdorur rritjen e numrave buxhetor dje qarkullimin biznesor si sukses.

Por, propaganda nuk pranohet lehtë nga kushdo. Faktet, hedhin poshtë tendencën për të manipuluar dhe shfaqin të vërtetën e varfërisë së qytetarit dhe rritjen e çmimeve, në produktet bazike.

Qeveri e propagandës!

22/03/2024

Lidhja Demokratike e Kosovës në Prizren, shënon 34 vjetorin e themelimit të saj.

34 vite angazhim dhe punë e jashtëzakonshme për liri, pavarësi, shtetndërtim e demokraci.

Po ashtu para vetes kemi edhe shumë vite që na presin, për ta bërë Prizrenin dhe Kosovën tonë më të mirë dhe më të begatë.

Andaj, të dashur veprimtare dhe veprimtarë të LDK-së, jeni të mirë se ardhur në kremtën tonë të madhe, që do të mbahet të hënën e 25 marsit nga ora 20:00, në sallën e Restaurant ‘’Oferta’’ në Prizren.

Ju mirëpresim✌️

Photos from LDK - Prizren's post 04/03/2024
01/03/2024
Want your business to be the top-listed Government Service in Prizren?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Telephone

Website

Address


Lidhja E Prizrenit
Prizren
20000