LDK - Nëndega Kongresi i Manastirit

LDK - Nëndega Kongresi i Manastirit

Share

Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from LDK - Nëndega Kongresi i Manastirit, Political organisation, Kongresi i Manastirit, Prizren.

15/11/2024

Ftesë për Tubimin e Degës së LDK-së në Prizren

Me kënaqësi ju ftojmë që të merrni pjesë në tubimin e degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prizren, i cili do të mbahet më:

Data: E hënë, 18 nëntor 2024
Ora: 19:00
Vendi: ShFMU "Lekë Dukagjini" (Salla Sportive mbrapa shkollës) Prizren

Në këtë tubim do të jetë prezent edhe Kryetari i LDK-së, z. Lumir Abdixhiku.

Ju mirëpresim të gjithëve për të qenë pjesë e këtij momenti të rëndësishëm për qytetin tonë dhe për vendin.


Ju mirëpresim✌️

24/04/2024

Pamje e mjerueshme nga qendra e qytetit të Prizrenit, degradimi i qytetit po arrihet me sukses nga pushtetarët e Prizrenit.

Siç duket përveç keqpërdorimit të parasë publike, punësimeve familjare dhe korrupsionit, grupi i pushtetarëve të Prizrenit nuk është i kënaqur me kaq, tani vazhdon me degradimin e qytetit m'u në qendër.

Çka po ndodh në këtë objekt në zemër të qytetit, i cili ka pak vite që është përfunduar por pushteti i "etur" po i mbyllë sytë përballë degradimit.

Katet po rriten e bashkë me katet rriten edhe dyshimet për keqpërdorime nga ana e pushtetarëve.

Ftojmë prokurorine dhe gjithë institucionet që të dalin në teren dhe të hetojnë këto gjëra të cilat ia hupin identitetin Prizrenit dhe zonës historike.

Lidhja Demokratike e Kosovës në Prizren do të jetë zë i ashpër ndaj grupit të pushtetarëve të Prizrenit të cilët janë verbuar karshi korrupsionit, nepotizmit, keqppërdorimit të parasë publike dhe degradimit të Prizrenit.

Nuk do ia dalin, dhe nuk do të mundet që identitetin e Prizrenit ta kthejnë në zonë të interesave personale.

LDK - PRIZREN

ZYRA PËR INFORMIM

06/04/2024

FAKTET PARA PROPAGANDËS

Propaganda: Rritje mesatare ekonomike 6.2% në 3 vjet qeverisje

- Për të përfunduar me numra sa më impresiv, Qeveria llogaritë dhe rritjen ekonomike në vitin post-pandemik. Pra rritjen e krahasuar me vitin e mbylljes totale e merr si meritë.

- Pa vitin pandemik dhe atë post pandemik, ekonomia e Kosovës është rritur mesatarisht për vetëm 3.6% në vit. Në 10 vitet paraprake, rritja mesatare vjetore ishte 4.7%.

- Mungesa e investimeve kapitale qendrore (vetëm 11% e buxhetit, rekord i ulët historik) e shpërndarja e plot 811 milionë eurove si ndihmë pa efekt, janë arsyet e një rritje kaq të ulët ekonomike.

-Me trendin e kësaj Qeverie, Kosovës i duhen 40 vite për të arritur Kroacinë; plot 80 vite mesataren e Bashkimit Evropian.

05/04/2024

‘’FAKTET PARA PROPAGANDËS’’

Në 3 vitet e fundit, sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës çmimet në Kosovë, janë rritur përplot 25%. Kjo përqindje enorme, bën që të jetë rritja më e madhe e çmimeve në historinë e Kosovës.

Pra, ky fakt dëshmon se Qeveria nuk është kujdesur për mirëqenien e qytetarëve, siç kanë potencuar se kanë bërë një gjë të tillë, sepse të dhënat zyrtare e hedhin poshtë propagandën e tyre.

A e dini se sa janë rritur produktet bazike, gjatë këtyre 3 viteve? - 42%. Do të thotë, çmimet e ushqimeve që na duhen çdo ditë në tryezën tonë siç janë: buka, mielli, vaji, kripa, sheqeri, qumështi e vezët janë rritur përplot 42%, që nga koha e marrjes së mandatit të kësaj Qeverie.

Përveç kësaj rritje të produkteve bazike, qytetari i Kosovës gjatë tre viteve të fundit me qeverisjen aktuale, është varfëruar për një të katërtën e pasurisë së poseduar. Qeveria ka kontribuar që jeta e qytetarit, të vështirësohet e varfërohet, andaj edhe është përgjegjëse për varfërinë!

Pushteti, me propagandën e tyre të vazhdueshme në thuajse çdo fushë, ka folur edhe për inflacionin rrejshëm. Por faktet tregojnë qartazi se Kosova ka inflacion enorm. Fshehja e rritjes së inflacionit, tregon se Qeveria ka përdorur rritjen e numrave buxhetor dje qarkullimin biznesor si sukses.

Por, propaganda nuk pranohet lehtë nga kushdo. Faktet, hedhin poshtë tendencën për të manipuluar dhe shfaqin të vërtetën e varfërisë së qytetarit dhe rritjen e çmimeve, në produktet bazike.

Qeveri e propagandës!

Photos from Driton Selmanaj's post 26/03/2024
06/03/2024
Photos from LDK - Prizren's post 04/03/2024
28/02/2024

LDK – Prizren, reagon ndaj gjendjes në arsimin e Prizrenit, kërkon përgjegjësi institucionale!

Dega e LDK-së në Prizren, shpreh shqetësim rreth gjendjes së rëndë në arsimin e kësaj komune, i cili po karakterizohet me skandale të vazhdueshme. Publikimi i skandalit në shkollën e Lubizhdës së Prizrenit, dhe të ngjashme që përfliten nëpër institucione arsimore, janë tregues për dështimin e qeverisjes së Shaqir Totajt, edhe në njërin nga sektorët më të ndjeshëm, atë të arsimit, që është duke përjetuar degradimin më të madh, që nga paslufta.

Rastet e tilla, pastaj punësimi i nuses së djalit të kryetarit, Shaqir Totaj, mungesa e mësimdhënësve në shkolla, honoraret e shumta, si dhe mbajtja e mësimit me nga 30 minuta, shkaku i investimeve gjatë procesit mësimor në objektet shkollore, janë vetëm disa nga dështimet e shumta të këtij pushteti abuzues.

Kjo situatë padyshim se është reflektim i procesit të komprometuar të përzgjedhjes së drejtorëve të shkollave, duke vënë në udhëheqje, njerëz jo kompetentë, me mungesë integriteti, të dënuar për shkelje, si dhe anëtarë e militantë partiak, sikur është rasti i përzgjedhjes për drejtoreshë, të kryetares së Forumit të Gruas dhe zëdhënëses së degës së PDK-së.

Një paradoks tjetër, është fakti se, derisa ka shumë të rinjë duke pritur punë, e sidomos femra të kualifikuara, nëpër shkollat e Komunës, sidomos në rajonin e Hasit, me muaj të tërë ka mungesë të mësimdhënësve. Kjo po ndodh për shkak të konkurseve të kundërligjshme ose mos shpalljes me kohë të tyre. Zëvendësimet dosido që po bëhen përmes honorarëve të shumta, madje deri në gjysmë norme, ua pamundësojnë mësimdhënësve të rinj kyçjen në proces, duke i detyruar të mendojnë për rrugën e migrimit.

Gjendja e rënduar në arsim vjen pasi periudhën dyvjeçare të qeverisjes së Totajt e ka karakterizuar një përzgjedhje jomeritore, klanore e partiake e mësimdhënësve, pastaj konkurse të kurdisura dhe investime sipas preferencave shoqërore. Përkundër premtimeve, jo që nuk u ndërmor asgjë për depolitizimin e arsimit, por shkaku i parregullsive të shumta, tashmë po vërehet një demotivim tek mësimdhënësit.
LDK ia kujton kryetarit Totaj premtimin e tij për moslejimin e mësimdhënësve të sillen nëpër gjykata, në realizimin e të drejtave të tyre për shujtat dhe pagat jubilare. Derisa punëtorët e arsimit po “sorollaten” nëpër gjykata, Komunës së Prizrenit, brenda dy vitesh i kanë tepruar hiq më pak se 15 milion euro.

Ndaj parregullsive të shfaqura, e sidomos mënyrës së punësimeve dhe nepotizmit në arsim, LDK ka reaguar me kohë, duke ndërmarrë veprime konkrete para selisë së Kuvendit Komunal, ku ndodhet edhe zyra e Kryetarit, siç janë aksionet me moton “Shaqa Farm” dhe ky i fundit “Shtëpia e punësimeve - Totaj Family".
Një format i tillë i menaxhimit, çfarë ka treguar drejtoresha komunale e Arsimit, është tejet i dobët dhe degradues, andaj kërkojmë përgjegjësi morale dhe institucionale! Veprimet abuzuese të pushtetit lokal, Lidhja Demokratike e Kosovës në Prizren, i konsideron jo vetëm të papranueshme, por duhet të jenë edhe të dënueshme nga instancat e drejtësisë!

Prizreni meriton arsim cilësor dhe qeverisje që i shërben qytetarëve e jo klaneve përfituese dhe dashakeqe!

LDK - PRIZREN
ZYRA PËR INFORMIM

Want your business to be the top-listed Government Service in Prizren?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Website

Address


Kongresi I Manastirit
Prizren
20000