Komuna e Prizrenit

Call Directions Website

Komuna e Prizrenit Faqja zyrtare e Komunës së Prizrenit

𝐌𝐛𝐥𝐞𝐝𝐡𝐣𝐚 𝐞 𝐊ë𝐬𝐡𝐢𝐥𝐥𝐢𝐭 𝐊𝐨𝐦𝐮𝐧𝐚𝐥 𝐩ë𝐫 𝐒𝐢𝐠𝐮𝐫𝐢 𝐧ë 𝐁𝐚𝐬𝐡𝐤ë𝐬𝐢Mbledhja e KKSB-së në Komunën e Prizrenit, do të mbahet më 29 tetor 2...
23/10/2026

𝐌𝐛𝐥𝐞𝐝𝐡𝐣𝐚 𝐞 𝐊ë𝐬𝐡𝐢𝐥𝐥𝐢𝐭 𝐊𝐨𝐦𝐮𝐧𝐚𝐥 𝐩ë𝐫 𝐒𝐢𝐠𝐮𝐫𝐢 𝐧ë 𝐁𝐚𝐬𝐡𝐤ë𝐬𝐢

Mbledhja e KKSB-së në Komunën e Prizrenit, do të mbahet më 29 tetor 2026, në sallën e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës (Shtëpia e Bardhë), në orën 10:00.

Rendin e ditës, në të tri gjuhët, mund ta gjeni më poshtë:

https://prizren.rks-gov.net/wp-content/uploads/2026/10/Ftesa-Rendi-i-Dites-se-Mbledhjes-se-Keshillit-Komunal-per-Siguri-ne-Bashkesi-4.pdf

Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF) mbajti sot mbledhjen e jashtëzakonshme, të thirrur nga Kryesuesi i Kuvendit, Sim...
23/10/2026

Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF) mbajti sot mbledhjen e jashtëzakonshme, të thirrur nga Kryesuesi i Kuvendit, Simir Krasniqi.

Pas shqyrtimit të rendit të ditës nga KPF-ja, për mbledhjen e Kuvendit të Komunës së Prizrenit, e cila mbahet më 26 shtator 2026, në orën 10:00, në sallën e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës, në “Shtëpinë e Bardhë”, rekomandoi këtë rend dite:

l. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit te mbledhjes se KPF-së, 28 korrik 2026 (e rregullt);
2. Shqyrtimi dhe miratimi i Rendit të Ditës:
3. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për transferimin e mjeteve për shërbimet e varrimit;
4. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit paraprak për shpalljen e ankandit-tenderit publik për dhënien në shfrytëzim-qira të objekteve-lokaleve pronë komunale;
5. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për formimin e komisionit vlerësues për dhënien në shfrytëzim-qira të objekteve-lokaleve pronë komunale;
6. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për themelimin e Organit të Kujdestarisë;
7. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për formimin e komisionit përzgjedhës (DKA);
8. Raporti financiar për periudhën janar-shtator 2026;
9. Informatë për fillimin e vitit të ri shkollor 2026/2027 (DKA);
10. Informatë për raportin e performancës së Komunës së Prizrenit për vitin 2025.

Drejtoria e Shërbimeve Publike ka filluar punimet për rehabilitimin e rrugës “Tahir Meha”, ku tashmë është bërë gërryerj...
23/10/2026

Drejtoria e Shërbimeve Publike ka filluar punimet për rehabilitimin e rrugës “Tahir Meha”, ku tashmë është bërë gërryerja e asfaltit të vjetër, ndërsa në ditët në vijim pritet të shtrohet shtresa e re e asfaltit, që do ta përmirësojë cilësinë dhe sigurinë e qarkullimit në këtë rrugë, në qendër të qytetit.

Vazhdojnë punimet në rrugën “Ekrem Rexha – Drini” në Lubizhdë të Qytetit, projekt i bashkëfinancuar nga Komuna e Prizren...
22/10/2026

Vazhdojnë punimet në rrugën “Ekrem Rexha – Drini” në Lubizhdë të Qytetit, projekt i bashkëfinancuar nga Komuna e Prizrenit, Drejtoria e Shërbimeve Publike, dhe Ministria e Infrastrukturës.

Drejtori i DSHP-së, Islam Ukimeri, vizitoi vendpunishten në këtë rrugë (600 metra), ku ka përfunduar infrastruktura nëntokësore, ndërsa po bëhen përgatitjet për asfaltimin e saj.

Investime konkrete për infrastrukturë më të mirë dhe jetë më cilësore për qytetarët!

Kryetarja e Komisionit për Komunitete të Kuvendit të Komunës së Prizrenit, Sevilay İgci Hapçi, së bashku me anëtarët e k...
22/10/2026

Kryetarja e Komisionit për Komunitete të Kuvendit të Komunës së Prizrenit, Sevilay İgci Hapçi, së bashku me anëtarët e komisionit, zhvilloi takim me drejtorin e Qendrës së Mjekësisë Familjare, Dr. Fadil Bajraktari.

Gjatë takimit u diskutua për përdorimin e gjuhëve zyrtare në shërbimet shëndetësore, qasjen e komuniteteve në shërbimet shëndetësore, aktivitetet për shëndetin e grave dhe zbulimin e hershëm të sëmundjeve në kuadër të fushatës “Tetori Rozë”, si dhe për shërbimet shëndetësore parandaluese dhe shëndetin e nënës dhe fëmijës.

Vëmendje e veçantë iu kushtua përdorimit të gjuhëve zyrtare në regjistrat e pacientëve, formularët e aplikimit dhe dokumentet informuese. Gjatë takimit u theksua rëndësia e qasjes së komuniteteve në informata shëndetësore në gjuhën e tyre, si dhe e përfitimit nga shërbimet shëndetësore në kushte të barabarta.

***

Predsjedavajuća Komisije za zajednice Skupštine opštine Prizren, Sevilay İgci Hapçi, zajedno s članovima komisije, održala je sastanak s direktorom Centra porodične medicine, Dr. Fadilom Bajraktarijem.

Tokom sastanka razgovarano je o upotrebi službenih jezika u zdravstvenim uslugama, pristupu zajednica zdravstvenim uslugama, aktivnostima u oblasti zdravlja žena i ranog otkrivanja bolesti u okviru kampanje „Ružičasti oktobar“, kao i o preventivnim zdravstvenim uslugama te zdravlju majke i djeteta.

Posebna pažnja posvećena je upotrebi službenih jezika u evidenciji pacijenata, prijavnim obrascima i informativnim dokumentima. Istaknuta je važnost omogućavanja zajednicama pristupa zdravstvenim informacijama na vlastitom jeziku, kao i ostvarivanja prava na zdravstvene usluge pod jednakim uslovima.

***

Prizren Belediye Meclisi Topluluklar Komisyonu Başkanı Sevilay İgci Hapçi ve komisyon üyeleri, Aile Hekimliği Merkezi Müdürü Dr. Fadil Bajraktari ile bir görüşme gerçekleştirdi.

Görüşmede, sağlık hizmetlerinde resmi dillerin kullanımı, toplulukların sağlık hizmetlerine erişimi, Pembe Ekim kapsamında kadın sağlığı ve erken teşhis çalışmaları, koruyucu sağlık hizmetleri ile anne ve çocuk sağlığı konuları ele alındı.

Özellikle hasta kayıtları, başvuru formları ve bilgilendirme belgelerinde resmi dillerin kullanılması üzerinde durulurken, toplulukların kendi dillerinde sağlık bilgisine erişiminin ve sağlık hizmetlerinden eşit koşullarda yararlanmasının önemi vurgulandı.

Kryetari Shaqir Totaj nënshkroi sot Memorandum Mirëkuptimi me Shoqatën e Miqësisë Kosovë–Austri, për shënimin e përvjeto...
21/10/2026

Kryetari Shaqir Totaj nënshkroi sot Memorandum Mirëkuptimi me Shoqatën e Miqësisë Kosovë–Austri, për shënimin e përvjetorit të Ditës së Shtetësisë së Austrisë.

Ky bashkëpunim synon t’i forcojë më tej marrëdhëniet e miqësisë, bashkëpunimit dhe mirëkuptimit ndërmjet Kosovës dhe Austrisë, duke vlerësuar lidhjet e veçanta dhe miqësinë ndërmjet dy vendeve.

"Prizreni mbetet qytet i hapur për bashkëpunim, miqësi dhe ura të reja lidhëse me partnerët tanë ndërkombëtarë" - u shpreh Kryetari Totaj.

Sot, në takimin me grupin punues për shqyrtimin e rekomandimeve të Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2025, u diskut...
20/10/2026

Sot, në takimin me grupin punues për shqyrtimin e rekomandimeve të Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2025, u diskutua për masat konkrete që synojnë rritjen e transparencës, llogaridhënies dhe efikasitetit në menaxhimin e parasë publike.

"Zbatimi i rekomandimeve të ZKA-së është pjesë e përkushtimit tonë për qeverisje të përgjegjshme, menaxhim të drejtë të burimeve publike dhe përmirësim të vazhdueshëm të shërbimeve për qytetarët. Transparenca dhe llogaridhënia janë standarde të domosdoshme të qeverisjes së mirë. Çdo rekomandim i zbatuar është një hap përpara drejt një komune më efikase dhe besimit më të madh të qytetarëve në institucionet e tyre" - u shpreh Kryetari Shaqir Totaj.

Kryetari Shaqir Totaj, bashkë me përfaqësuesit e GIZ Kosovës, zhvilluan takim pune me përfaqësuesit e dy kompanive të an...
16/10/2026

Kryetari Shaqir Totaj, bashkë me përfaqësuesit e GIZ Kosovës, zhvilluan takim pune me përfaqësuesit e dy kompanive të angazhuara, të cilët prezantuan gjetjet dhe propozimet e Masterplanit për Hapësira Publike në Komunën e Prizrenit, tashmë në fazën përfundimtare.

Diskutuan gjithashtu për projektin e ndërhyrjes urbane në zonën e Parkut dhe Amfiteatrit, me synim krijimin e hapësirave më funksionale, atraktive dhe në shërbim të qytetarëve.

"Vazhdojmë të punojmë për një Prizren me më shumë gjelbërim, hapësira publike cilësore dhe kushte më të mira për jetesë" - u shpreh Kryetari Totaj.

Drejtoria e Shërbimeve Publike po vazhdon me rehabilitimin e rrugëve brenda qytetit të Prizrenit.Sot është shtruar shtre...
15/10/2026

Drejtoria e Shërbimeve Publike po vazhdon me rehabilitimin e rrugëve brenda qytetit të Prizrenit.

Sot është shtruar shtresa e parë e asfaltit në njërin segment të rrugës “Shkëlzen e Luan Krasniqi”, një aks i rëndësishëm rrugor që lidh lagje të qytetit dhe frekuentohet vazhdimisht.

Pas përfundimit të punimeve në rrjetin e ujësjellësit, do të asfaltohet edhe pjesa tjetër e rrugës, në drejtim të lagjes “Ortakoll”.

Prizreni po përgatitet për një hapësirë të re të dijes dhe kulturës!Biblioteka Ndërkomunale po hyn në fazën përfundimtar...
15/10/2026

Prizreni po përgatitet për një hapësirë të re të dijes dhe kulturës!

Biblioteka Ndërkomunale po hyn në fazën përfundimtare të punimeve, duke sjellë më pranë qytetarëve një hapësirë moderne për lexim, studim dhe zhvillim intelektual.

Drejtoresha e DKRS-së, Ajlin Shishko-Hajdari, vizitoi vend punishten për ta parë nga afër procesin e realizimit të punimeve.

Investimi në dije është investim në të ardhmen. Po ndërtojmë kushte më të mira për lexuesit e sotëm dhe mundësi të reja për brezat që vijnë.

Address

Adem Jashari
Prizren
20000

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00

Telephone

+38380011002

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Komuna e Prizrenit posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share