23/10/2026
KUVENDI I KOMUNËS SË RAHOVECIT, MBAJTI MBLEDHJEN E DHJETË TË RREGULLT PËR VITIN 2026.
🔷Nën udhëheqjen e Kryesuesit të Kuvendit, z. Fatmir Iska, u zhvillua mbledhja e muajit tetor, seanca e dhjetë e rregullt për këtë vit kalendarik Sot, e premte, 23 tetor 2026.
Të pranishëm në mbledhje: Kryetari i Komunës, z. Smajl Latifi, Nënkryetari, Betim Kelani, kuvendarët, drejtorët e drejtorive, zyrtarët komunalë, përfaqësuesit e KFOR-it dhe të OSBE-së.
🔷RENDI I DITËS ishte me 4 pika të rregullta:👇🏼
1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
2. Shqyrtimi dhe miratimi i vendimit për miratimin e listës së anëtarëve të zgjedhur të këshillit të fshatit Hoçë e Madhe;
3. Shqyrtimi i raportit financiar, janar-shtator 2026;
4. Pyetjet, përgjigjet dhe diskutimet e kuvendarëve.
🔷Të gjitha pikat e rendit të ditës u votuan nga anëtarët e kuvendit, disa me shumicë votash dhe disa unanimisht.
🖥️✍🏻 Si zakonisht, Sekretaria e Kuvendit do ta përgatisë procesverbalin e seancës, i cili do të publikohet në këtë vegëz në ueb-faqen zyrtare të komunës.
//kk.rks-gov.net/rahovec/category/procesverbalet/ekstraktet-e-procesverbaleve-te-kuvendit/
💿Video-incizimin e mbjedhjes së kuvendit mund ta gjeni në këtë vegëz👇🏼://kk.rks-gov.net/rahovec/video-incizimet-e-mbledhjeve/