25/08/2023
Krim i hapur ekonomik nga "juristi" Fadil Nura në bashkëpunim më Operatorin Ekonomik "ANDRRA Invest sh.p.k."!
Qytetarët e Skënderajt dhe opinioni i gjerë tashme e ka kuptuar se në komunën e Skënderajt, në lagjen II të qytetit është punuar pa leje ndërtimi dhe është shkaktuar rrëzik i përgjithshëm publik me dijeninë e plotë të kryetarit Fadil Nura dhe institucioneve tjera relevante.
Mirëpo fatkeqësisht, kryetari i Komunës së Skënderajt dhe të tjerë akter përgjegjës janë duke u munduar me e mbulu krimin dhe kështu mund të bëhen bashkëpjesmarrës në krim.
Të dashur qytetarë dhe prokurori e nderuar,
Ne si këshilltar të Kuvendit Komunal në Skënderaj kemi paraqitur një Ankesë në Policinë e Kosovës-Stacionin Policor në Skënderaj me datën 03.08.2023, për dëmtimin e pronës publike, shembjen e oborrit të Qerdhes Publike, shembjen dhe mbylljen e tërsishme të rrugës “Emin Lati” në Lagjën II në Skënderaj.
Fillimisht Komuna e Skënderajt përkatësisht Kryetari i Komunës me vetëdije të plotë ka lejuar punimet pa leje ndërtimi, operatorin ekonomik “Andrra Invest sh.p.k” në parcelën me nr. 01041-0.
Në fillim ne i kemi ngritur shqetësimet tona për rrezikimin e jetës së qytetarëve, sigurisë publike dhe shkatërrimin e pronës publike mirëpo pas kësaj gjatë rrugës e kemi vërejtur që kompania në fjalë ka punuar pa leje ndërtimi që nga data 20.07.2023 pothuajse një muaj në zëmer të qytetit ndërsa nuk u pengua nga kryetari i komunës pasiqë sipas të gjitha dëshmive del që ky i fundit është i përfshir në këtë krim këmbë e kokë.
Me datën 28.07.2023 në mbledhjen e Kuvendit Komunal të Skënderajt u parashtruan pyetje nga këshilltarët komunal pikërisht për këto punime të rrezikshme të cilat kishin dëmtuar pronën publike dhe gjithashtu rrezikonin jetrat e qytetarëve mirëpo në këtë mbledhje Drejtori i Drejtorisë së Inspektoratit u përgjigj se ia ka terhjekur vërejtjen operatorit ekonomik si dhe janë marrur vesh që rruga dhe prona publike të kthehet në gjëndjen e mëparshme kaq nga një drejtor inspektorati i cili e lejoj pa asnjë pengesë pa kurrfar leje të punoj operatori ekonomik.
Pastaj problemi vazhdon e thellohet ku për habi Kryetari i Komunës i cili ia mban të jetë gogja njëfar juristi i zoti përmes një Interviste në Televizionin KTV pohon se aty p***a qenë një fabrik e tullave në ish jugosllavi dhe krejt problemi i shembjes se rruges p***a qenë ai, mirëpo as kjo nuk është e vërtetë sepse aty janë rrenuar shtëpi banimi për të filluar ai ndërtim i jashtëligjshëm, gjithashtu pohon se kompania ne fjalë është e paisur me leje ndërtimi. Intervista u zhvillua me datën 07.08.2023 ndërsa kompania ka aplikuar për leje me datën 14.08.2023 ndërsa u paisur me leje ndërtimi madje me leje vetëm për 2 kate bodrume.
Në kohën kur e ka dhënë intervistën kryetari i Komunës së Skënderajt me datën 07.08.2023 Operatori Ekonomik nuk ka qenë i paisur as me pëlqimet nga KEDS dhe Ujësjellësi e lërë më lejen e ndërtimit.
Pas gjithë këtij kaosi Policia si duket e neglizhoi rastin skajshmërisht edhe pse në bazë të ligjit Nr. 04/L-076 PËR POLICINË Nenit 10 ata menjëherë pas ankesës është dashur ta inicojnë rastin mirëpo nuk e kanë bërë një gjë të tillë.
Ne ankesën e kemi parashtru me datën 03.08.2023 ndërsa ata kanë dalur në vendngjarje me datën 09.08.2023 edhe këtë jo duke ju përgjigjur ankesës sonë por ankesës së banorëve të cilët janë detyruar të paraqesin rastin disa ditë më vonë, pasiqe institucionet kompetente nuk ndermerrnin masa ndaj Operatorit Ekonomik.
Pas paraqitjes së rastit, tri herë radhazi kemi qenë në stacionin policor në Skënderaj që ta marrim BF-në për ta pasur si dëshmi për ankesën që e kemi bërë mirëpo një gjë e tillë nuk na është ofruar.
Tani lënda ndodhet në Njësitin policor të krimeve ekonomike në Mitrovicë dhe Prishtinë andaj presim nga ata që të mirren me secilin veç e veç për mosveprim dhe shkelje të ligjit.
Qeverisjen korruptive nuk do ta lejojmë që të bëhet edhe kriminale, bashkë me qytetarët do t’i përgjigjemi me ligj dhe votë ndëshkuese duke e derguar në vendin që meritojnë tash e sa kohë.
06/03/2023
Të nderuar qytetarë,
Sot, festojmë përvjetorin e 25-të të betejës më heroike që njeh historia e njerëzimit. Kjo betejë mori jehonë botërore sepse ishte e jashtëzakonshme, në këtë ditë ishin bërë bashkë Burra e Gra, Pleq e Fëmijë të familjes Jashari dhe po i bënin ballë një regjimi të hekurt e çetnik.
Gjithashtu sot festojmë ditën e Dëshmorëve të rënë para e pas rënjës së familjes Jashari të cilët me ngulm e krenari përcollën amanetin e tyre dhe mbajtën betimin e dhënë për çlirim e liri deri në frymën e fundit.
Sot, në nderim të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ditës së “Dëshmorëve” Gjeneral Nuredin Lushtaku dhe deputeti Bekim Haxhiu me asambleist dhe me bashkëpunëtor të listës IDEAL, bënë nderime pranë Shtatores së Komandantit Legjendar, Adem Jashari në sheshin “Adem Jashari” në Skënderaj, Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz si dhe Kompleksi Memorial të “ Dëshmorëve” në Marinë.
Gjithashtu si gjithmonë kjo familje mban hapur dyert e kullës ku në pritje ishte Baca Rifat Jashari me nipa, pasardhësit e kësaj familje të shënjët.
Lavdi të papërsëritshmit në histori Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe gjithë dëshmorëve e martirëve të kombit!
28/02/2023
Homazhe në nderim të 25 vjetorit të betejes dhe masakrës se Likoshanit dhe Çirezit
Sot, në nderim të betejes dhe masakres se Likoshanit dhe Çirezit, Gjeneral Nuredin Lushtaku se bashku me bashkëpuntor bën homazhe pran lapidarit dhe varrezave të deshmorëve dhe martirëve të rën në këtë ditë.
Në këtë ditë të lavdishme ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në krye me Komandantin Legjendar Adem Jashari ia kthyen pushkën agresorit serb, duke i shkaktuar humbje të mëdha në njerëz dhe për t'i treguar Serbisë se djemtë dhe vajzat e Kosovës nuk do të ndalen deri në çlirimin e vendit.
Në këtë betejë të lavdishme, duke luftuar ballë për ballë më policët serb, u vranë heroikisht ushtarët e UÇK-së Rexhep Rexhepi, Beqir Rexhepi, Muhamet Gjeli dhe Naser Gjeli.
Ndërsa në shenj të hakmarrjes për humbjet e mëdha nga UÇK-ja, policët serb, vranë e masakruan 20 civil, ku në mesin e tyre kishte gra shtatëzëna, të rinjë, pleq e plaka.
Gjithmonë do ta kujtojmë me krenari gjakun e derdhur të dëshmorëve dhe martirëve të Betejës së Likoshanit dhe Qirezit.
Lavdi e përjetshme për të gjithë dëshmorët dhe martirët e kombit!
27/02/2023
Të nderuar,
Ju ftoj në emër të Gjeneral Nuredin Lushtakut nesër me datën 28.02.2023 në ora 10:00 do të nisemi nga restaurant Arbëri për homazhe për nderë të të rënëve më datën 28.02.1998 në Betejen e Qirezit dhe Likoshanit.
Gjaku i tyre është nderi dhe krenaria jonë andaj gjithmonë me përkushtim dhe krenari do ta kujtojmë çdo të rënë për lirinë tonë.
Lavdi!
16/02/2023
Të dashur qytetarë,
Nesër shënojmë 15 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, shtetit tonë të ndërtuar me shumë mund e sakrificë ndër shekuj, mbi gjakun e dëshmorëve e martirëve të lirisë, falë luftës së fundit të shenjtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në krye me Komandantin Legjendar Adem Jashari, përkrahjes së aleatëve dhe miqve tonë dhe kontributit të gjeneratave të tëra që asnjëherë nuk u dorëzuan në rrugën tonë të çlirimit dhe Pavarësimit.
Nesër fillojmë Homazhet pranë atyre që dhanë gjithçka për jetësimin e ëndrrës tonë të kahmotshme për Lirinë dhe Pavarësinë e shtetit tonë, duke filluar nga ora 09:30 në Sheshin “Adem Jashari” pranë shtatores të Komandantit Legjendar Adem Jashari, pastaj në Kompleksin memorial “Adem Jashari” Prekaz dhe në Kompleksin Memorial të “Dëshmorëve” në Marinë.
Lavdi të rënëve për liri, lavdi komandantit Legjendar Adem Jasharit!
Urime 15 vjetori i Shtetësisë dhe Pamvarësisië së shtetit tonë!
29/11/2022
Qeverisja Nura vazhdon të keqpërdorë pronën komunale, merr vendim që favorizon kompaninë “Rukolli”
Në mbledhjen e rregullt të Kuvendit Komunal të Skenderajt, qeverisja Nura- Lushtaku kanë futur në rend dite për votim propozim vendimin që kompanisë të afërm me partinë në pushtet lokal ti zgjatet jashtëligjshëm kontrata e marrjes së pronës në shfrytëzim nga 40 vite sa ishte dhënë vite me parë për ndërtim banesor, në 99 vite. Për këtë arsye asambleistët e listës kanë lëshuar mbledhjen por që fatkeqësisht pozita prap ka vendosur që të shkel legjislacionin aktual.
Bazuar në shkeljet e bëra Lista e Pavarur “Ideal” kundërshton fuqishëm një vendim të tillë që dëmton interesin e komunës dhe të qytetarëve dhe favorizon një kompani private e cila vitin e kaluar kishte tentuar që hapësirën e dedikuar për parking publik ta bëjë me pagesë, e që ishte ndaluar nga qeverisja Jashari. Bëhet fjalë për parkingun tek çerdhja “Nëna Zahide”.
E gjithë kjo histori fillon në vitin 2009 kur pushteti i asaj kohe ia kishte dhënë pronën komunale në shfrytëzim kompanisë “Rukolli”, për ndërtim banesor dhe afarist në këmbim të marrjes së 21% të investimit total, përqindje kjo për të cilën nuk janë paraqitur fare fakte që komuna ka marrë përqindje fitimi në atë kohë nga investitori. Për më tepër pushteti aktual tani dëshiron që pronën e dhënë në shfrytëzim, vite me parë për 40 vite tani të merrë në shfrytëzim edhe për 59 vite shtesë.
Për më tepër lista jonë ka dyshime edhe në menyrën se si është dhënë proceduralisht në vitin 2009 prona komunale në fjalë duke marrë parasysh që mungon dëshmia që përfituesi ka kryer obligimet ndaj komunës në vlerën e 21% të investimit total, gjithashtu mungon raporti i komisionit që ka bërë pranimin teknik të objektit të ndërtuar në prone komunale. Po ashtu vlen të përmendim që për pronën në fjalë pushteti i njejtë edhe një herë ia kishte rritur kompanisë në fjalë vitet e shfrytëzimit të pronës e që i bie që të jetë hera e dytë që kompanisë në fjalë jashtëligjshëm i bëhen favorizime.
Bazuar në gjithë këtë Lista “Ideal” i bënë thirrje pushtetit aktual në Skenderaj që të ndalen së vepruari me logjikën e tyre të vjetër por t’i përmbahen ligjeve dhe udhëzimeve administrative të shtetit tonë dhe njëherit të vëjnë në rend të parë interesin qytetar para interesave të tyre individuale e grupore.
Lista “Ideal” do të shfrytëzojë të gjithë mekanizmat ligjor për të kundërshtuar dhe ndaluar veprimet e tilla të dëmshme për komunën tonë duke kërkuar nga Ministria që me çdo kusht ky vendim të anulohet kurse nga Prokuroria që të hetohet.
17/06/2022
Keq-qeverisja në Skenderaj, përveç keqpërdorimit dhe manipulimit të parasë publike ka vendosur që të përndjekë dhe t’iu hakmerret në formën më autoritare njerëzve që nuk i’u binden politikave të tyre jo demokratike.
Së fundi ky pushtet në menyrë të jashtëligjshme ka shkarkuar nga detyra kryeshefin ekzekutiv të ndërmarrjes publike lokale “Eko Natyra”, z.Arben Veliu, ndërmarrje kjo të cilën e kemi krijuar ne dhe që nga themelimi, e udhëhequr nga z.Veliu ka bërë një punë të shkëlqyeshme dhe puna e tyre është vlerësuar nga të gjithë. z.Veliu për informimin e drejtë është punësuar me konkurs të rregullut dhe tani shkarkimi i tij vetëm pse nuk i përket pushtetit të egër të tyre është shkelje e rëndë e ligjit.
Njejtë ky pushtet ka vepruar edhe me shumë zyrtarë dhe drejtorë të shkollave të komunës tonë, duke përfshirë Drejtorin e QKMF-së, z.Osman Veliu, Drejtoren e Çerdhës “Nëna Zahide”, Arbnora Fejza Idrizi, Drejtorin e Shkollës në fshatin Qubrel, z.Florim Rrustemi, Drejtorin e shkollës në Leqinë, z.Ukshin Haziri, Drejtorin e shkollës në Vajnikë, z.Halim Fejza etj.
Kjo është fytyra e vertetë e këtij pushteti të korruptuar që korrupsionin e nepotizmin e kanë bazë të jetës dhe pushtetit të tyre autoritar. Duke i dënuar ashpër këto veprime aspak demokratik kërkojmë nga pushteti aktual që të ndalin veprimet e tilla dhe të respektojnë ligjet dhe vendimet e institucioneve tona të ndërtuar mbi gjakun e dëshmorëve e martirëve të Lirisë.
28/05/2022
Keq-qeverisja e sotme në Skenderaj, përveç keqpërdorimit dhe manipulimit të parasë publike ka vendosur që të keqpërdorë edhe paratë e maturantëve të komunës sonë, duke i kushtëzuar ata se ku të mbajnë mbrëmjen e matures, të cilën ata e paguajnë me para të familjeve të tyre.
Kështu pushteti aktual në Skenderaj, në vend që t’i përkrahë maturantët, të organizojë kurse përgatitore për orientim në karrierë apo ndonjë aktivitet tjetër në përcjellje të tyre, është kujdesur që paratë e maturantëve t’i dergojë tek biznesi i afërt me ta dhe politikën e tyre, në restaurantin që për 4 muaj kanë shpenzuar dreka e darka rreth 10 mijë euro.
Për informimin e drejtë, maturantët e gjimnazit “Hamëz Jashari” kishin vendosur që mbrëmjen e tyre të matures ta kalojnë në një restaurant tjetër në Skenderaj, me një hapësirë më të madhe dhe me një çmim më të lirë, por ishte pushteti i Sami Lushtakut e Fadil Nures që ua ndaloj maturantëve që të zgjedhin dhe ua përcaktoj që mbrëmjen ta mbajnë në restaurantin e koleges së tyre në strukturat partiake.
Duke e dënuar ashpër këtë veprim aspak demokratik dhe kundër vullnetit të të rinjve të Skenderajt, kërkojmë nga pushteti aktual që të ndalin veprimet e tilla dhe të respektojnë vullnetin e maturantëve tonë.