NPL "Eko Natyra" Sh.A. Skenderaj

NPL "Eko Natyra" Sh.A. Skenderaj

Share

Mirëmbajtje të objekteve publike dhe hapësirave gjelbruese

Photos from NPL "Eko Natyra" Sh.A. Skenderaj's post 22/05/2026

Një javë plot angazhim në terren nga
NPL "Eko Natyra"Sh.A.

Gjatë javës që lamë pas, kemi qenë prezentë në disa bashkësi lokale për të përmirësuar pamjen dhe pastërtinë e mjedisit tonë. Gjatë këtyre ditëve kemi bërë pastrime në zona publike, kositje, pastrim të rrugëve dhe trotuareve, si dhe krasitje të drunjve dekorues. Këto punë me rëndësi i kemi kryer me përkushtim edhe në institucione specifike, si në ambientet e QMF-së dhe Qendrës së Gjendjes Civile.
Puna jonë merr vlerë të plotë vetëm nëse bashkëpunojmë! Prandaj, ftojmë të gjithë qytetarët që të tregojnë kujdes të shtuar për ambientin që na rrethon dhe t'i hedhin mbeturinat vetëm në vendet e caktuara për to.
Mjedisi i pastër është pasqyrë e të gjithë neve!🌲✨

07/05/2026

Mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme
Hoxhë Berat Shatri dhe Shoqata “Bereqeti” vazhdojnë të jenë pranë punëtorëve të NPL "EKO NATYRA" SH.A.
Ky nuk është donacioni i parë; Hoxha tashmë e ka bërë traditë nderimin dhe mbështetjen ndaj stafit tonë me kontribute të ndryshme. Sot, ndërmarrja jonë pranoi disa pajisje të teknikës së bardhë që do të jenë në shërbim të punëtorëve në ambientet e punës.
E falënderojmë përzemërsisht Hoxhë Beratin për respektin dhe kujdesin e treguar në vazhdimësi!
Me respekt,
NPL "EKO NATYRA" SH.A.

01/05/2026

Urime 1 Majin për familjen tonë të madhe në N.P.L. "Eko Natyra" Sh.A.! 🌿
Sot festojmë për ju që e bëni qytetin të shkëlqejë! Një duartrokitje e fortë për:
“Mjeshtrit e gjelbërimit” që kujdesen për çdo cep të hapësirave publike.
“Ekipin e pastrimit” që i mban objektet tona publike të pastra.
“Inkasantet e parkingut” dhe “Administratën”.
Një super falënderim për “kujdestarët” që janë në teren edhe sot – ju jeni heronjtë tanë të ditës! 👏
Si menaxhment, po punojmë fort që zyrat dhe tereni të mos jenë thjesht "punë", por vende ku ndiheni të motivuar dhe mbi të gjitha, të vlerësuar.
“Gëzuar festën e punës!”

Photos from NPL "Eko Natyra" Sh.A. Skenderaj's post 28/04/2026

N.P.L “Eko Natyra” Sh.A. ka vazhduar angazhimet e saj në mirëmbajtjen e hapësirave publike në qytetin e Skenderajt.

Sot janë realizuar punime në pastrimin, prerjen e barit dhe mirëmbajtjen e hapësirës përreth Qendrës së Kulturës, me qëllim krijimin e një ambienti më të pastër, më të rregullt dhe më të përshtatshëm për qytetarët.

Apelojmë tek të gjithë qytetarët që të kontribuojnë në ruajtjen e pastërtisë dhe të kujdesen për hapësirat e përbashkëta.

Photos from NPL "Eko Natyra" Sh.A. Skenderaj's post 24/04/2026

N.P.L “Eko Natyra” Sh.A edhe gjatë ditës së sotme ka vazhduar me angazhim intensiv në largimin e mbeturinave në të gjitha bashkësitë lokale dhe në shkollat që janë lajmëruar paraprakisht.

Në rastet ku KRM “Uniteti” Sh.A. nuk ka bërë grumbullimin e mbeturinave, ekipet tona kanë ndërhyrë për të siguruar pastërtinë dhe mirëmbajtjen e hapësirave publike.

Nëse ekziston ende ndonjë lokacion ku mbeturinat nuk janë tërhequr, ju lutemi ta raportoni në numrin 📞028 512 215. Gjatë javës së ardhshme do të bëjmë largimin e tyre.

Së bashku për një ambient më të pastër dhe më të shëndetshëm për të gjithë!

Photos from NPL "Eko Natyra" Sh.A. Skenderaj's post 22/04/2026

Sot, N.P.L “Eko Natyra” Sh.A, së bashku me një numër të madh qytetarësh, iu bashkua organizimit të Komunës për shënimin e Ditës së Tokës, duke kontribuar drejtpërdrejt në pastrimin e qytetit dhe zonave përreth.

Përveç largimit të mbeturinave nga hapësirat publike dhe eliminimit të deponive ilegale, ekipet tona u angazhuan edhe në mbledhjen dhe tërheqjen e mbeturinave të grumbulluara nga qytetarët dhe grupet e organizuara nëpër fshatra dhe lokalitete të ndryshme.

Ky bashkëpunim i gjerë është dëshmi e ndërgjegjësimit dhe përkushtimit të përbashkët për një ambient më të pastër dhe më të shëndetshëm për të gjithë.

20/04/2026
17/04/2026

Më 22 Prill, le të bëhemi bashkë për qytetin tonë! 🌍♻️
Për nder të Ditës Ndërkombëtare të Tokës dhe Pastërtisë, N.P.L. "Eko Natyra" mbështet fuqishëm aksionin e organizuar nga Komuna e Skenderajt për largimin e mbeturinave. Lexoni njoftimin e Komunës më poshtë dhe ejani të japim kontributin tonë për një mjedis të shëndetshëm. 👇🌿

NJOFTIM PËR AKSION GJITHËPËRFSHIRËS PËR LARGIMIN E MBETURINAVE DHE DEPONIVE ILEGALE

Komuna e Skenderajt njofton qytetarët se me 22 Prill, në Ditën Ndërkombëtare të Tokës, do të organizohet një aksion gjithëpërfshirës për largimin e përhershëm të mbeturinave dhe deponive ilegale në të gjithë territorin e komunës.

📅 Data: 22 Prill
🕘 Ora: 10:00

Ky aksion ka për qëllim:

* Eliminimin e deponive ilegale
* Përmirësimin e pastërtisë dhe mbrojtjen e mjedisit
* Rritjen e vetëdijes qytetare për ruajtjen e ambientit

Në këtë aktivitet do të angazhohen:

* Institucionet komunale
* Ndërmarrjet publike
* Shkollat
* Policia
* Bizneset dhe organizatat lokale
* Qytetarët

Ftohen të gjithë qytetarët e Komunës së Skenderajt që të bëhen pjesë aktive e këtij aksioni, duke kontribuar në pastrimin e hapësirave publike dhe në krijimin e një mjedisi më të pastër dhe më të shëndetshëm për të gjithë.

Së bashku për një Skenderaj më të pastër!

Photos from NPL "Eko Natyra" Sh.A. Skenderaj's post 14/04/2026

Punë të pandalshme për një ambient më të pastër dhe më të gjelbër 🌿

Ekipet e N.P.L “Eko Natyra” Sh.A janë të angazhuara çdo ditë në mirëmbajtjen e hapësirave publike, duke realizuar prerjen e barit, pastrimin nga mbeturinat dhe përkujdesjen e vazhdueshme ndaj hapësirave gjelbëruese.

Want your business to be the top-listed Government Service in Skenderaj?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Telephone

Website

Address


Rruga: “Ali Gashi” Pn
Skenderaj
41000

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00