Dyzetenjëmijë - 41000

Dyzetenjëmijë - 41000

Share

Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Dyzetenjëmijë - 41000, Political organisation, Sheshi "Adem Jashari", Skenderaj.

Iniciativa Qytetare Dyzetenjëmijë, është grup politik i formuar me qëllim të rritjes së nivelit të demokracisë në Komunen e Skenderajt, si hap i parë, e pastaj krijimin e një fryme kritike e cila do të ishte në gjendje të prodhonte një ekipe, për t'i trajtuar hallet e banorëve të Komunes së Skenderajt.

Photos from Dyzetenjëmijë - 41000's post 18/11/2020

WOW!!!

NO KOMENT!!!

Te nderuara medie, shoqeri civile, organizata per mbrojtjen e te drejtave te grave, KLMDNJE, organe te rendit dhe ju qytetare te Republikes se Kosoves e ne vecanti te Komunes se Skenderajt.

Ky eshte Ish Drejtor i Kultures, Drejtor i Gjeodezise, Kadastrit dhe Pronesise, Kryetar i Komisionit per Statut te Komunes se Skenderajt, me pak fjale katalizator i Kryetarit te Komunes Bekim Jasharit!!!

Tashme eshte vone per shkarkime, maska i ka rene edhe kryetarit te komunes.

Photos from Dyzetenjëmijë - 41000's post 16/09/2020

Komuna e Skenderajt rangohet e fundit ne raportin studimor
"Indeksi i Konkurueshmerise se Komunave" 2020 i hartuar nga Instituti RIINVEST mbeshtetur nga USAID

Meqense jemi ne kohe pandemie, ka kohe qe nuk jemi angazhuar me kritika ndaj qeverisjes aktuale. Por duke pare qe Komuna jone edhe me pare, por edhe ne kete kohe, ne vazhdimesi perpiqet ta paraqes veten si qeverisje te vlerave, rendit dhe zhvillimit ekonomik, verejme se ky raport fatkeqesisht damanton komunen tone duke e ranguar ne vendin e fundit!

P.S. Harroni fjalite e bukura per zhvillim ekonomik, rritje te punesimit dhe investimeve nga jasht, sepse investitoret serioz nuk merren me llafe, as nuk ngazellehen nga propaganda e tipit "i ka deke nana haraqit" e as me raporte te kurdisura. Ata lexojne raporte serioze, e kur t'i lexojne ato, del se Komuna e Skenderajt eshte e fundit qe ua mbush mendjen me investu.

Per info te detajuara klikoni linkun:

https://www.riinvestinstitute.org/uploads/files/2020/September/14/10_-__MCI_Index_2020_-_ALB_-_02_11600097233.pdf

Photos from Dyzetenjëmijë - 41000's post 04/07/2020

Iniciativa 41000 sot i mbush 3 vite.

Iniciativa 41000 fillimisht ka funksionuar si nje organizat kulturore, e perbere kryesisht prej artisteve lokal, me fokus avancimin e jetes kulturore ne komunen tone.

Me kohe e kemi kuptuar se problemet kulturore por edhe te tjera, ne komunen tone, nuk mund te gjejne zgjidhje adekuate pa u bere ndryshime esenciale nga koka, andaj ne konsulte me akteret e organizates dhe ne thellim te njohjes se problematikave ne komunen tone, arritem tek perfundimi qe 41000-shin ta kthejme ne organizate politike.

41000 eshte nje gjetje origjinale, e cila ne esence ka per qellim, avancimin e demokracise, transparences e llogaridhnies ne komunen tone, pa u interferuar ne politikat qendrore, njekohesisht pa qene peng te "lidereve te medhenje" te cilet mund t'na perdornin per kalkulime ditore...

Organizata shquhet per PAVARESI te plote, por duke qene e tille (dhe me shtrirje te vogel) jo rralle here jemi perballur me sulme qe vijne nga te gjitha drejtimet, e perkundrazi keto sulme na e kane forcuar bindjen se jemi ne rrugen e duhur dhe se problemeve ne komunen tone mund t'ju japim zgjidhje NE, pa e qare koken per pelqesat ose hatermbetjet nga "te fuqishmit"

Per rrjedhoje ne zgjedhjet e para per ne (ne vitin 2017) pas nje aktiviteti 3 mujore, kemi dalur subjekti i 3-te me i votuar ne komune (kuptohet me diference te jashtezakonshme nga subjekti i pare), por edhe kemi lene pas dy subjektet me te medha aktualisht ne Kosove (kuptohet me diference minimale).

Aktiviteti yne ka qene produktiv, e ne perputhje te plote me ate se cfare jemi deklaruar se do te bejme per banoret e komunes sone. Duke qene te tille (kembengules), ne paraqitjen e problemeve ne asamble komunale, filluan kercenimet, linqimet, deri tek sulmet fizike, nga keta te cilet s'jane asgje tjeter pos, dhunues te rendit e demokracise ne komunen tone...

Per rrethana qe tanime dihen, aktivitetin tone e zhvillojme kryesisht ne rrjete sociale, por kjo nuk flet per zbrapsje, kjo flete per cmendurine ne te cilen po kalojme dhe se duhet t'jemi edhe me kembengules per ndryshimin e ketyre rrethanave. Andaj Iniciativa Qytetare 41000 eshte dhe do mbetet e tille, deri ne permbushjen e premisave per nje jete normale e te dinjitetshme per te gjithe banoret e komunes sone.

Ne kete dite te vecant per ne, shfrytezoj rastin qe t'i falenderoj te gjithe ata te cilet na kane ndihmuar nga jasht dhe brenda vendit!
Ndajme urime dhe falenderime edhe per anetaret dhe perkrahesit tane, te cileve u jemi perjetesisht mirenjohes!
Me deshiren dhe angazhimin e vetem qe Skenderaj t'behet vend NORMAL!

Gezuar!

21/12/2019

Dhe kush tjeter pos tij, pos atij qe askush s'guxon t'ia permend emrin, ne fakt nuk ka nevoje, sepse tanime dihet!!!

E falenderojme tv. T7 dhe te gjitha mediet ne pergjethsi, qe me ne fund kane filluar te shkruajn lirshem dhe pa keqardhje per keqeberesit, pa marre parasysh kush jane ata ose te kujt jane.
Tanime cdo dite e me teper po demaskohet qeverisja e Be-Kim Youngut dhe po vertetohet ajo qe e themi ne tash e me shume se dy vite.

Deri vone kemi konsideruar se kryetari i komunes duhet ta shkarkoj drejtorin ne fjale, por tash e tutje i apelojme qe ta mbaje aty, sepse ai me ate jane te njejte, me pak fjale e plotesojne njeri tjetrin.

20/12/2019

Fillimisht duhet me e ceke se ndihem mjaft keq qe Skenderaj edhe 20 vjet pas luftes po paraqitet ne medie vetem neper kronika te zeza!!!

Duhet ta potencojme se sulmet e vazhdueshme qe vijne nga qeverisja komunale e Skenderajt, jane te orkestruara dhe kane per qellim pastrimin e terenit, ne menyre qe te operojne lirshem neper teren, pa u penguar nga askush!!!

Eshte per keqardhje se si jemi katandisur (si komune) duke eksperimentuar e duke ua dhene rastin te na udheheqin njerez te cilet nuk kane as dije minimale, ne raport me punen qe bejne!!!

Banoret e komunes, asamblistet e gazetaret, nuk kane probleme me drejtoret e ndryshem e as kryetarin, por problemin me te madh e REAL e kemi me formen se si qeveriset, ose me mire me thane se si keq-qeverist!!!

Disa nga drejtoret te cilet kane qene me kredibil ne raport me punen qe bejne, ose kane dhene doreheqje ose jane shkarkuar!

Dhe keshtu, kryetari i komunes ka mbetur me nje strukture tejet te varfer (intelektualisht) te njerezve, sic jane: soji i drejtorit te famshem, pastaj i sigurimit dhe shoferit te tij!
Keta te gjithe jane te njejte per nga menyra e te menduarit dhe e te vepruarit!!!

Rasti i ndodhur me gazetarin e "Zerit" z. Kajtaz Gecaj eshte pjese e nje serie e cila tanime s'ka te ndaulur, edhe ky eshte nje rast i orkestruar dhe pjese e nje linçim publik qe i eshte bere gazetarit ne fjale!

Drejtori famekeq sic tanime dihet, eshte i papermiresueshem dhe ne vazhdimsi kercenon e sulmon cdo kend qe ai konsideron se po e pengon ne rrugen e tij!!!

Eshte turp e shkuar turpit, kur e dijm faktin qe keta komunaret tane, me letra pothuajse te gjithe jane "mastera te juridikut" edhe asnjeri nga ta nuk i perfille ato qe i kane "mesuar" ne shkolle, (dyshoj qe kah shkolla i kane ra vec per me shkaktu naj telashe ose me nguce çika)!!!
Sjelljet dhe veprimet e tyre gjithnje i orientojne ne m***e te forces e jo forcen e argumenteve!!!

Kjo qeverisje e keta kapedane e kane humbe rastin qe te lene gjurme si qeverisje normale, andaj n'deshperim e siper keta jane bere paranojak te dhunshem e te rrezikshem ne cdo aspekt!!!

Ne nje vend ku perfaqesuesit e popullit, gazetaret e njerez qe kane mendim ndyrshe, shantazhohen, linçohen, kercenohen e goditen sahere qe "paraqitet nevoja", gjithcka mund t'i themi pos vend normal e demokratik ASNJEHERE.

I ftoj te gjithe banoret e komunes, gazetaret, organizatat jo qeveritare, qe t'mos heshtin perballe ketyre akteve te uleta, gjithashtu i lus qe te ndermarrin veprime konkrete, sepse keto dukuri te uleta, tashme jane bere fenomene te rendomta!!!

Njekohesishte i ftoj te gjitha mediet qe te jene me te pranishme ne komunen tone, ne menyre qe te rritet presioni publik, i cili besoj se do t'i kontribuonte ndryshimit te rrethanave ne komunen tone.

Photos from Dyzetenjëmijë - 41000's post 18/11/2019

Allahile a mun m'kallxon kush cfare mjalte jane tu e perdore k'ta t'komunes qe po i ndrrojne dritat e shesh*t ka dy here n'ditje si kmishat e bardha!

Tybe t'kofshin n'toke t'bukes qe qafa, kjo i kalon edhe permasat e "luva babush*t"!

Vec paramendone paradite i gjujne n'berllok e mas dite shkojne e i mbledhin e i ngjesin prap!!!

Qishtu eshte kur t'sillesh me pasuni t'perbashket sikur me qene pare t'kockes!!!

Mbani n'men qito sene, pe dini tash ju, do far pendlash, do parqe t'biznesit, e do fusha "ma t'mirat n'ballkan" po qe po ju shemben hala para se me u peruru...

Meqe edhe keta tash ja kane nis me fole per demokraci, transparence e llogaridhanje, shpresoj qe edhe banoret e komunes kane me u sille ne menyre te njejte ndaj tyre.

Want your business to be the top-listed Government Service in Skenderaj?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Website

Address


Sheshi "Adem Jashari"
Skenderaj
41000