Forumi i Gruas së LDK-së - Dega në Shtime

Forumi i Gruas së LDK-së - Dega në Shtime

Share

Kjo është faqja zyrtare e Forumit të Gruas së Lidhjes Demokratike të Kosovës - Dega në Shtime.

03/01/2026

Të dashur qytetarë e mbështetës,

Me qëllim të informimit korrekt të opinionit publik për zhvillimet e sotme në Kuvendin Komunal të Shtimes, Lidhja Demokratike e Kosovës – Dega në Shtime, sqaron se ka qenë e gatshme për bashkëqeverisje me Lëvizjen VETËVENDOSJE!, gjë që është konfirmuar edhe në takimet ndërmjet ekipeve negociuese.

LDK ka qenë dhe mbetet e përkushtuar për funksionalizimin e institucioneve komunale. Pikërisht për këtë arsye, më 31.12.2025, në mbledhjen e fundit të Kuvendit Komunal, LDK ka votuar pro propozimit të LVV-së për shtyrjen e seancës, me qëllim që t’u jepej kohë palëve për të arritur një marrëveshje politike. Megjithatë, përkundër kësaj gatishmërie, u dëshmua se disponimi real i Lëvizjes VETËVENDOSJE! nuk ishte arritja e një marrëveshjeje me LDK-në, por negociimi paralel me asambleistë të Partisë Demokratike të Kosovës, duke e trajtuar LDK-në vetëm si opsion formal.

Pretendimet për “kërkesa të paarsyeshme” janë të pavërteta dhe tendencioze. Rikujtojmë opinionin publik se LDK në vitin 2021 e ka ndihmuar drejtpërdrejt LVV-në në ardhjen në pushtet, duke marrë përgjegjësi qeverisëse me 2 asambleistë dhe 3 drejtori. Ndërkohë, sot, me 5 asambleistë, LDK-së i është ofruar vetëm 2 drejtori, madje me kusht që emrat e përfaqësuesve tanë të caktohen nga LVV. Një ofertë e tillë është tentativë për nënshtrim politik.

Është e rëndësishme të theksohet se sovrani në zgjedhjet për Kuvendin Komunal nuk i ka dhënë askujt legjitimitet të plotë politik për të qeverisur i vetëm apo për të diktuar vullnetin e subjekteve të tjera. Arroganca politike dhe përpjekja për poshtërimin e LDK-së nuk kanë kaluar dhe nuk do të kalojnë asnjëherë përballë LDK-së. Është totalisht e papranueshme gjuha nënçmuese ndaj LDK-së.

LDK thekson se vendimi për të mbështetur zgjedhjen e Kryesuesit të Kuvendit nuk është produkt i pazareve politike, por një veprim i domosdoshëm për garantimin e stabilitetit institucional, dhe mbi të gjitha për shmangjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për shkak të tekeve personale të eksponentëve të LVV-së.

Lidhja Demokratike e Kosovës mbetet e hapur për bashkëpunim institucional në çdo çështje që i shërben qytetarëve, duke ruajtur parimet, identitetin dhe përgjegjësinë e saj politike!

Lidhja Demokratike e Kosovës - Dega në Shtime.

22/12/2025

Forumi i Gruas ka kënaqësinë e veçantë të ju ftoj në tubimin e LDK-së me gra, i cili do të mbahet për të bashkëbiseduar, ndarë përvoja dhe për të shpalosur programin politik, me theks të veçantë tek fushat ku gruaja ka ndikim të drejtpërdrejtë.

Në këtë takim do të jetë i pranishëm edhe kandidati ynë për deputet, kryetari i degës z. Kastriot Shabani.

📅 E hënë, 22.12.2025
⏰ Ora 18:00
📍 Zyra e Lidhjes Demokratike të Kosovës - Dega Shtime

Ju mirëpresim! ✌🏼

Want your business to be the top-listed Government Service in Stimlje?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Address


Rruga “Ahmet Shtimja”
Stimlje
72000

Opening Hours

Monday 09:00 - 17:00
Tuesday 09:00 - 17:00
Wednesday 09:00 - 17:00
Thursday 09:00 - 17:00
Friday 09:00 - 17:00