20/02/2024
Sot bëhen 35 vite prej kur zëri i rreth 1300 minatorëve jehoi fuqishëm nga nëntoka e Mitrovicës për të ndërruar rrjedhën e ngjarjeve historike në Kosovë.
Minatorët kërkuan të drejtat kushtetuese dhe protestuan kundër revokimit të autonomisë së Kosovës të garantuar sipas Kushtetutës së vitit 1974 të Jugosllavisë.
Sot e gjithmonë greva e minatorëve do të bartë përherë mesazh të gatishmërisë për rezistencë dhe vetëflijim të minatorëve pë vendim e tyre.
Urime java e minatorëve!
28/01/2024
PDK NË SHTIME SHËNON 24 VJETORIN E THEMELIMIT TË RDK-SË
Rinia është e tashmja dhe e ardhmja e vendit, andaj në shenjë mirënjohje për kontributin e të rinjve kryetari i PDK-së në Shtime Rrahman Jakupi takoi kryesinë e RDK--së.
Vullneti, vizioni dhe qasja e këtyre të rinjve është për çdo lavdatë, ata po edukohen dhe po zhvillohen profesionalisht duke qenë të rinj aktivë e të vetëdijshëm për sfidat që përballen ata dhe bashkëmoshatarët e tyre.
28/11/2023
Për nder të 28 nëntorit sot rinia demokratike së bashku me strukturën e PDK-së morën pjesë në homazhe në varrezat e dëshmorëve të UÇK-së në Shtime.
Në zbulimin e lapidarit të dëshmorëve në fshatin Petrovë dhe në aksionin tradicional të dhurimit të gjakut në fshatin Pjetershticë.
25/11/2023
Rinia Demokratike e Kosovës në kuadër të Departamentit të Sportit ku udhëheqësi i këtij departamenti është Flamur Tershnjaku organizuan një turnir në futsall që pjesmarrëse ishte edhe dega jonë. Faleminderit rinisë demokratike që gjithmonë i japin hijeshi aktiviteteve tona. 🤍💙