01/06/2026
Telegram Ngushëllimi
Në këto momente të vështira, shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjen Reshani, miqtë dhe të gjithë ata që patën fatin ta njohin dhe ta kenë pranë të ndjerin Ilir Reshani.
Qoftë i lehtë dheu i Kosovës për të, ndërsa kujtimi për jetën dhe veprën e tij mbetet i paharruar në zemrat e të dashurve.
I përjetshëm qoftë kujtimi për Ilir Reshanin.
30/05/2026
Shtimja fuqishëm në mbështetje të Bedri Hamzës dhe Rrahman Jakupit
Sot, në një atmosferë të jashtëzakonshme entuziazmi dhe mobilizimi qytetar, u mbajt tubimi qendror i PDK-së në Shtime, me pjesëmarrjen e kandidatit për Kryeministër, Bedri Hamza dhe kandidatit për deputet, Rrahman Jakupi.
Para qytetarëve u prezantua programi qeverisës i PDK-së, i fokusuar në zhvillimin ekonomik, punësimin, përmirësimin e shërbimeve publike dhe rikthimin e besimit në institucionet e vendit.
Përkrahja e madhe dhe energjia e jashtëzakonshme e të pranishmëve dëshmuan se Shtimja është e gatshme të kontribuojë në fitoren e vizionit për një Kosovë më të zhvilluar dhe më të fortë.
Më 7 qershor, voto:
29/05/2026
FTESË
Ftoheni të merrni pjesë në tubimin zgjedhor të PDK-së në Shtime, me pjesëmarrjen e kandidatit për Kryeministër, Bedri Hamza.
30 maj 2026 | Ora 18:30
Shtëpia e Kulturës, Shtime
26/05/2026
Telegram ngushëllimi
Me pikëllim morëm lajmin për ndarjen nga jeta të mësimdhënësit shumëvjeçar të biologjisë, Muhamet Hoxha, i cili me përkushtim dha kontribut në edukimin e shumë brezave në ShFMU “Emin Duraku” në Shtime dhe ShFMU “Abdullah Shabani” në Carralevë.
Muhamet Hoxha do të mbetet një emër i respektuar jo vetëm në arsim, por edhe në kulturë dhe jetën publike të Shtimes. Për shumë vite ai i shërbeu shoqërisë si pjesë aktive e shoqërisë civile dhe si gazetar i përkushtuar, duke lënë gjurmë me punën, fjalën dhe angazhimin e tij qytetar.
Në këto momente, dega e PDK-së në Shtime shpreh ngushëllimet për familjen Hoxha, kolegët, miqtë dhe gjithë qytetarët që e njohën dhe vlerësuan veprën e tij.
Kontributi i tij për arsimin, kulturën dhe jetën publike do të kujtohet me respekt e mirënjohje.
I qoftë i lehtë dheu i Kosovës
26/05/2026
Më 28 maj, në ora 20:00, në Ferizaj në sheshin para komunës, hapim fushatën për ta ndalur krizën dhe për ta ndryshuar Kosovën.
Nga Ferizaj nisim rrugëtimin për ta ndryshuar Kosovën!
Shumë të dashur aktivistë, struktura dhe qytetarë të Kosovës,
Të enjten, nga ora 20:00, ju ftoj të gjithëve në hapjen e fushatës së Partisë Demokratike të Kosovës në qytetin e bukur të Ferizajt.
Jemi bashkë, me energji, besim dhe dashuri për atdheun tonë. Dhe jemi të vendosur që t’i themi STOP krizës dhe, bashkë me secilin prej jush, ta ndryshojmë Kosovën.
Ju mirëpres!