Fjalimi i Komandant Luanit në Dibër, në nder të ditëlindjes së heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, ishte një mesazh krenarie, respekti dhe përkushtimi ndaj historisë sonë kombëtare. Me fjalët e tij u nderua figura e Skënderbeut dhe u përcoll mesazhi i unitetit, atdhedashurisë dhe respektit për vlerat kombëtare. 🇦🇱🫡
Nëndega Ovl-Uqk Pjetërshticë
Nëndega OVL-UÇK Pjetërshticë
13/05/2026
Komandant Luani, së bashku me disa ushtarë të Batalionit të 2-të “Ruzhdi Salihu”, realizuan një vizitë në Shqipëri për të marrë pjesë në festimin e ditëlindjes së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, në Dibër. Një vizitë me vlerë të veçantë, në nderim të historisë, kombit dhe figurës së lavdishme të Skënderbeut. 🇦🇱🫡
REPORTAZH: SËNDERBEGASIT PËRKUJTOJNË PRIJËSIN GJERGJ KASTRIOTIN NË DIBËR Transmetohet me dt 13.06.2026 në emisionin "Pusho Shqiptarçe" të Tv1 Channel - Shkodër
04/05/2026
5 Maji – Dita e kazermës ushtarake të UÇK-së në Pjetërshticë
Batalioni i Dytë “Ruzhdi Salihu”
Me rastin e 5 Majit, nesër (e martë) në ora 11:00, do të bëhet vizitë në shtëpinë-muze.
Ftohen të gjithë bashkëluftarët e fshatit dhe të Batalionit të Dytë “Ruzhdi Salihu” që të bashkohemi, për të nderuar vlerat e UÇK-së!
Gjatë qëndrimit në odën e Batalionit të Dytë “Ruzhdi Salihu” në Pjetërshticë, patëm kënaqësinë dhe nderin të ndajmë momente të veçanta me delegacionin e 🇦🇱 Shoqatës së Shkollës Ushtarake “Skënderbej”.
Biseda vëllazërore, kujtimet dhe respekti i ndërsjellë rikujtuan sakrificën dhe rrugëtimin e përbashkët për atdheun. Një atmosferë e ngrohtë që forcon lidhjet tona kombëtare dhe trashëgon vlerat tek brezat që vijnë 🇦🇱🤝
Mirë se erdhët në Pjetërshticë 🇦🇱🤝
Ishte nder dhe krenari të presim delegacionin e Shoqatës së Shkollës Ushtarake “Skënderbej” nga Shqipëria. Një pritje vëllazërore nga Komandant Luani dhe pjesëtarët e Batalionit të Dytë “Ruzhdi Salihu”, që dëshmon për lidhjen e fortë, respektin dhe historinë e përbashkët që na bashkon.
Këto takime janë dëshmi se sakrifica dhe idealet për atdheun mbeten të gjalla ndër breza 🇦🇱🫡
05/04/2026
Momente të veçanta nga vizita e delegacionit të Shoqatës së Shkollës Ushtarake “Skënderbej” nga Shqipëria 🇦🇱 në fshatin Pjetërshticë
Një takim i mbushur me respekt, krenari dhe vlera të përbashkëta kombëtare. Kjo vizitë na rikujton sakrificën, përkushtimin dhe rrugëtimin e përbashkët për liri e atdhe.
Mirënjohje për këtë vizitë domethënëse dhe për frymën e bashkëpunimit që na bashkon gjithmonë. 🇦🇱
06/03/2026
NJOFTIM – NATA E ZJARRIT
Nëndega e OVL-UÇK – Pjetërshticë
Njoftohen qytetarët dhe bashkëluftëtarët e fshatit Pjetërshticë, së bashku me veteranët e Batalionit II “Ruzhdi Salihu”, si dhe të gjithë dashamirët e lirisë, se më 7 mars, në ora 18:15, në fshatin Pjetërshticë, do të organizohet aktiviteti tradicional “Nata e Zjarrit”, ku do të bëhet ndezja e flakadanëve te tri shkronjat e lavdishme të UÇK-së.
Ky aktivitet organizohet në kuadër të shënimit të Epopesë së UÇK-së, në nderim dhe përkujtim të sakrificës heroike të Komandantit Legjendar Adem Jashari, familjes Jashari, si dhe të gjithë dëshmorëve që dhanë jetën për lirinë e Kosovës.
Ftohen të gjithë qytetarët që të marrin pjesë në këtë aktivitet përkujtimor, që së bashku të nderojmë veprën dhe sakrificën e heronjve tanë.
Luten veteranët e Batalionit II “Ruzhdi Salihu” që të veshin uniformat e batalionit.
Pas përfundimit të aktivitetit, do të mblidhemi në Odën e Kazermës – Muze të Batalionit II “Ruzhdi Salihu”.
05/03/2026
28 vjet nga Epopeja e UÇK-së!
28 vjet nga lufta, qëndresa dhe sakrifica heroike e Adem, Hamëz e Shaban Jasharit dhe e familjes së madhe Jashari në Prekaz.
Ajo betejë me 5,6 dhe 7 mars u bë themel i lirisë dhe i shtetit tonë, frymëzim për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe betim për liri deri në vetëflijim.
Sakrifica e tyre është kujtesë e përhershme se liria duhet ruajtur, mbrojtur dhe çmuar çdo ditë.
Lavdi e përjetshme familjes Jashari dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
📢 NJOFTIM
Njoftohen të gjithë veteranët e UÇK-së dhe bashkëvendësit e fshatit Pjetërshticë se më 01.03.2026 (e diel), në ora 11:00, të paraqiten te Parku i UÇK-së për të bërë përgatitjet në prag të Epopesë së UÇK-së.
Prania dhe angazhimi i secilit është i rëndësishëm për ta organizuar këtë ngjarje me dinjitet, ashtu siç e meriton sakrifica e dëshmorëve dhe historia jonë.
Ju mirëpresim me respekt! 🇦🇱
📢 NJOFTIM PËR NGUSHËLLIME
Njoftohen të gjithë bashkëluftëtarët dhe veteranët, se më datën 26.02.2026 (e enjte), në ora 16:00, do të mbahen ngushëllime me rastin e ndarjes nga jeta të babait të veteranëve të UÇK-së, Fatmir Zymeri dhe Ahemet Zymeri.
Në këtë ceremoni do të na bashkëngjitet edhe Batalioni i II “Ruzhdi Salihu”, si dhe Organizata e Veteranëve të UÇK-së – Dega Shtime, për të shprehur respektin, dhimbjen dhe solidaritetin tonë në këto momente të vështira për familjen Zymeri.
Ngushëllime të sinqerta familjes Zymeri.
Click here to claim your Sponsored Listing.
Location
Category
Website
Address
Pjetërshticë
Stimlje
72000
