21/10/2026
🌍🇺🇸 Mundësi të reja për nxënësit tanë përmes projektit FLEX Global.
Sot, në shkollën tonë, patëm kënaqësinë të mirëpresim Erblina Resh*ti - përfaqësuese nga American Councils e cila prezantoi para nxënësve mundësitë për të vijuar shkollimin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes projektit FLEX Global.
Gjatë këtij takimi, nxënësit u informuan për mundësitë që ofron ky program për të përjetuar një përvojë të re arsimore dhe kulturore, për të njohur nga afër kulturën amerikane dhe për të ndarë kulturën, traditat dhe vlerat e vendit tonë me të rinjtë nga shtetet e tjera.
Falenderojmë përfaqësuesen për vizitën dhe prezantimin.
https://kosova.americancouncils.org/flexglobal-alb