02/06/2026
IAAP "Abdyl Ramaj"
Institucion i Arsimit dhe Aftesimit Profesional që i kontribuon zhvillimit tekniko – teknologjik
02/06/2026
21/05/2026
Sot, përfaqësues nga IAAP “Abdyl Ramaj”, të përbërë nga mësimdhënës dhe nxënës të klasave të 11-ta dhe 12-ta, u bënë pjesë e lansimit zyrtar të Udhërrëfyesit për Zhvillimin e Aftësive në sektorin e Mikpritjes, ngjarje e mbajtur në Hotel Emerald.
Ky dokument strategjik, i hartuar nga Këshilli Sektorial i Aftësive, synon zhvillimin e një fuqie punëtore të kualifikuar, promovimin e inovacionit dhe shërbimeve me vlerë të shtuar, si dhe fuqizimin e sektorit HoReCa në Kosovë.
Pjesëmarrja e mësimdhënësve dhe nxënësve tanë në këtë ceremoni ishte një përvojë e vlefshme dhe frymëzuese, që dëshmon angazhimin e vazhdueshëm të shkollës sonë për përgatitjen profesionale të të rinjve dhe përfshirjen aktive në iniciativa me rëndësi për zhvillimin e arsimit dhe tregut të punës.
21/05/2026
Siguria në trafik fillon me edukimin!
Policia Rajonale e Trafikut në Prizren zhvilloi aktivitet vetëdijësues me nxënësit e IAAP “Abdyl Ramaj”, ku përmes ligjëratës u promovua rëndësia e respektimit të rregullave të trafikut dhe lëvizjes së sigurt në rrugë.
Drejtoria e shkollës shpreh falënderim dhe mirënjohje për Policinë e Kosovës për angazhimin dhe kontributin në edukimin dhe sigurinë e nxënësve.
20/05/2026
Nxënësit e drejtimit të Hotelerisë dhe Turizmit, profili Asistent i Mikpritjes hoteliere, patën kënaqësinë të marrin pjesë në Masterclass-in ekskluziv në kuadër të fushatës “Serve Your Future”, me chef-in ndërkombëtar nga Italia, Ivan Marzo. 🇮🇹👨🍳
Gjatë aktivitetit, nxënësit demonstruan së bashku me ekspertë përgatitjen e picës napolitane, mësuan teknika profesionale të gastronomisë dhe bashkëbiseduan me profesionistë të sektorit për mundësitë dhe zhvillimin në karrierë. 🍽️👏
Një përvojë inspiruese dhe motivuese për të rinjtë tanë, drejt suksesit në botën e gastronomisë dhe mikpritjes! 🌟
“DYERT E HAPURA”
NË IAAP “ABDYL RAMAJ”
Më 12, 13, 14 Maj, në IAAP “Abdyl Ramaj” në Shirokë u realizuan me sukses “Dyert e Hapura”, aktivitete që sollën energji, kreativitet dhe atmosferë pozitive në shkollën tonë.
Gjatë këtyre ditëve, nxënës, prindër dhe gjithë komuniteti patën mundësinë të njihen nga afër me profilet profesionale, kabinetet, laboratorët dhe punën praktike që zhvillohet në shkollën tonë.
Nxënësit tanë prezantuan me krenari projektet, aftësitë dhe punimet e tyre, duke dëshmuar talentin, përkushtimin dhe lidhjen e teorisë me praktikën. Vizitorët panë nga afër përgatitjen profesionale që IAAP “Abdyl Ramaj” ofron për tregun e punës dhe të ardhmen e të rinjve.
Falënderojmë nxënësit, mësimdhënësit , stafin e Qendrës së Karrierës dhe bizneset për kontributin në realizimin e këtyre ditëve të veçanta!
"DYERT E HAPURA”
NË IAAP “ABDYL RAMAJ”
Më 12, 13, 14 Maj, në IAAP “Abdyl Ramaj” në Shirokë u realizuan me sukses “Dyert e Hapura”, aktivitete që sollën energji, kreativitet dhe atmosferë pozitive në shkollën tonë.
Gjatë këtyre ditëve, nxënës, prindër dhe gjithë komuniteti upatën mundësinë të njihen nga afër me profilet profesionale, kabinetet, laboratorët dhe punën praktike që zhvillohet në shkollën tonë.
Nxënësit tanë prezantuan me krenari projektet, aftësitë dhe punimet e tyre, duke dëshmuar talentin, përkushtimin dhe lidhjen e teorisë me praktikën. Vizitorët panë nga afër përgatitjen profesionale që IAAP “Abdyl Ramaj” ofron për tregun e punës dhe të ardhmen e të rinjve.
Falënderojmë nxënësit, mësimdhënësit , stafin e Qendrës së Karrierës dhe bizneset për kontributin në realizimin e këtyre ditëve të veçanta!
15/05/2026
14/05/2026
14/05/2026
Click here to claim your Sponsored Listing.
Location
Website
Address
Zona Industriale
Suharekë
23000
Opening Hours
| Monday | 07:00 - 18:00 |
| Tuesday | 07:00 - 18:00 |
| Wednesday | 07:00 - 18:00 |
| Thursday | 07:00 - 18:00 |
| Friday | 07:00 - 18:00 |
