Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare “Rexhep Kuçi” - Suharekë

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare “Rexhep Kuçi” - Suharekë

Share

QKMF-Suharekë është Institucion Publik i Kujdesit Parësor Shëndetësor. Shërbim publik

Photos from Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare “Rexhep Kuçi” - Suharekë's post 04/06/2026

Profesionistët shëndetësorë të QKMF “Rexhep Kuçi” kanë përfunduar me sukses procesin e vaksinimit të nxënësve të klasave të VI-ta në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme të ulëta të komunës sonë.

Gjatë këtij aktiviteti, nxënësit janë vaksinuar sipas Kalendarit Kombëtar të Vaksinimit me vaksinat:
✔️ bOPV (vaksina orale kundër poliomielitit)
✔️ Td-adult (vaksina kundër tetanozit dhe difterisë)
✔️ HPV (vaksina kundër papillomavirusit human)

Ky proces u realizua me përkushtim dhe profesionalizëm nga ekipet tona shëndetësore, në bashkëpunim me institucionet arsimore dhe prindërit, me qëllim mbrojtjen dhe avancimin e shëndetit të fëmijëve tanë.

Falënderojmë drejtoritë e shkollave, stafin arsimor, prindërit dhe të gjithë profesionistët shëndetësorë për bashkëpunimin dhe kontributin e tyre në realizimin e suksesshëm të këtij programi të rëndësishëm parandalues.

Njëkohësisht, u bëjmë thirrje të gjithë prindërve që të kontrollojnë statusin e vaksinimit të fëmijëve të tyre. Për të gjithë fëmijët e çdo grupmoshe që nuk i kanë marrë vaksinat sipas Kalendarit të Vaksinimit ose kanë mbetur me doza të paplota, ju lutemi t’i paraqisni në institucionin më të afërt shëndetësor për vaksinim. Vaksinimi në kohë është mënyra më e sigurt dhe më efektive për mbrojtjen e shëndetit të fëmijëve dhe të komunitetit.

Vaksinimi shpëton jetë dhe mbetet një nga arritjet më të mëdha të shëndetit publik.

Photos from Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare “Rexhep Kuçi” - Suharekë's post 01/06/2026

🚭 Në kuadër të aktiviteteve për ndërgjegjësimin kundër duhanpirjes, në SHFMU “Edit Durham” në fshatin Mushtishtë dhe në QKMF “Rexhep Kuçi” është mbajtur ligjëratë me temën “Duhanpirja”, e prezantuar nga Dr. Egzona Berisha.

Gjatë ligjëratës u diskutua për pasojat e shumta që duhanpirja shkakton në shëndet, si dhe për rëndësinë e parandalimit dhe ndërgjegjësimit të qytetarëve, veçanërisht të të rinjve.

Po ashtu, në sheshin “Fadil Vata” janë shpërndarë fletëpalosje informuese me qëllim sensibilizimin e popullatës për dëmet që shkakton duhanpirja dhe rëndësinë e një jete të shëndetshme pa duhan.

🚭 Së bashku për një komunitet më të shëndetshëm dhe pa duhan!

28/05/2026

📢 FTESË PËR LIGJËRATË EDUKATIVE 🚭

Në kuadër të ZHVP-së dhe shënimit të Ditës Botërore të Duhanit, nesër më datë 29.05.2026, me fillim nga ora 15:00, në Sallën e Ligjëratave në QKMF “Rexhep Kuçi”, do të mbahet ligjërata me temën:

🩺 “Duhanpirja”

Ligjërata do të prezantohet nga:

👩‍⚕️ Dr. Egzona Berisha
Specializante e Mjekësisë Familjare

📚 Ligjërata është e akredituar nga OMK me 2 pikë.

Ftohen të gjithë profesionistët shëndetësorë të marrin pjesë.

🚭 Zgjidh jetën pa duhan!

27/05/2026

Urime Festa e Kurban Bajramit për stafin e Mjekësisë Familjare dhe për të gjithë qytetarët!

Kjo festë sjelltë paqe, shëndet, lumturi dhe begati në çdo familje.
Faleminderit për përkushtimin, humanizmin dhe kujdesin që tregoni çdo ditë ndaj qytetarëve.

Paçi zemrat plot gëzim dhe sofrat gjithmonë plot

Photos from Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare “Rexhep Kuçi” - Suharekë's post 21/05/2026

Në ambientet e QKMF “Rexhep Kuçi” – Suharekë u mbajt ligjërata profesionale e akredituar nga OIK me temën:

🧠 “Menaxhimi i të sëmurëve me sëmundje të shëndetit mendor”

Ky aktivitet profesional mblodhi infermierë, mami dhe profesionistë të tjerë shëndetësorë, me fokus në shkëmbimin e njohurive dhe avancimin e praktikave profesionale në trajtimin e pacientëve me probleme të shëndetit mendor.

Ligjërata u realizua nga:
👩‍🏫 Bsc. Alfrida Gashi – Psikologe
👩‍🏫 Bsc. Fatbardha Kuqi – Psikologe

Temat e trajtuara përfshinë rëndësinë e qasjes profesionale ndaj pacientëve, menaxhimin e rasteve në praktikën e përditshme dhe rolin e bashkëpunimit multidisiplinar në ofrimin e kujdesit shëndetësor cilësor.

Falënderojmë të gjithë pjesëmarrësit për interesimin dhe angazhimin e treguar në këtë aktivitet edukativ profesional.




Photos from Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare “Rexhep Kuçi” - Suharekë's post 20/05/2026

🩺💙 Në shënim të Ditës së QKMF-së dhe Ditës së Mjekut Familjar, në shenjë respekti dhe vlerësimi për punën e palodhshme, përkushtimin dhe kontributin e tyre të vazhdueshëm në shërbim të qytetarëve, u ndanë mirënjohje për mjekë familjarë, mjekë të përgjithshëm, infermierë dhe staf administrativ.

Me mirënjohje u nderuan specialistët e mjekësisë familjare Dr. Sevdije Veselaj dhe Dr. Muhamet Balaj, doktori i mjekësisë Edolir Ahmeti, infermieri i urgjencës Muhamet Lushaj dhe në administratë Sahadete Luzhnica. Mirënjohjet u ndanë nga kryetari i komunës Bali Muharremaj dhe drejtoresha për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale Kymete Bajraktari.

Me këtë rast, shprehim urimet dhe falënderimet më të sinqerta për të gjithë profesionistët shëndetësorë, të cilët me humanizëm, përgjegjësi dhe përkushtim janë çdo ditë në shërbim të shëndetit të qytetarëve. Urime të veçanta edhe për të gjithë të nderuarit me mirënjohje, si vlerësim për punën dhe kontributin e tyre të çmuar. 👏💙🩺

Photos from Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare “Rexhep Kuçi” - Suharekë's post 19/05/2026

Me rastin e Ditës së QKMF-së dhe Ditës së Mjekut Familjar, menaxhmenti i QKMF-së “Rexhep Kuçi” shpreh mirënjohjen dhe falënderimin më të sinqertë për të gjithë profesionistët shëndetësorë për përkushtimin, profesionalizmin dhe punën e palodhshme që e bëjnë çdo ditë në shërbim të qytetarëve. 👨‍⚕️👩‍⚕️🩺

Kjo ditë e veçantë është një mundësi për të vlerësuar angazhimin, sakrificën dhe humanizmin tuaj, të cilat janë themeli i kujdesit shëndetësor dhe mbështetje e vazhdueshme për pacientët dhe familjet e tyre. Me punën dhe përkushtimin tuaj, ju jepni jo vetëm shërbim shëndetësor, por edhe shpresë, siguri dhe kujdes për çdo qytetar. ❤️🏥

Ju falënderojmë për kontributin tuaj të çmuar dhe ju urojmë shëndet, suksese dhe shumë arritje në misionin tuaj fisnik. Gëzuar Ditën e QKMF-së dhe Ditën e Mjekut Familjar! 🎉👏🌟

17/05/2026

📢 NJOFTIM PËR LIGJËRATË TË AKREDITUAR NGA OIK

QKMF “Rexhep Kuçi” – Suharekë organizon ligjëratë profesionale të akredituar për infermierë, mami dhe profesionistë tjerë shëndetësorë.

🧠 Tema:
“Menaxhimi i të sëmurëve me sëmundje të shëndetit mendor”

👩‍🏫 Ligjëruese:
▪️ Bsc. Alfrida Gashi – Psikologe
▪️ Bsc. Fatbardha Kuqi – Psikologe

📍 Vendi: Salla e ligjëratave
🕒 Koha: 15:00 – 16:00
📅 Datat:
▪️ 19.05.2026
▪️ 21.05.2026

Shëndeti mendor paraqet një komponent të rëndësishëm të shëndetit të përgjithshëm dhe kërkon qasje profesionale, humane dhe multidisiplinare. Kjo ligjëratë synon avancimin e njohurive profesionale në identifikimin, trajtimin dhe menaxhimin e pacientëve me çrregullime të shëndetit mendor, duke kontribuar në përmirësimin e kujdesit shëndetësor ndaj pacientëve.

Ju mirëpresim!



Photos from Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare “Rexhep Kuçi” - Suharekë's post 15/05/2026

🩺 Në shënim të Ditës Botërore të Hipertensionit, sot për qytetarët janë shpërndarë fletëpalosje informative dhe janë dhënë këshilla për ruajtjen e shëndetit dhe kontrollin e tensionit të gjakut. ❤️

👵👴 Gjithashtu, në Qendrimin Ditor për të Moshuar është realizuar matja e tensionit të gjakut për të pranishmit, me qëllim të vetëdijesimit dhe kujdesit ndaj shëndetit.

📚 Ndërsa në ora 15:00, siç ishte njoftuar, në kuadër të ZHV P-së është mbajtur ligjërata me temën “Hipertensioni”, e prezantuar nga Dr. Elma Shaqiri. 👩‍⚕️

🫀 Kujdesi për tensionin është kujdes për jet

14/05/2026

Të nderuar profesionistë shëndetësorë,

Ju njoftojmë se nesër, më datë 15.05.2026, duke filluar nga ora 15:00, në sallën e ligjëratave në QKMF “Rexhep Kuçi”, në kuadër të ZHV P-së dhe shënimit të Ditës Botërore të Hipertensionit, do të mbahet ligjëratë me temën:

“HIPERTENSIONI”

Ligjërata do të prezantohet nga:
Dr. Elma Shaqiri – Specializante e Mjekësisë Familjare.

Aktiviteti është i akredituar nga OMK me 2 pikë.

Mirë se vini!

Want your business to be the top-listed Government Service in Suharekë?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Category

Telephone

Website

Address


Suharekë
23000