02/06/2026
KONKURS LETRAR
Thirrje per aplikim⬇️
Biblioteka Publike “Hajdin Berisha” në Suharekë është e hapur nga e Hëna në të Premte, nga ora 8:00 deri në 18:00 dhe të Shtunën nga ora 9:00 deri në 18:00.
E ardhmja e dijes është këtu! 📚
02/06/2026
KONKURS LETRAR
Thirrje per aplikim⬇️
Gëzuar 1 Qershori!
01/06/2026
Së bashku me mësueset Ganimete, Blerina dhe Adelina të klasave parashkollore të Shkollës Fillore “Destan Bajraktari”, zhvilluam aktivitetin “Përrallat na bashkojnë”.
Në këtë aktivitet, nënat e fëmijëve lexuan përralla për ta, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë dhe të veçantë. Pas leximit, fëmijët ngjyrosën ilustrime të lidhura me përmbajtjen e përrallave, duke shprehur kreativitetin dhe imagjinatën e tyre. Në fund të aktivitetit, të gjithë pjesëmarrësit u pajisën me certifikata mirënjohjeje për pjesëmarrjen e tyre. Kjo ishte një përvojë e bukur që forcoi lidhjen mes fëmijëve, prindërve dhe librit.
Gëzuar 1 Qershorin!
28/05/2026
Në ambientet e bibliotekës u mbajt promovimi i librit “Populli ynë” – Nga zëri i një 14-vjeçareje me autore të re Eliza Grulaj.
Ky promovim solli emocione të veçanta dhe dëshmoi edhe një herë fuqinë që ka fjala e shkruar tek të rinjtë. Përmes këtij libri, Eliza sjell këndvështrimin dhe ndjenjat e një vajze të re për historinë, popullin dhe identitetin tonë.
Të pranishmit patën mundësinë të njihen më afër me autoren dhe mesazhet që përcjell libri, ndërsa aktiviteti u shoqërua me diskutime, reflektime dhe vlerësime pozitive për talentin e saj.
Biblioteka jonë do të vazhdojë të mbështesë dhe promovojë krijimtarinë e të rinjve, duke i dhënë hapësirë zërave të rinj që premtojnë shumë për të ardhmen.
25/05/2026
Të dashur lexues,
Të enjten në ora 14:00 do të mbahet promovimi i librit të parë “Populli ynë” nga autorja Eliza Grulaj.
Mirë se vini!
22/05/2026
Kënaqësi e veçantë për bibliotekën tonë ishte pranimi i librit të autorëve Remzi Bytyqi dhe Xhemajl Kolgeci me titullin “Pozita e gruas nga lashtësia deri te sfidat bashkëkohore”.
Një vepër me vlera të veçanta që trajton rolin dhe pozitën e gruas ndër shekuj, duke sjellë reflektime të rëndësishme mbi sfidat dhe zhvillimet bashkëkohore. Falënderojmë autorët për dhurimin e këtij libri në fondin e bibliotekës sonë.
21/05/2026
Vizita e radhës në bibliotekën tonë ishte nga nxënësit e Shkollës së Mesme Profesionale “Abdyl Ramaj”, drejtimi Teknologji Ushqimore. Gjatë kësaj vizite, nxënësit u njohën me hapësirat e bibliotekës, fondin librar dhe rëndësinë e leximit në zhvillimin profesional dhe personal.
18/05/2026
Sa kënaqësi e madhe të kemi vizita të tilla në bibliotekën tonë. Nxënësit e Shkollës Fillore “Shaban Mazreku” nga fshati Sopijë na vizituan sot, duke sjellë buzëqeshje, kureshtje dhe dashuri për librin. Vizita të tilla janë motivim i madh për ne dhe dëshmi se kultura e leximit vazhdon të rritet tek gjeneratat e reja.
15/05/2026
Libri me titull “Mjekësia e Suharekës” - Monografi me autor, Dr. Bajram Basha, është vepra e re që është promovuar në bibliotekën tonë.
Ky është një libër për të cilin ka pasur nevojë biblioteka jonë, por mbi të gjitha shoqëria jonë suharekase, për të parë nga afër punën dhe angazhimin e madh që bëjnë mjekët tanë. Ai paraqet me përkushtim historinë, zhvillimin dhe kontributin e mjekëve në qytetin tonë ndër vite, duke lënë një dëshmi të rëndësishme për brezat që vijnë.
Bazuar në Ligjin Nr. 03/L-064 për Festat Zyrtare të Republikës së Kosovës, ju njoftojmë se, për nderë të festave zyrtare, për nëpunësit e Administratës Publike të Republikës së Kosovës (duke përfshirë edhe bibliotekën), ditë pushimi do të jenë:
- E premte, 1 maj 2026, Dita Ndërkombëtare e Punës
- E hënë, 11 maj 2026, Dita e Evropës
- E mërkurë, 27 maj, Bajrami i vogë
P.S. Ju njoftojmë se edhe nesër nuk do të punohet, pasi 9 Maji – Dita e Evropës bie ditë shtunë, ndërsa sipas ligjit dita e pushimit bartet në ditën e parë të punës.
| Monday | 08:00 - 18:00 |
| Tuesday | 08:00 - 18:00 |
| Wednesday | 08:00 - 18:00 |
| Thursday | 08:00 - 18:00 |
| Friday | 08:00 - 18:00 |
| Saturday | 09:00 - 18:00 |