07/05/2026
SHFMU "Enver Hadri" Smrekonicë-zyrtare
Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from SHFMU "Enver Hadri" Smrekonicë-zyrtare, Public School, Smrekonicë, Vushtrri.
07/05/2026
31/03/2026
Sot, në kuadër të aktiviteteve për nder të Ditës së Shkollës, mësimdhënësja Mirjeta Berisha, së bashku me nxënësit, realizoi një ekspozitë me punime nga lënda e biologjisë.
Kjo ekspozitë ishte rezultat i përkushtimit, kreativitetit dhe punës së palodhshme te mesimdheneses dhe nxënësve tanë, të cilët me shumë dëshirë dhe vullnet prezantuan punimet e tyre.
Një falënderim i veçantë shkon për të gjithë ata që morën pjesë, e në veçanti për mësimdhënësit:
Kujtim Maloku,Njomza badivuku,Arbesa Jashari
për përkrahjen, praninë dhe mbështetjen e tyre.
Gjithashtu, falënderojmë nga zemra edhe ata që ndihmuan në realizimin e kësaj ekspozite:
për mbulesat Gold Events,
për enet ekologjike dragusha eco pack ,
si dhe ThePrintShop për ndihmën me printimet.
Mirënjohje për secilin që kontribuoi në çfarëdo forme dhe e bëri këtë aktivitet më të bukur e më të veçantë.
Mbi të gjitha, faleminderit nxënësve, të cilët me idetë, angazhimin dhe punën e tyre e zbukuruan këtë ditë dhe e bënë ekspozitën një sukses të vërtetë. 🌿🧬
16/03/2026
Vizita në institucione të ndryshme të artit, në kuadër të lëndës së Artit Figurativ dhe nën drejtimin e arsimtarit Samedin Latifi, u realizua me nxënësit e klasës së IX.
Gjatë kësaj vizite edukative, fillimisht qëndruam në atelienë e doktorit dhe piktorit Safet Rexha, i cili na priti ngrohtësisht në galerinë dhe hapësirën e tij krijuese. Në këtë ambient artistik, nxënësit patën mundësinë të shohin nga afër se si duket një atelie dhe të mësojnë më shumë për procesin e krijimit të një vepre arti, materialet që përdoren dhe frymëzimin e artistit gjatë punës së tij. Nxënësit, të mbushur me kureshtje, i drejtuan piktorit shumë pyetje rreth pikturës dhe rrugëtimit të tij artistik. Piktori iu përgjigj me shumë kujdes dhe përkushtim çdo pyetjeje, duke i frymëzuar nxënësit dhe duke i inkurajuar ata të zhvillojnë dashurinë për artin dhe pikturën.
Nga atelieja e dr. Safetit, vizita jonë vazhdoi në Shtëpia e Kulturës ''Hasan Prishtina'', ku u mirëpritëm nga drejtori Gëzim Saraçi. Ai na prezantoi me ambientet dhe hapësirat e këtij institucioni kulturor, si teatrin, galerinë, atelienë, sallën e ansamblit të këngës dhe valleve, sallën e baletit, bibliotekën dhe hapësira të tjera që shërbejnë për zhvillimin e jetës kulturore dhe artistike.
Kjo vizitë ishte një përvojë e vlefshme dhe frymëzuese për nxënësit, pasi u dha mundësinë të njihen më afër me botën e artit dhe institucionet kulturore të qytetit.
Shkolla falënderon doc.Safeti Rexhen, dr.Gëzim Saraçi dhe arsimtarin Samedin Latifi për angazhimin në organizimin e kësaj vizite.
12/03/2026
Në emër të nxënësve, stafit dhe gjithë komunitetit të shkollës, shprehim mirënjohje të sinqertë për kompaninë Kiki Shoes për donacionin e dy kontejnerëve për mbeturina.
Ky gjest i bukur është një ndihmë e çmuar që kontribuon në ruajtjen e pastërtisë dhe krijimin e një ambienti më të mirë për të gjithë ne.
Faleminderit nga zemra për përkrahjen dhe kujdesin tuaj ndaj shkollës sonë. ♻️🏫
11/03/2026
Shtëpia botuese Dukagjini i ka dhuruar shkollës sonë “Enver Hadri” 50 libra, duke e pasuruar bibliotekën e shkollës. I falënderojmë përzemërsisht për këtë kontribut të çmuar, si dhe zonjën Mimoza Mripa për bashkëpunimin.
23/02/2026
Shkolla jonë arriti të zë vendin e dytë në garat komunale të basketbollit, të organizuara nga Drejtoria e Arsimit e Vushtrrisë. Përgëzojmë nxënësit dhe mësimdhënësin Arif Perçuku për angazhimin dhe përfaqësimin dinjitoz të shkollës sonë! 👏
17/02/2026
Programi festiv i organizuar nga nxënësit dhe mësimdhënësit e shkollës me rastin e Pavarësisë së Kosovës u realizua me shumë përkushtim, kreativitet dhe emocion. Përmes recitimeve, këngëve dhe valleve u përcollën vlerat e lirisë, sakrificës dhe unitetit, duke krijuar një atmosferë festive dhe krenarie për vendin tonë.
13/02/2026
Sot, nxënësit e SHFMU “Enver Hadri” – Smrekonicë realizuan një vizitë mësimore në Kazermën e FSK-së dhe në Muzeun e Trepçës.
Në këtë aktivitet morën pjesë:
🔹 Klasa VI-1 me kujdestar Kujtim Maloku
🔹 Klasa V-1 me mësuese Fitore Bejta
🔹 Klasa V-2 me mësuese Donjeta Berisha
Gjatë vizitës në Kazermën e Forca e Sigurisë së Kosovës, nxënësit patën mundësinë të njihen nga afër me rolin, përgjegjësitë dhe misionin e këtij institucioni në shërbim të vendit. Ata shfaqën interes të madh, duke bërë pyetje të ndryshme dhe duke dëgjuar me vëmendje shpjegimet e ofruara.
Ndërsa në Muzeu i Trepçës, nxënësit u njohën me historinë e pasur të Trepçës, zhvillimin e industrisë minerare dhe rëndësinë e saj për vendin tonë.
Qëllimi i kësaj vizite ishte zgjerimi i njohurive të nxënësve për institucionet shtetërore dhe trashëgiminë industriale të vendit, si dhe lidhja e mësimit teorik me përvoja konkrete dhe edukative në terren.
Kjo vizitë ishte një përvojë e vlefshme mësimore dhe një ditë e mbushur me njohuri të reja për nxënësit tanë.
13/02/2026
Në kuadër të shënimit të Ditës së Internetit të Sigurt (Safer Internet Day), në shkollën tonë mësimdhënësi Kujtim Maloku organizoi një orë ligjërate me nxënësit e klasave 6–8. Qëllimi i kësaj ore ishte vetëdijesimi i nxënësve për rëndësinë e përdorimit të sigurt, të përgjegjshëm dhe etik të internetit.
Gjatë ligjëratës, nxënësit u informuan për rreziqet që mund të hasen në internet, si: bullizmi kibernetik, shpërndarja e të dhënave personale, mashtrimet online dhe përdorimi i papërshtatshëm i rrjeteve sociale. Po ashtu, u diskutua për mënyrat e mbrojtjes së privatësisë, krijimin e fjalëkalimeve të sigurta dhe rëndësinë e raportimit të çdo rasti të dyshimtë tek prindërit apo mësimdhënësit.
Nxënësit morën pjesë aktive në diskutime, ndanë përvoja dhe shprehën mendimet e tyre rreth sfidave që sjell bota digjitale. Kjo aktivitet synon të nxisë një kulturë të sigurisë dhe respektit në hapësirën online, duke i përgatitur të rinjtë për një përdorim më të vetëdijshëm të teknologjisë.
Së bashku për një internet më të sigurt për të gjithë!
Click here to claim your Sponsored Listing.
Location
Category
Contact the business
Website
Address
Smrekonicë
Vushtrri
42000
