29/05/2026
Gjimnazi "Eqrem Çabej" Vushtrri - STORJE SUKSESI!
Gjimnazi "Eqrem Çabej" - Zëri i nxënësve, rruga drejt të ardhmes së sigurtë ✔️ Did you subscribe to ATV's Official channel? 👇🏼 ► https://www....
FAQJA ZYRTARE E GJIMNAZIT "EQREM ÇABEJ" NË VUSHTRRI
29/05/2026
Gjimnazi "Eqrem Çabej" Vushtrri - STORJE SUKSESI!
Gjimnazi "Eqrem Çabej" - Zëri i nxënësve, rruga drejt të ardhmes së sigurtë ✔️ Did you subscribe to ATV's Official channel? 👇🏼 ► https://www....
25/05/2026
Sot, në prag të pensionimit të Prof. Naip Azemi, kolektivi i gjimnazit u bë bashkë në një takim të ngrohtë dhe emocionues për t'i shprehur mirënjohje dhe falenderim për kontributin dhën arsimit shqip në Kosovë.
Ky moment shënon përmbylljen e një kapitulli të lavdishëm profesional, por trashëgimia që ai po lë pas në korridoret dhe klasat e shkollës sonë do të mbetet e pashlyeshme. Faleminderit nga zemra, Profesor Naip, për çdo udhëzim, durim dhe kontribut të dhënë për arsimimin e rininë tonë.
Ju priftë e mbara dhe shëndeti në këtë etapë të re të jetës!
20/05/2026
SHKOLLA JONË PAJISET ME TABELË PINGPONGU
Vëllezërit Kushtrim dhe Ngadhnjim Vatovci (bij të doktorit të mirënjohur Bashkim Vatovci), të cilët drejtojnë me shumë përkushtim ordinancën “Bava Dent”, i dhuruan shkollës sonë një tabelë pingpongu mjaft cilësore.
Për nxënësit kampionë të shkollës sonë, kjo tabelë e re do të shërbejë si motiv shtesë për t’u angazhuar edhe më shumë në aktivitete e gara sportive.
Menaxhmenti i shkollës falënderon vëllezërit Kushtrim e Ngadhnjim Vatovci për këtë dhuratë të çmuar!
19/05/2026
Matura 2026
Stil dhe emocione - Maturantët e Vushtrrisë si në tapetin e kuq Follow TËVË1 on...• YT: https://youtube.com/• FB: https://facebook.com/teve1.official• IG: https://instagram.com/teve.official• WEB: https://teve1.info...
MATURANTË-NJË RRUGËTIM I PAHARRUAR
Një rrugëtim i bukur po i afrohet fundit, por miqësitë dhe mësimet që nisën këtu do t'ju ndjekin gjithë jetën. Festoni për gjithçka që keni arritur dhe për njeriun që jeni bërë. Jemi me fat që ishim pjesë e rritjes suaj!
07/05/2026
Gjimnazi "Eqrem Çabej" kualifikohet në mesin e tetë projekteve më të mira në Kosova Education Center
📣 Njoftim për përzgjedhjen e tetë shkollave në projektin “Iniciativa për Zhvillimin e Liderëve të Rinj të Ballkanit Perëndimor” - BELI
✅ Pas një procesi të kujdesshëm dhe gjithëpërfshirës të vlerësimit, të bazuar edhe në kriteret e përcaktuara të projektit, kemi kënaqësinë të njoftojmë përzgjedhjen e tetë shkollave përfituese në kuadër të projektit “Iniciativa për Zhvillimin e Liderëve të Rinj të Ballkanit Perëndimor” (BELI). Procesi i aplikimit u karakterizua nga aplikime me cilësi të lartë, të cilat dëshmuan përkushtimin, kreativitetin dhe seriozitetin e shkollave në përmbushjen e objektivave të projektit.
🎯 Shkollat e përzgjedhura janë:
Shkolla e Mesme Teknike "Nexhmedin Nixha", Gjakovë;
Gjimnazi "Haxhi Zeka" Istog;
Gjimnazi "Gjergj Kastrioti Skënderbeu" - Drenas;
SHMLM Kongresi i Manastirit- Pozharan, Viti;
Shkolla e Mesme e Lartë - Gjimnazi "Eqrem Çabej" (Vushtrri);
SH.M.L "Gjin Gazulli", Prishtinë;
Gjimnazi i Shkencave Natyrore " Xhavit Ahmeti " Gjilan-;
SHMLP "7 Shtatori" Prishtinë Tregti-Hoteleri-Turizem, Prishtinë.
🤝 Falënderojmë të gjitha shkollat që aplikuan në këtë thirrje dhe inkurajojmë ato që nuk u përzgjodhën këtë herë të vazhdojnë të angazhohen dhe të aplikojnë në mundësi të ardhshme.
30/04/2026
SOT NË SHKOLLËN TONË: FESTË E DIJES DHE KRIJIMTARISË! 🌟
Në Gjimnazin "Eqrem Çabej", u mbajt me sukses Panairi i Shkencës, Kulturës dhe Sportit, një ngjarje madhështore që bëri bashkë talentin dhe punën e palodhshme të nxënësve tanë.Gjatë kësaj dite, korridoret dhe klasat tona u shndërruan në një laborator të hapur idesh.
Nxënësit prezantuan me pasion punimet e tyre në:🔹 Shkenca Natyrore: Eksperimente mbresëlënëse në Kimi, Fizikë, Biologji, Astronomi dhe sfida logjike në Matematikë.
🔹 Gjuhë e Teknologji: Krijime në Gjuhën Shqipe, gjuhët e huaja dhe risitë e fundit teknologjike.
🔹 Shkenca Sociale e Arte: Punime kreative në Gjeografi, Arte dhe aktivitete dinamike në Edukatë Fizike.
Për t'i dhënë fundin më të shijshëm këtij aktiviteti, Aktivi i Historisë u kujdes për një kënd special me ushqime tradicionale, duke na rikthyer në vlerat tona më të bukura të trashëgimisë.Jemi të nderuar që pritëm vizitorë nga dhjetëra shkolla të komunës së Vushtrrisë. Një falënderim i veçantë shkon për mysafirët tanë që na nderuan nga Ferizaji dhe Mitrovica, duke e kthyer këtë panair në një urë lidhëse mes shkollave tona.
Faleminderit të gjithë nxënësve dhe profesorëve për angazhimin shembullor!
28/04/2026
“Universi është libri më i madh i hapur para nesh, i cili lexohet përmes vëzhgimit dhe dijes.”
Në kuadër të aktiviteteve edukative dhe zhvillimit të kompetencave shkencore, nxënësit e klasës së XII-të, drejtimi shkenca natyrore, të Gjimnazit “Eqrem Çabej” realizuan një vizitë studimore në Observatorin e Prishtinës, nën drejtimin e profesoreshave të fizikës dhe astronomisë znj. Sylejme GOGOLLI, znj. Blerina TËRBUNJA dhe znj. Syzana MEROVCI.
Kjo vizitë u organizua në dy segmente kryesore: vrojtimi ditor dhe ai natën, të cilat u realizuan në dy ditë të ndryshme, duke u ofruar nxënësve një përvojë të plotë dhe të strukturuar në fushën e astronomisë vëzhguese. Gjatë pjesës ditore, nxënësit patën mundësinë të vrojtojnë Diellin përmes teleskopit të pajisur me filtra mbrojtës, duke identifikuar njollat diellore dhe duke diskutuar mbi aktivitetin solar dhe ndikimin e tij. Me këtë rast, atyre iu shpërndanë edhe syze solare mbrojtëse falas, si një masë e rëndësishme për sigurinë gjatë vrojtimit.
Në sesionin e natës, vëmendja u përqendrua në trupat qiellorë më të dukshëm, ku nxënësit vrojtuan Hënën dhe krateret e saj, planetin Jupiter dhe katër hënat e tij kryesore (Io, Europa, Ganymede dhe Callisto), si dhe planetin Venus. Këto vrojtime u shoqëruan me shpjegime profesionale mbi karakteristikat fizike dhe dinamikën e këtyre objekteve qiellore.
Gjithashtu, gjatë vizitës u mbajt një sesion informues-edukativ, në të cilin nxënësit u njohën më gjerësisht me metodat e vrojtimit astronomik, funksionimin e teleskopëve dhe rëndësinë e kërkimit shkencor në këtë fushë. Interesimi i nxënësve u reflektua përmes pjesëmarrjes aktive dhe pyetjeve të shumta gjatë gjithë aktivitetit.
Shprehim mirënjohje të veçantë për drejtorin e shkollës për përkrahjen institucionale në realizimin e kësaj vizite, si dhe falënderojmë profesoreshat e nderuara për angazhimin dhe përkushtimin e tyre.
Kjo vizitë përbën një shembull të mirë të ndërlidhjes së teorisë me praktikën, duke ndikuar drejtpërdrejt në ngritjen e vetëdijes shkencore dhe nxitjen e kureshtjes për eksplorimin e universit.
28/04/2026
Gjimnazi “Eqrem Çabej” në Vushtrri ka kënaqësinë të njoftojë nxënësit, prindërit dhe stafin arsimor për daljen e numrit më të ri të revistës shkollore “Gjimnazisti”.
Në këtë revistë paraqitet një pasqyrë e pasur e aktiviteteve shkollore, sukseseve të nxënësve dhe angazhimit të vazhdueshëm të mësimdhënësve.
Revista “Gjimnazisti” mbetet një hapësirë e rëndësishme për promovimin e vlerave arsimore, kulturore dhe krijuese, duke u dhënë hapësirë ideve dhe shkrimeve të nxënësve tanë.
Redaktor përgjegjës i këtij numri për vitin 2026 është profesori i gjuhës shqipe, Hajdin Islami.
Revistën përveç në formë fizike mund ta lexoni edhe online:
https://online.fliphtml5.com/qolnu/xvui/
27/04/2026
Gjimnazi "Eqrem Çabej" krenaria e Kosovës!
Fitore e madhe për Kosovën! 🇽🇰
Me një paraqitje dominuese, Kosova mposht Gjeorgjinë me rezultat bindës 37-28.
Forcë, lojë ekipore dhe krenari në çdo minutë!
| Monday | 07:00 - 18:15 |
| Tuesday | 07:00 - 18:15 |
| Wednesday | 07:00 - 18:15 |
| Thursday | 07:00 - 18:15 |
| Friday | 07:00 - 18:15 |