Komuna e Vushtrrisë

Komuna e Vushtrrisë

Share

Faqja Zyrtare e Komunës së Vushtrrisë Tel: 080042000 (pa pagesë për thirrjet brenda Kosovës)

Photos from Komuna e Vushtrrisë's post 02/06/2026

Me rastin e 1 Qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, Drejtoria për Shëndetësi dhe Përkujdesje Sociale, në bashkëpunim me Zyrën për Komunitete, ka realizuar një aktivitet festiv për fëmijët.

Në kuadër të këtij aktiviteti janë shpërndarë dhurata për fëmijët e institucionit parashkollor "Foleja 2", për parashkollorët e SHFMU "Martirët" në fshatin Reznik si dhe për disa nxënës të komuniteteve.

Falënderojmë "Emona Center" për sponsorizimin e këtij aktiviteti, si dhe zyrtarët komunalë për kontributin dhe mbështetjen e tyre në realizimin e këtij organizimi.

Gëzuar 1 Qershorin të gjithë fëmijëve!

02/06/2026

FTESË

Kemi kënaqësinë të ju ftojmë të merrni pjesë në përurimin e librit “Në çdo fjalë një botë”, të autores Taina Musliu, i cili do të përurohet më 3 qershor 2026, nga ora 12:30, në Qendrën e Kulturës “Hasan Prishtina”, në Vushtrri.

Ky përurim organizohet nën patronazhin e Kryetarit të Komunës së Vushtrrisë, z. Ferit Idrizi, si vlerësim i punës dhe angazhimit të fëmijëve krijues.

Taina Musliu është nxënëse e klasës së tretë në Shkollën “Mustafë Venhari” dhe ky është libri i parë i saj.

Ferit IDRIZI
Kryetar i Komunës

01/06/2026

🎨 REGJISTRIMET PËR KURSIN E ARTIT JANË TË HAPUR

Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Vushtrrisë, njofton të gjithë fëmijët dhe të rinjtë e interesuar se kanë filluar regjistrimet për Kursin e Artit.

🖌️ Fushat:
• Vizatim
• Pikturë
• Dizajn Mode

📍 Vendi: Qendra e Kulturës “Hasan Prishtina” – Atelie
🕐 Ora e regjistrimit: 13:00 – 15:00

Ftojmë të gjithë talentët e rinj që t’i bashkohen këtij kursi kreativ për të zhvilluar aftësitë e tyre artistike në një ambient profesional dhe frymëzues.

Ejani dhe regjistrohuni!

Photos from Komuna e Vushtrrisë's post 01/06/2026

Vazhdon partneriteti me "Ibër - Lepenc"

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, z. Ferit Idrizi, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ka njoftuar për vazhdimin e partneritetit të Komunës së Vushtrrisë me ndërmarrjen "Ibër - Lepenc" për ujitjen e tokave bujqësore.

Postimi i plotë i kryetarit Idrizi:

Me përkushtimin për të qenë pranë fermerëve të Vushtrrisë, edhe këtë vit vazhdojmë partneritetin me ndërmarrjen "Ibër-Lepenc", duke mbuluar 50% të kostos së ujitjes për tokat bujqësore. Ky është një investim i drejtpërdrejtë në prodhimin vendor, në rritjen e rendimenteve dhe në fuqizimin e sektorit që mban gjallë shumë familje të komunës sonë. 💧🌱

Së bashku me Kryeshefin e ndërmarrjes, z. Faruk Mujka, sot zyrtarizuam vazhdimin e bashkëpunimit mes dy institucioneve tona, duke dëshmuar se partneritetet që sjellin përfitime konkrete për qytetarët duhet të vazhdojnë dhe të forcohen.

Do të vazhdojmë të jemi në mbështetje të bujqësisë dhe fermerëve tanë, duke investuar në zhvillimin e një sektori jetik për Vushtrrinë! 🚜

01/06/2026

Orari për kundestarinë e barnatoreve të qytetit të Vushtrrisë gjatë muajit qershor.

Photos from Komuna e Vushtrrisë's post 01/06/2026

Kryetari Ferit Idrizi uron fëmijët me rastin e 1 Qershorit

Me rastin e 1 Qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, z.Ferit Idrizi, ka uruar të gjithë fëmijët për festën e tyre.

Në mesazhin e tij urues, kryetari Idrizi vlerësoi se aktivitetet e organizuara gjatë tri ditëve janë një festë e veçantë e dedikuar fëmijëve, që mbush qytetin me buzëqeshje, lojëra, kreativitet dhe energjinë e fëmijëve.

Kryetari uroi që çdo fëmijë të ketë një fëmijëri të lumtur, të rrethuar me dashuri, kujdes dhe mundësi për të zhvilluar talentet e tyre, duke realizuar ëndrrat dhe synimet në jetë.

“Urime të gjithë fëmijëve! Uroj që çdo ditë e tyre të jetë e mbushur me lumturi, dashuri dhe mundësi për të ëndërruar e për të arritur sukses”, thuhet në urimin e kryetarit Idrizi.

Photos from Komuna e Vushtrrisë's post 31/05/2026

Me rastin e 27-vjetorit të masakrës mbi familjen e Selatin Gërxhaliut, sot në fshatin Studime të Vushtrrisë u bënë homazhe në nderim të 12 anëtarëve të kësaj familjeje, të vrarë dhe të masakruar nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë.

Në homazhe nderimi mori pjesë edhe kryetari i Komunës së Vushtrrisë, z.Ferit Idrizi, i cili së bashku me familjarë, bashkëluftëtarë, përfaqësues institucionesh dhe qytetarë bëri homazhe pranë lapidarit të ngritur në kujtim të viktimave.

Me këtë rast u kujtua një nga krimet më të rënda të kryera në komunën e Vushtrrisë, ku 27 vjet më parë u vranë në mënyrë mizore 12 anëtarë të familjes Gërxhaliu, në mesin e tyre fëmijë, gra, burra dhe pleq.

Kryetari Idrizi theksoi se kujtimi për familjen Gërxhaliu mbetet i përhershëm dhe na kujton çmimin që si popull kemi paguar për lirinë dhe shtetin që gëzojmë sot

Në shenjë respekti dhe mirënjohjeje për jetën dhe flijimin e tyre, u vendosën kurora lulesh dhe u bënë homazhe pranë lapidarit në fshatin Studime.

Lavdi e përjetshme martirëve të familjes Gërxhaliu!

31/05/2026

LAVDI DËSHMORIT TË KOMBIT, EJUP KOSUMI!

Sot, më 31 maj 2026, në 27-vjetorin e rënies, përkujtojmë me nderim dëshmorin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ejup Kosumi, nga Stanoci i Vushtrrisë, luftëtar në Zonën Operative të Dukagjinit, i cili u flijua për lirinë tonë.

Lavdi të gjithë dëshmorëve të kombit!
Lavdi dëshmorit të kombit, Ejup Kosumi!

Ferit Idrizi
Kryetar i Komunës së Vushtrrisë

30/05/2026

LAVDI DËSHMORIT TË KOMBIT, SHAHIN SYLA!

Sot, më 30 maj 2026, në 27-vjetorin e rënies, përkujtojmë me nderim dëshmorin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Shahin Syla, i cili u flijua për lirinë tonë. Dëshmorët e kombit janë themeli i lirisë sonë, ndërsa nderimi për ta është detyrë.

Lavdi të gjithë dëshmorëve të kombit!
Lavdi dëshmorit të kombit, Shahin Syla!

Ferit Idrizi
Kryetar i Komunës së Vushtrrisë

30/05/2026

FTESË

Me rastin e 27-vjetorit të Masakrës mbi familjen e Selatin Gërxhaliut, ju ftojmë të merrni pjesë në aktivitetet përkujtimore që organizohen në nderim të 12 anëtarëve të kësaj familjeje, të vrarë dhe të masakruar mizorisht nga forcat serbe.

Homazhet përkujtimore do të mbahen më 31 maj 2026, duke filluar nga ora 11:00, pranë lapidarit të familjes Gërxhaliu në Studime.

Në këtë përvjetor kujtojmë me dhimbje dhe krenari sakrificën e familjes Gërxhaliu, gjaku i së cilës u bë gurthemel i lirisë dhe i shtetit tonë të pavarur.

Ardhja juaj nderon sakrificën e kësaj familjeje për lirinë e Kosovës!

Ferit IDRIZI
Kryetar i Komunës

Want your business to be the top-listed Government Service in Vushtrri?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Address


Sheshi "Ahmet Krasniqi" Nr. 10
Vushtrri
42000

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00