Shmu-2

Directions Website Contact the organization

Shmu-2 Shkollë e Mesme e Ulët

🍕 MËSIMI QË KTHEHET NË PËRVOJË, DIJE QË SHIJOHET!Në kuadër të planprogramit mësimor të gjuhës angleze, arsimtarja Shpres...
20/10/2026

🍕 MËSIMI QË KTHEHET NË PËRVOJË, DIJE QË SHIJOHET!
Në kuadër të planprogramit mësimor të gjuhës angleze, arsimtarja Shpresa Ujkani Binçe, përmes temës “How many eggs do we need?”, zhvilloi një aktivitet praktik dhe kreativ me nxënësit e klasave të gjashta, në klasën e punëtorisë së shkollës sonë.
👩‍🍳 Të shndërruar në kuzhinierë të rinj, nxënësit përgatitën pica, duke ndërthurur njohuritë gjuhësore me aftësitë praktike, punën ekipore dhe kreativitetin. Ata jo vetëm që përvetësuan njohuri përmes të nxënit aktiv, por edhe shijuan kënaqësinë e punës së tyre.
Ky aktivitet dëshmon se mësimi bëhet më kuptimplotë kur dija zbatohet në praktikë, ndërsa shkolla shndërrohet në hapësirë të përvojave, zbulimit dhe zhvillimit të kompetencave jetësore.
👏 Urime arsimtares Shpresa Ujkani Binçe ,gjithnjë në përkrahje të drejtoreshes së shkollës, për përkushtimin, kreativitetin dhe qasjen bashkëkohore në mësimdhënie! Falë mësimdhënësve të përkushtuar, nxënësit tanë mësojnë jo vetëm për jetën, por edhe përmes saj.

Në vazhdën e aktiviteteve ndërgjegjësuese, shkolla jonë pati nderin të jetë nikoqire e hapjes zyrtare të fushatës vetëdi...
19/10/2026

Në vazhdën e aktiviteteve ndërgjegjësuese, shkolla jonë pati nderin të jetë nikoqire e hapjes zyrtare të fushatës vetëdijësuese në nivel komunal kundër trafikimit të qenieve njerëzore. Qëllimi i aktivitetit ishte informimi i nxënësve mbi format dhe rreziqet e trafikimit, rëndësinë e parandalimit dhe raportimit të rasteve të dyshimta, duke përcjellë mesazhin se informimi parandalon shfrytëzimin, ndërsa reagimi me kohë mund të shpëtojë jetë.
Në aktivitet morën pjesë drejtoresha e Arsimit, znj. Naile Kovaçi Bekteshi, zyrtarja e DKA-së, znj. Kadrije Meniqi, udhëheqësja e Sektorit për të Drejtat e Njeriut dhe Barazi Gjinore, znj. Remzije Zekolli, si dhe zyrtarja policore, znj. Aferdita Arifi të cilat u mirëpritën nga drejtoresha e shkollës, znj. Shqipe Dubovci, dhe të angazhimit të përbashkët në ndërgjegjësimin dhe mbrojtjen e nxënësve nga dukuritë e rrezikshme, duke riafirmuar përkushtimin e shkollës ndaj sigurisë dhe mirëqenies së tyre ndërsa Znj. Remzije Zekolli bëri hapjen zyrtare të fushatës e cila theksoi rëndësinë e ndërgjegjësimit dhe angazhimit të përbashkët në parandalimin e trafikimit të qenieve njerëzore.
Në realizimin e aktivitetit një rol të veçantë në konceptimin dhe realizimin e aktiviteteve ndërgjegjësuese pati psikologia shkollore, Ardiana Mernica, e cila trajtoi aspektin psikologjik të trafikimit të qenieve njerëzore, duke vënë theksin te njohja e manipulimit, identifikimi i situatave të rrezikshme, mbrojtja e kufijve personalë dhe rëndësia e kërkimit të ndihmës në kohë. Theksin kryesor dha edhe zyrtarja policore Aferdita Arifi mbajti ligjëratë ndërgjegjësuese mbi format e trafikimit, identifikimin e rreziqeve, parandalimin dhe raportimin e rasteve dhe vetëdijësoi nxënësat mbi të drejtat, shkeljen ligjore dhe mbrojtjen e tyre nga trafikantët. Gjithashtu, psikologia e shkollës në bashkëpunim me mësimdhënësen e gjuhës shqipe, Merita Barileva, dhe një grup nxënësish, ajo udhëhoqi realizimin e prezantimeve me projekte, videove vetëdijësuese dhe punimeve me ese, duke e shndërruar ndërgjegjësimin në një përvojë edukative, reflektuese dhe kreative për nxënësit. Në aktivitet kontribuuan gjithashtu këshilltarja e karrierës, Nora Haxhaj, dhe mësimdhënësja e kimisë, Enka Bytyqi.
SHMU-2 Vushtrri shpreh mirënjohje për të gjitha përfaqësueset institucionale, stafin shkollor dhe nxënësit për kontributin dhe angazhimin e tyre. Ky aktivitet riafirmon përkushtimin e shkollës për edukimin, parandalimin dhe mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve dhe të rinjve. Sepse ndërgjegjësimi shpëton, bashkëpunimi mbron dhe asnjë fëmijë nuk duhet të mbetet i pambrojtur përballë shfrytëzimit!

ZËRI I NXËNËSVE – PJESË E RËNDËSISHME E JETËS SHKOLLORESot u mbajt mbledhja e Këshillit të Nxënësve të shkollës sonë e u...
19/10/2026

ZËRI I NXËNËSVE – PJESË E RËNDËSISHME E JETËS SHKOLLORE

Sot u mbajt mbledhja e Këshillit të Nxënësve të shkollës sonë e udhëhequr nga arsimtari Qëndrim Meholli dhe kryetarja e Këshillit të Nxënësve, Stina Mavriqi.

Gjatë takimit u diskutuan tema relevante për jetën shkollore, përgjegjësitë e nxënësve dhe rolin e tyre në krijimin e një mjedisi të sigurt, gjithëpërfshirës dhe bashkëpunues.

Në diskutim u përfshi edhe drejtoresha e shkollës, e cila ndau këshilla dhe mesazhe të rëndësishme, duke i inkurajuar nxënësit të jenë aktivë, të përgjegjshëm dhe kontribuues në përmirësimin e vazhdueshëm të jetës shkollore.

Sepse një shkollë e mirë ndërtohet edhe duke dëgjuar zërin e nxënësve, duke respektuar idetë e tyre dhe duke u dhënë hapësirë për të marrë përgjegjësi.

Mbledhja e Këshillit të Prindërve Sot u mbajt mbledhja e Këshillit të Prindërve të shkollës sonë, ku u bë zgjedhja e kry...
14/10/2026

Mbledhja e Këshillit të Prindërve

Sot u mbajt mbledhja e Këshillit të Prindërve të shkollës sonë, ku u bë zgjedhja e kryesisë dhe u diskutuan çështje me rëndësi për mbarëvajtjen e procesit edukativo-arsimor, mirëqenien dhe sigurinë e nxënësve, si dhe bashkëpunimin shkollë–familje.

Në takim, përveç drejtoreshës, kontribut të rëndësishëm dhanë edhe pedagogu dhe psikologia e shkollës.

Falënderojmë të gjithë prindërit për pjesëmarrjen, bashkëpunimin dhe kontributin e tyre, duke besuar se partneriteti i qëndrueshëm ndërmjet shkollës dhe familjes është thelbësor për suksesin dhe zhvillimin e nxënësve tanë.

Së bashku për një shkollë më të sigurt, më cilësore dhe më gjithëpërfshirëse!

DITA BOTËRORE E VAJZËS , 11 tetor,INSPIRIM DHE ORIENTIM DREJT SË ARDHMES! Në kuadër të Orientimit dhe Këshillimit në Kar...
11/10/2026

DITA BOTËRORE E VAJZËS , 11 tetor,
INSPIRIM DHE ORIENTIM DREJT SË ARDHMES!

Në kuadër të Orientimit dhe Këshillimit në Karrierë, Këshilltarja e Karrierës, Nora Haxhaj, organizoi një vizitë dhe takim frymëzues me nxënëset e shkollës sonë në Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, ku u pritën nga znj. Myzafere Limani, anëtare e Akademisë dhe profesoreshë.

Gjatë bashkëbisedimit, profesoresha ndau me vajzat rrugëtimin e saj profesional dhe akademik, duke i motivuar të besojnë në potencialin e tyre dhe të ndjekin synimet e ëndrrat e tyre. Nxënëset patën mundësi të parashtrojnë pyetje dhe të marrin këshilla të vlefshme për të ardhmen.

Në shenjë mirënjohjeje për mikpritjen dhe këtë përvojë frymëzuese, nxënëset dhuruan dy piktura të realizuara nga vetë ato, për Akademinë dhe profesoreshën, duke promovuar talentin dhe krijimtarinë artistike të vajzave tona.

Vizita përfshiu edhe bibliotekën, arkivin dhe ambientet e Akademisë.
Në takim kontribuoi edhe psikologia e shkollës, e ftuar nga Këshilltarja e Karrierës, duke theksuar rëndësinë e vetëbesimit dhe zhvillimit personal.

Falënderime të përzemërta për profesoreshën Myzafere Limani për mikpritjen dhe ndarjen e përvojës së saj.

Qëllimi ynë është të fuqizojmë vajzat, të promovojmë talentet e tyre dhe t’i frymëzojmë drejt një të ardhmeje me mundësi të barabarta!

Sot, në shkollën tonë patëm kënaqësinë të mirëpresim përfaqësuesit e KFOR-it turk, me të cilët zhvilluam një takim të pë...
28/09/2026

Sot, në shkollën tonë patëm kënaqësinë të mirëpresim përfaqësuesit e KFOR-it turk, me të cilët zhvilluam një takim të përzemërt dhe konstruktiv.

Gjatë takimit biseduam për mundësitë e bashkëpunimit dhe mbështetjes së ndërsjellë, me fokus të veçantë në krijimin e mundësive më të mira për nxënësit dhe përmirësimin e kushteve dhe mjedisit shkollor.

Përfaqësuesit e KFOR-it turk shprehën gatishmërinë për të mbështetur shkollën tonë përmes projekteve konkrete, duke konfirmuar edhe një herë rëndësinë e bashkëpunimit me institucionet arsimore dhe komunitetin.

Drejtoria e SHMU-2 shpreh mirënjohjen dhe falënderimin e sinqertë për vizitën, gatishmërinë për bashkëpunim dhe mbështetjen e ofruar.

Besojmë se ky takim është një hap i rëndësishëm drejt një bashkëpunimi të qëndrueshëm dhe projekteve të përbashkëta në të mirë të nxënësve dhe shkollës sonë. 🇽🇰🤝🇹🇷

Faleminderit KFOR-it turk për vizitën dhe besimin!

ORIENTIMI DHE KËSHILLIMI NË KARRIERËTema: Prezantimi i Shërbimit të Këshillimit dhe Orientimit në KarrierëNë kuadër të a...
25/09/2026

ORIENTIMI DHE KËSHILLIMI NË KARRIERË

Tema: Prezantimi i Shërbimit të Këshillimit dhe Orientimit në Karrierë

Në kuadër të aktiviteteve për Orientimin dhe Këshillimin në Karrierë, Këshilltarja e Karrierës Nora Haxhaj zhvilloi një aktivitet informues me nxënësit, me fokus njohjen e tyre me rolin dhe rëndësinë e shërbimit të këshillimit dhe orientimit në karrierë.

Përmes këtij aktiviteti, nxënësit u nxitën të reflektojnë mbi interesat, aftësitë, njohuritë, talentet dhe potencialet e tyre, si dhe të eksplorojnë mundësitë arsimore dhe profesionale në funksion të planifikimit të së ardhmes.

veten.
potencialin.
mundësitë.
të ardhmen.

Në shkollën tonë mirëpritëm përfaqësues të KFOR-it slloven, me të cilët zhvilluam një takim të frytshëm mbi çështje me r...
17/09/2026

Në shkollën tonë mirëpritëm përfaqësues të KFOR-it slloven, me të cilët zhvilluam një takim të frytshëm mbi çështje me rëndësi për komunitetin shkollor. Diskutuam për mbrojtjen e ambientit, mundësitë e bashkëpunimit, përdorimin e përgjegjshëm të telefonave dhe teknologjisë, si dhe për mirëqenien psikologjike dhe sigurinë e nxënësve. Bashkëpunimi dhe dialogu i vazhdueshëm janë hapa të rëndësishëm drejt një shkolle më të sigurt dhe një komuniteti më të përgjegjshëm.

FALËNDERIM DHE MIRËNJOHJE Të dashur prindër të klasave 7/3, 7/4, 7/5, 7/6, 8/1, 9/3, 9/4, 9/5 dhe 9/6, Drejtoria e shkol...
06/09/2026

FALËNDERIM DHE MIRËNJOHJE

Të dashur prindër të klasave 7/3, 7/4, 7/5, 7/6, 8/1, 9/3, 9/4, 9/5 dhe 9/6,

Drejtoria e shkollës ju shpreh mirënjohjen dhe falënderimin e veçantë për mbështetjen dhe kontributin tuaj në krijimin e kushteve më të mira për nxënësit tanë.

Me iniciativën dhe mbështetjen tuaj, pesë klasat e fëmijëve tuaj tashmë janë pajisur me pesë kondicionerë, duke dëshmuar se bashkëpunimi i mirë ndërmjet prindërve dhe shkollës mund të sjellë rezultate konkrete dhe të dobishme për nxënësit.

Ky veprim është më shumë se një kontribut material. Ai tregon kujdesin tuaj për mirëqenien e fëmijëve dhe gatishmërinë për të qenë pjesë aktive e përpjekjeve për një mjedis më të përshtatshëm për mësim dhe zhvillim.

Shkolla është shtëpia e përbashkët e fëmijëve tanë dhe çdo kontribut që e bën atë më të mirë, ka vlerë të veçantë.

Ju falënderojmë sinqerisht për besimin, bashkëpunimin dhe përkushtimin tuaj.

Me respekt dhe mirënjohje,
Drejtoria e shkollës

Me shumë ngrohtësi dhe entuziazëm, sot u mirëpritën nxënësit e klasave të gjashta, të cilët po hedhin hapat e parë në nj...
01/09/2026

Me shumë ngrohtësi dhe entuziazëm, sot u mirëpritën nxënësit e klasave të gjashta, të cilët po hedhin hapat e parë në një etapë të re dhe të rëndësishme të rrugëtimit të tyre shkollor.

Nxënësit e dashur u pritën me ngrohtësi nga drejtoresha e shkollës Shqipe Dubovci, e cila u përcolli urimet më të mira për një vit të suksesshëm, plot mësime të reja, miqësi, zhvillim dhe momente të bukura.

Një falënderim i veçantë shkon për psikologen e shkollës Ardiana Mernica, pedagogun Selver Bajgora, këshilltaren e karrierës Nora Haxhaj dhe arsimtarin e artit muzikor Bujar Surdulli, për përkushtimin, bashkëpunimin dhe angazhimin e tyre në realizimin e këtij aktiviteti dhe në krijimin e një atmosfere të ngrohtë e pozitive për nxënësit tanë.

Mirë se erdhët në familjen tonë shkollore, të dashur nxënës të klasave të gjashta! 🎓✨

Address

Vushtrri
42000

Opening Hours

Monday 07:30 - 18:10
Tuesday 07:30 - 18:10
Wednesday 07:30 - 18:10
Thursday 07:30 - 18:10
Friday 07:30 - 18:10

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shmu-2 posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Shmu-2:

Shortcuts

Share

Category