Zyra Vendore Arsimore BERAT

Call Directions Website Contact the organization

Zyra Vendore Arsimore BERAT Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Zyra Vendore Arsimore BERAT, Government Organization, Rruga "Mihal Komneno", Berat.

30/10/2026
“Qyteti i një mijë librave”, nxënësit e shkollës artistike “Ajet Xhindole” sollën përmes dramatizimit, në mjediset e kla...
29/10/2026

“Qyteti i një mijë librave”, nxënësit e shkollës artistike “Ajet Xhindole” sollën përmes dramatizimit, në mjediset e klasës, veprën “Njeriu që mbillte pemë”, duke e shndërruar orën e letërsisë në një përvojë krijuese, emocionuese dhe plot mesazhe.❤️📖
Përmes lojës me role, interpretimit të personazheve dhe përcjelljes së mesazhit të veprës, nxënësit risollën historinë frymëzuese të një njeriu që, me durim, përkushtim dhe dashuri për natyrën, mbillte pemë dhe sillte jetë e shpresë në një mjedis të zhveshur.📖🌱📚
Ky aktivitet e bëri librin më të afërt me nxënësit, duke i nxitur të shprehin kreativitetin, të bashkëpunojnë dhe të kuptojnë se veprimet e vogla, kur udhëhiqen nga besimi dhe këmbëngulja, mund të sjellin ndryshime të mëdha.💡🌱📚

Sot, pranë ZVAP Berat, u zhvillua një takim me Koordinatorët e Cilësisë dhe Koordinatorët e Këshillimit të Karrierës të ...
27/10/2026

Sot, pranë ZVAP Berat, u zhvillua një takim me Koordinatorët e Cilësisë dhe Koordinatorët e Këshillimit të Karrierës të institucioneve arsimore parauniversitare, në kuadër të prezantimit të protokolleve të vlerësimit të performancës, të miratuara nga Ministria e Arsimit.
Në fokus ishte roli i koordinatorëve në përmirësimin e cilësisë së proceseve mësimore, evidentimin e nevojave për zhvillim dhe forcimin e praktikave profesionale në shkollë.
📖💡📚🏩
🎯 Takimi synoi të forcojë përgjegjësinë profesionale, bashkëpunimin dhe angazhimin e përbashkët për një arsim cilësor, gjithëpërfshirës dhe në shërbim të çdo nxënësi.

ZVAP Berat është në mbështetje të zhvillimit profesional dhe përmirësimit të vazhdueshëm të cilësisë në arsim.👨‍🏫🏩💡📚

Programi “Pas Shkolle” po shndërrohet çdo ditë e më shumë në një përvojë të bukur edukimi, në një hapësirë ku nxënësit z...
26/10/2026

Programi “Pas Shkolle” po shndërrohet çdo ditë e më shumë në një përvojë të bukur edukimi, në një hapësirë ku nxënësit zbulojnë aftësitë e tyre, zhvillojnë talentet, kultivojnë pasionet dhe mësojnë të besojnë te vetja.📖💡📚🏩
Përtej orarit mësimor, fëmijët gjejnë mundësinë të krijojnë, të bashkëpunojnë, të eksplorojnë dhe të shprehin më të mirën e tyre. 🪡🧵🧶🎨🖼
Çdo klub, çdo veprimtari dhe çdo përvojë e re bëhet një hap drejt zhvillimit të tyre personal, shoqëror dhe krijues.🦺🩰🎶🎙

📚 Zhvillimi profesional, një angazhim i vazhdueshëm për cilësinë në arsim!Në shkollat e ZVAP Berat vijon procesi i trajn...
25/10/2026

📚 Zhvillimi profesional, një angazhim i vazhdueshëm për cilësinë në arsim!
Në shkollat e ZVAP Berat vijon procesi i trajnimit të mësuesve në kuadër të Programit Kombëtar të Zhvillimit Profesional (PKZHP), me synim përditësimin e njohurive dhe përmirësimin e praktikave të mësimdhënies.📖💡📚

Paralelisht, vijojne trajnimet për arsimin gjithëpërfshirës, në kuadër të nismës së ASCAP-it dhe projektit EU 4 Inclusive Teaching, përmes zbatimit të strategjive të Dizajnit Universal të të Nxënit (UDL). Në këtë proces janë trajnuar deri më tani 400 mësues, duke forcuar kapacitetet profesionale për krijimin e mjediseve mësimore gjithëpërfshirëse dhe mbështetëse për çdo nxënës.👩‍🎓🏩👨‍🏫

🤝 ZVAP Berat vijon të mbështesë zhvillimin profesional të mësuesve dhe drejtuesve, në funksion të një arsimi cilësor, bashkëkohor dhe gjithëpërfshirës.

🌱 NISMA “TOKA NË SHKOLLË” 🌱Toka na jep jetë, ndaj kujdesi për të është një përgjegjësi që mësohet që në fëmijëri.Në kuad...
24/10/2026

🌱 NISMA “TOKA NË SHKOLLË” 🌱

Toka na jep jetë, ndaj kujdesi për të është një përgjegjësi që mësohet që në fëmijëri.
Në kuadër të nismës “Toka në shkollë”, nxënësit janë angazhuar me përkushtim në përgatitjen e tokës për mbjelljet e vjeshtës dhe të dimrit. Pas pastrimit, punimit dhe shkrifërimit të dheut, ata kanë hapur brazdat, duke përgatitur hapësirën për mbjelljen e farave dhe fidanëve të rinj. 🌱🫒🥬🪴


📚 Takohemi për një libërKëtë të premte me “Lahutën e Malcis” 🇦🇱Nxënësit e shkollës “Ajet Xhindole” u bënë pjesë e takimi...
24/10/2026

📚 Takohemi për një libër

Këtë të premte me “Lahutën e Malcis” 🇦🇱

Nxënësit e shkollës “Ajet Xhindole” u bënë pjesë e takimit me një nga veprat më përfaqësuese të letërsisë sonë kombëtare, “Lahuta e Malcis” e Gjergj Fishtës, një krijim madhor që përcjell ndër breza historinë, gjuhën dhe vetëdijen kombëtare shqiptare.📖💡📚

Përmes leximit dhe njohjes së kësaj vepre, nxënësit zbuluan vlerat e trashëgimisë sonë letrare dhe kulturore, duke forcuar lidhjen me gjuhën amtare dhe identitetin kombëtar.
.0 🇦🇱📚

23/10/2026
Në shkollat e ZVAP Berat vijon procesi i trajnimit të mësuesve dhe drejtuesve, në kuadër të nismës së ASCAP, në bashkëpu...
22/10/2026

Në shkollat e ZVAP Berat vijon procesi i trajnimit të mësuesve dhe drejtuesve, në kuadër të nismës së ASCAP, në bashkëpunim me rrjetin e Trajnerëve të Trajnerëve (ToT), të përgatitur përmes projektit EU 4 Inclusive Teaching.
Trajnimet po realizohen përmes njohjes dhe zbatimit të strategjive bashkëkohore të Dizajnit Universal të të Nxënit (UDL), duke nxitur praktika mësimdhënieje që marrin në konsideratë nevojat, aftësitë dhe potencialin individual të çdo nxënësi.📖📚🏩💡💻

Përmes diskutimeve, shkëmbimit të përvojave dhe veprimtarive praktike, mësuesit po thellojnë njohuritë dhe aftësitë për krijimin e mjediseve mësimore të hapura, fleksibël dhe mbështetëse, ku çdo nxënës të ketë mundësi të barabarta për të marrë pjesë dhe për të mësuar.👨‍🏫🤝👩‍🎓

ZVAP Berat vijon të mbështesë zhvillimin profesional të mësuesve dhe drejtuesve, duke e konsideruar arsimin gjithëpërfshirës një përgjegjësi të përbashkët dhe një ndër elementet thelbësore të cilësisë në arsim.

Address

Rruga "Mihal Komneno"
Berat
5001

Opening Hours

Monday 08:00 - 18:00

Telephone

+35532234850

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Zyra Vendore Arsimore BERAT posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Zyra Vendore Arsimore BERAT:

Shortcuts

Share