Administrata Rajonale e Zonave të Mbrojtura Berat

Call Directions Website Contact the organization

Administrata Rajonale e Zonave të Mbrojtura Berat Ne promovojme ,mbrojme e menaxhojme Zonat e Mbrojtura te Qarkut Berat. Se bashku mund ta bejme me mire !

🌿 E nisim muajin nëntor me një temë të rëndësishme për natyrën! 🌱Së bashku me nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Engjellushe...
02/11/2026

🌿 E nisim muajin nëntor me një temë të rëndësishme për natyrën! 🌱

Së bashku me nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Engjellushe Hoxha”, zhvilluam një orë mjedisore me temë “Biodiversiteti në zonat e mbrojtura të Shqipërisë”, ku u diskutua mbi pasurinë natyrore të vendit tonë dhe rëndësinë e mbrojtjes së florës dhe faunës. 🦋🌳

🏆 Gjatë aktivitetit realizuam konkursin “Ekologjisti i Vogël”, ku nxënësit treguan njohuritë e tyre mbi natyrën dhe mjedisin.

📗 Në përfundim, krijuam një mini-libër me mesazhe dhe këshilla se si mund të kontribuojmë të gjithë në ruajtjen e natyrës dhe biodiversitetit. 💚

🌳 🍄 🇦🇱 🌼 🏔

🍂 Vjeshta në Parkun Kombëtar të Malit të Tomorrit sjell shtigje të rrethuara nga ngjyrat e stinës, pyje që marrin nuanca...
30/10/2026

🍂 Vjeshta në Parkun Kombëtar të Malit të Tomorrit sjell shtigje të rrethuara nga ngjyrat e stinës, pyje që marrin nuanca të arta dhe peizazhe malore që tërheqin vëmendjen në çdo hap. 🍁⛰️

🌿 Një bukuri natyrore që ndryshon me stinët, duke e bërë Malin e Tomorrit një destinacion të veçantë për të gjithë dashamirësit e natyrës. 🍃

🌳 🍄 🇦🇱 🌼 🏔️

27/10/2026

🏔️ Mirëmëngjes nga Parku Kombëtar “Mali i Tomorrit”! 🌿☀️

🌳 🇦🇱 🌼 🏔️

🌱 Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Veprimeve për Klimën, AdZM Berat zhvilloi një orë mjedisore me nxënësit e Shkollës...
23/10/2026

🌱 Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Veprimeve për Klimën, AdZM Berat zhvilloi një orë mjedisore me nxënësit e Shkollës 9-vjeçare “Zylyftar Veleshja”.

🌡️ Gjatë aktivitetit, nxënësit u njohën me shkaqet dhe pasojat e ndryshimeve klimatike, si dhe me rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit.
💡 Përmes diskutimeve, ata ndanë ide dhe shembuj se si secili mund të kontribuojë në përditshmëri, duke kursyer energjinë, ♻️ reduktuar mbetjet dhe 🌳 u kujdesur për natyrën.

🌳 🍄 🇦🇱 🌼 🏔

🌿 Ecim në natyrë, njohim dhe mbrojmë mjedisin! 🥾💚🌳 Në kuadër të “Ditës Ndërkombëtare të Ecjes në Natyrë”, AdZM Berat org...
16/10/2026

🌿 Ecim në natyrë, njohim dhe mbrojmë mjedisin! 🥾💚
🌳 Në kuadër të “Ditës Ndërkombëtare të Ecjes në Natyrë”, AdZM Berat organizoi një ecje në Monumentin e Natyrës “Kanionet e Osumit”, së bashku me nxënësit e Shkollës 9-vjeçare “Kareman Ylli”.
🏞️ Gjatë kësaj veprimtarie, nxënësit eksploruan nga afër bukuritë e kanioneve, duke shijuar peizazhin mbresëlënës dhe duke njohur nga afër vlerat natyrore të këtij monumenti.

🌱 Një aktivitet që ndërthur lëvizjen, eksplorimin dhe njohjen e natyrës, duke nxitur te brezi i ri dashurinë për mjedisin dhe rëndësinë e mbrojtjes së tij. 💚

🌳 🍄 🇦🇱 🌼 🏔

🌿🚶‍♀️ Nesër ecim së bashku në natyrë! 💚Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Ecjes në Natyrë, më 15 tetor, AdZM Berat ju ft...
14/10/2026

🌿🚶‍♀️ Nesër ecim së bashku në natyrë! 💚

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Ecjes në Natyrë, më 15 tetor, AdZM Berat ju fton të bëheni pjesë e një ecjeje në Monumentin e Natyrës “Kanionet e Osumit”. 🏞️

Një mundësi për të shijuar ajrin e pastër, për të eksploruar bukuritë e natyrës dhe për të njohur nga afër vlerat natyrore të këtij peizazhi të veçantë.

🌱 Aktiviteti do të udhëhiqet nga specialistët të cilët do t’ju njohin me bukurinë dhe vlerat e tyre natyrore.

📍 Informacion mbi aktivitetin:

• Vendtakimi: Varishtë, Kanionet e Osumit, Skrapar
• 🕥 Ora: 10:30
• 🥾 Vështirësia: E lehtë
• ⏱️ Kohëzgjatja: 2 orë
• 📏 Gjatësia e shtegut: 1.5 km
• ⛰️ Lartësia minimale: 270 m
• ⛰️ Lartësia maksimale: 310 m

👣 Aktiviteti është i hapur për të gjithë!

💚 Bashkohuni me ne dhe bëhuni pjesë e kësaj përvoje në natyrë!

🌳 🍄 🇦🇱 🌼 🏔

13/10/2026
⛰️ Në lartësitë e Parkut Kombëtar të Malit të Tomorrit, Tyrbja e Abaz Aliut shfaqet mbi kreshtën e malit, e rrethuar nga...
09/10/2026

⛰️ Në lartësitë e Parkut Kombëtar të Malit të Tomorrit, Tyrbja e Abaz Aliut shfaqet mbi kreshtën e malit, e rrethuar nga një peizazh i thyer shkëmbor dhe pamje të gjera drejt vargmaleve përreth. 🏔️🌿

✨ Një nga pikat më karakteristike të Tomorrit, ku natyra, historia dhe tradita takohen në një peizazh të veçantë. 💚

🌳 🍄 🇦🇱 🌼 🏔

🏞️ Kanionet e Osumit 🌿⛰️ Mes mureve të thepisura shkëmbore dhe gjelbërimit që i rrethon, Kanionet e Osumit janë një nga ...
06/10/2026

🏞️ Kanionet e Osumit 🌿

⛰️ Mes mureve të thepisura shkëmbore dhe gjelbërimit që i rrethon, Kanionet e Osumit janë një nga peizazhet natyrore më mbresëlënëse të Shqipërisë. 🇦🇱
💧 Të formuara nga veprimi i vazhdueshëm i lumit Osum, kanionet shfaqin një peizazh të veçantë gjeologjik, me shkëmbinj të thepisur, shpella, ujëvara dhe formacione të krijuara ndër vite nga forca e ujit. 🌊🪨

🌱 Një hapësirë ku uji, shkëmbinjtë dhe bimësia ndërthuren për të krijuar një peizazh unik natyror. 💚

🌳 🍄 🇦🇱 🌼 🏔

03/10/2026

💧 Monumenti i Natyrës “Ujëvara e Bogovës” vijon të tërheqë vizitorë. Mes gjelbërimit dhe freskisë së ujit, një shëtitje drejt ujëvarës bëhet një përvojë e bukur në natyrë. 🌿
Një destinacion që ia vlen të zbulohet në çdo stinë. 🍃
🌳 🇦🇱 🌼 🏔️

Address

Berat

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Administrata Rajonale e Zonave të Mbrojtura Berat posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Administrata Rajonale e Zonave të Mbrojtura Berat:

Shortcuts

Share