30/10/2026
Këshilli i Qarkut Durrës mori pjesë në takimin online me partnerët e projektit LOTTI,ku u diskutuan hapat e ardhshëm dhe aktivitetet që do të zhvillohen në kuadër të projektit.Vëmendje e veçantë iu kushtua raportimeve për semestrin e 7-të,anketave me palët e interesuara dhe përgatitjeve për aktivitetin përmbyllës të projektit.
Gjatë takimit u diskutua gjithashtu mbi organizimin e Final Dissemination Event,i cili do të mbahet në Lahti,Finland.Aktiviteti do të përfshijë diskutime mbi përmirësimin e politikave dhe prezantimin e rezultateve dhe ndikimit të projektit LOTTI.
Partnerët vijojnë koordinimin për fushatën e komunikimit,e cila do të nisë disa javë përpara eventit,me qëllim promovimin e arritjeve dhe rezultateve të projektit.Këshilli i Qarkut Durrës mbetet i angazhuar në bashkëpunimin me partnerët dhe në promovimin e praktikave të mira përmes projektit LOTTI.