Prefekti i Qarkut Durrës

Call Directions

Prefekti i Qarkut Durrës Institucioni i Prefektit mbikqyr,kontrollon dhe bashkërendon veprimtarinë e institucioneve qëndrore

Në takimin me fokus shqyrtimin e masave të sigurisë në institucionet e arsimit përmes një analize bazuar në situatën rea...
14/10/2026

Në takimin me fokus shqyrtimin e masave të sigurisë në institucionet e arsimit përmes një analize bazuar në situatën reale, vlerësimin e efektivitetit të këtyre masave, me synim forcimin e kapaciteteve parandaluese dhe reagimin institucional për të përshtatur instrumentet ligjore e organizative me nevojat konkrete të sigurisë në këto mjedise.

Sot, në aktivitetin e zhvilluar në Durrës në kuadër të Ditës Ndërkombëtare për Reduktimin e Riskut nga Fatkeqësitë, vler...
13/10/2026

Sot, në aktivitetin e zhvilluar në Durrës në kuadër të Ditës Ndërkombëtare për Reduktimin e Riskut nga Fatkeqësitë, vlerësuam rëndësinë e angazhimit të përbashkët të institucioneve dhe të çdo qytetari për të forcuar kulturën e parandalimit dhe për të rritur ndërgjegjësimin ndaj rreziqeve.

08/10/2026

Bazuar në parashikimet e Institutit të Gjeoshkencave (IGJEO), gjatë pasdites së sotme, 8 tetor, dhe ditës së nesërme, 9 tetor, priten reshje intensive deri lokalisht shumë intensive në qarqet Shkodër dhe Lezhë, si dhe reshje intensive në qarkun Durrës.

Në qarqet Kukës, Dibër dhe Tiranë parashikohen reshje mesatare deri lokalisht intensive, ndërsa në qarqet e tjera reshjet do të jenë kryesisht me intensitet të dobët deri mesatar.

Reshjet, të cilat në shumicën e qarqeve pritet të jenë në formë shtrëngatash, mund të shkaktojnë vërshime të ujit në zonat urbane, përmbytje lokale dhe rrëshqitje të dherave, veçanërisht në qarqet Shkodër, Lezhë dhe Durrës.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar, të shmangin lëvizjet pranë lumenjve, përrenjve dhe zonave të rrezikuara, si dhe të mos kalojnë në rrugë të përmbytura.

Lutemi të ndiqni me vëmendje njoftimet zyrtare dhe udhëzimet e autoriteteve vendore dhe strukturave të mbrojtjes civile.

Në rast emergjence, telefononi numrat e emergjencë.

Më të sigurt së bashku!

Sot pata kënaqësinë të mirëpres përfaqësues të Këshillit Komunal të Tetovës në nje takim që u vlerësua si një mundësi e ...
02/10/2026

Sot pata kënaqësinë të mirëpres përfaqësues të Këshillit Komunal të Tetovës në nje takim që u vlerësua si një mundësi e çmuar për të rikthyer në vëmendje dhe për t’i dhënë një përmasë të re marrëdhënieve të kahershme midis dy qyteteve tona.

Në Ditën Ndërkombëtare të të Moshuarve, në Qendrën Ditore të të Moshuarve Durrës, përcollëm urimin e përzemërt bashkë me...
02/10/2026

Në Ditën Ndërkombëtare të të Moshuarve, në Qendrën Ditore të të Moshuarve Durrës, përcollëm urimin e përzemërt bashkë me ndjenjën e thellë të respektit, mirënjohjes dhe përulësisë për ç'na kanë dhënë me aq mund, sakrificë e përkushtim.

Sot, në takimin përmbyllës të Task Forcës Ndërinstitucionale për Sezonin Turistik Veror 2026, u vlerësuan rezultatet e p...
15/09/2026

Sot, në takimin përmbyllës të Task Forcës Ndërinstitucionale për Sezonin Turistik Veror 2026, u vlerësuan rezultatet e punës së përbashkët dhe u përcaktuan rekomandimet për vijimin e përpjekjeve, me synim që sezonet turistike të ardhshme të jenë gjithnjë e më të sigurta, të qeta dhe të mirëmenaxhuara.

Sot, në Shkollën e Mesme të Përgjithshme “Naim Frashëri” së bashku me znj. Klodiana Spahiu, deputete e Qarkut Durrës dhe...
14/09/2026

Sot, në Shkollën e Mesme të Përgjithshme “Naim Frashëri” së bashku me znj. Klodiana Spahiu, deputete e Qarkut Durrës dhe Ministre e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, z. Skënder Pashaj, deputet i Qarkut Durrës si dhe me Drejtorin e Drejtorisë Rajonale të Arsimit Parauniversitar, z. Hazbi Lika, pata kënaqësinë t’u përcillja nxënësve të kësaj shkolle urimet më të mira për një vit të ri shkollor sa më të mbarë, të suksesshëm dhe plot arritje.

Në prag të nisjes së vitit të ri arsimor, u mblodh Task-Forca për Sigurinë në Shkolla, për të vlerësuar situatën aktuale...
10/09/2026

Në prag të nisjes së vitit të ri arsimor, u mblodh Task-Forca për Sigurinë në Shkolla, për të vlerësuar situatën aktuale në institucionet arsimore të Qarkut Durrës dhe për të evidentuar nevojat dhe prioritetet për përmirësim, duke u bazuar në panoramën e vitit të kaluar.

Në fokus ishte garantimi i sigurisë dhe mbarëvajtjes së procesit arsimor, përmes parandalimit, reagimit në kohë dhe një koordinimi sa më të ngushtë ndërinstitucional, me synim që politikat dhe masat e përcaktuara të gjejnë zbatim konkret dhe efikas në çdo shkollë.

Garantimi i sigurisë në shkolla është një mision i përbashkët dhe i pandarë i të gjitha institucioneve përgjegjëse, për të garantuar një mjedis të sigurt dhe një proces arsimor sa më cilësor për çdo nxënës të Qarkut Durrës.

"...Nënë Tereza është rasti i parë në historinë e Krishtërimit që bashkoi një vlerësim laik me një kanonik, çmimin Nobel...
05/09/2026

"...Nënë Tereza është rasti i parë në historinë e Krishtërimit që bashkoi një vlerësim laik me një kanonik, çmimin Nobel dhe shenjtërinë, duke na dëshmuar se besimi dhe dija po afrohen, po njësohen në të njëjtat vlera.
Për ne, shqiptarët do të mbetet Nënë Tereza dhe kjo është lidhja jonë speciale me të!"

(Nga fjala e mbajtur më 4 shtator 2016 me anëtarët e delegacionit të Dioqezës së Mirditës në Vatikan.)

05/09/2026

Address

Durrsi

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:30
Tuesday 08:00 - 16:30
Wednesday 08:00 - 16:30
Thursday 08:00 - 16:30
Friday 08:00 - 16:30

Telephone

+35552225528

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Prefekti i Qarkut Durrës posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share

Nearby government services