13/11/2026
Në datën 11.11.2026, në kuadër të veprimtarive të Rrjetit Profesional të lëndës Gjuhë Shqipe dhe Letërsi, u zhvillua një aktivitet trajnues me temë “Funksionimi i platformës AI DRITË”,
prezantuar nga mësuesi Rezar Naco.
Gjatë këtij takimi, prezantuesi bëri një demonstrim praktik të funksionimit të platformës, duke u njohur pjesëmarrësit me mënyrën e përdorimit të saj dhe mundësitë konkrete që ajo ofron në organizimin dhe zhvillimin e procesit mësimor, duke rezultuar në disa produkte të gatshme didaktike, si:
1. Prezantim mësimor (PowerPoint) – organizimi i përmbajtjes së mësimit në formë vizuale dhe të strukturuar, të përshtatshme për t'u prezantuar para klasës.
2. Kuiz interaktiv – krijimi i pyetjeve për të kontrolluar dhe përforcuar njohuritë e nxënësve.
3. Lojë interaktive – zhvillimi i veprimtarive argëtuese dhe edukative, të cilat rrisin motivimin dhe përfshirjen e nxënësve.
4. Minitest – përgatitja e testeve të shkurtra për vlerësimin e të nxënit dhe identifikimin e vështirësive.
5. Konspekt për nxënësin – përmbledhja e përmbajtjes së mësimit në një material të qartë, të organizuar dhe të lehtë për t'u studiuar.
Aktiviteti u vlerësua si një përvojë e dobishme dhe inovative për mësuesit e Rrjetit Profesional të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë. Prezantimi praktik i platformës AI DRITË dëshmoi se përdorimi i inteligjencës artificiale mund të kontribuojë në modernizimin e procesit mësimor, në diversifikimin e metodave të mësimdhënies dhe në rritjen e angazhimit të nxënësve. Ai përbën një hap të rëndësishëm drejt integrimit të teknologjisë dhe inteligjencës artificiale në mësimdhënie, duke e vendosur mësuesin në rolin e një profesionisti që përqafon risitë dhe i vë ato në shërbim të një të nxëni më cilësor dhe bashkëkohor.