22/09/2026
📢 NJOFTIM PËR THIRRJEN E MBLEDHJES SË RADHËS TË KËSHILLIT BASHKIAK MIRDITË
Në mbështetje të nenit 53, pikat 2 dhe 4, nenit 56, pika 2, shkronja “a”, të ligjit nr. 139/2015, “Për vetëqeverisjen vendore”, i ndryshuar, si dhe neneve 56, 57 dhe 58 të Rregullores së Funksionimit të Këshillit Bashkiak Mirditë, njoftohet thirrja e mbledhjes së radhës të Këshillit Bashkiak.
📅 E premte, 25 shtator 2026
🕙 Ora 10:00
📍 Bashkia Mirditë
📱 Mbledhja do të transmetohet online në Facebook.
📌 RENDI I DITËS
1. Projekt-vendim “Për miratimin e përfitimit të ndihmës ekonomike nga fondi i kushtëzuar, për bllok-ndihmën deri në 6%, për periudhën 01–31 gusht 2026”.
2. Projekt-vendim “Për miratimin e përfitimit të ndihmës ekonomike, për bllok-ndihmën me fondin e bashkisë, për periudhën 01–31 gusht 2026”.
3. Projekt-vendim “Për miratimin e hartës së linjave të transportit të mësuesve dhe të nxënësve që punojnë e mësojnë jashtë vendbanimit të tyre, për vitin arsimor 2026–2027”.
4. Projekt-vendim “Për përdorim fond mbrojtje civile”.
5. Projekt-vendim “Për përdorim fond emergjencave civile, buxhet bashkie”.
6. Projekt-vendim “Për një ndryshim në buxhetin e vitit 2026 dhe planifikim në PBA 2027–2029, për bashkëfinancim objekti: ‘Rikonstruksion i plotë i shkollës dhe ndërtimin e terreneve sportive të shkollës 9-vjeçare Rubik’”.
7. Projekt-vendim “Për miratimin e Tabelave të situatës financiare deri më datë 31.08.2026”.
8. Projekt-vendim “Për miratimin e anekseve të monitorimit të buxhetit, 8-mujori (janar–gusht), viti 2026 dhe Analiza e realizimit të shpenzimeve dhe të ardhurave, 8-mujori i vitit 2026”.
9. “Analiza e taksave dhe tarifave, 8-mujori i vitit 2026”.
10. Projekt-vendim “Për caktimin e kufijve të pagave, të funksionarëve të zgjedhur e të emëruar, të nëpunësve civilë në Bashkinë Mirditë, në zbatim të VKM nr. 103, datë 11.02.2026”.
11. Projekt-vendim “Për përdorim fond rezervë”.
12. Projekt-vendim “Për përdorim fond rezervë”.
13. Projekt-vendim “Për përdorim fond rezervë”.
14. Projekt-vendim “Për një shtesë në buxhetin e vitit 2026, sipas Aktit Normativ nr. 2, datë 30.06.2026, ‘Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 87/2025, për buxhetin e vitit 2026 dhe ndryshim në buxhetin e vitit 2026’”.
15. Projekt-vendim “Për miratimin e kthimit të rrugës këmbësore në rrugë auto, me gjatësi rreth 485 ml (0.48 km), që lidh lagjen ‘Fojlet’, fshati Kaçinar me rrugët ekzistuese ‘Fojlet 03220008’, njësia administrative Kaçinar”.
16. Projekt-vendim “Për miratimin e kthimit të rrugës këmbësore në rrugë auto, me gjatësi rreth 92 ml (0.092 km), që lidh lagjen ‘Muspit’, fshati Bisak me rrugët ekzistuese ‘Bisak 03210005’, njësia administrative Fan”.
17. Projekt-vendim “Për miratimin e propozimit të Kryetarit të Bashkisë Mirditë, për emërimin e drejtuesit të Kulturës, Artit, Muzikës – Ansamblit Mirdita dhe Qendrës Kulturore”.
18. Shqyrtimi i shkresës përcjellëse të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, së bashku me projektligjin “Për ndarjen administrative-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë”.
19. Dërgim për njohje në email: Raporti i Performancës për vitin 2025, Bashkia Mirditë.
📋 MBLEDHJET E KOMISIONEVE
Komisioni i Ekonomisë, Financave dhe Buxhetit
📅 E mërkurë, 23 shtator 2026
🕙 Ora 10:00
Komisioni i Shërbimeve Publike, Transportit, Parkingjeve, Infrastrukturës dhe Strehimit
📅 E mërkurë, 23 shtator 2026
🕦 Ora 11:30
Komisioni i Arsimit, Sportit dhe Turizmit
📅 E mërkurë, 23 shtator 2026
🕧 Ora 12:30
KRYETAR
Aleksandër PICAKU