Bashkia MIRDITE-Faqja Zyrtare

Call Directions Website Contact the organization

Bashkia MIRDITE-Faqja Zyrtare Bashkia Mirdite është institucion zyrtar në shërbim të qytetarëve.

🎄✨ Tregu i Krishtlindjeve rikthehet edhe këtë vit në Sheshin “Abat Doçi”, në Rrëshen! Bashkia Mirditë fton bizneset vend...
11/11/2026

🎄✨ Tregu i Krishtlindjeve rikthehet edhe këtë vit në Sheshin “Abat Doçi”, në Rrëshen!

Bashkia Mirditë fton bizneset vendase, artizanët dhe prodhuesit të bëhen pjesë e këtij aktiviteti festiv, duke prezantuar dhe promovuar produktet tradicionale, punimet artizanale dhe kulinarinë e zonës.

6 dhjetor 2026 – 6 janar 2027

Të gjithë subjektet e interesuara janë të ftuara të shprehin interesin për pjesëmarrje deri më 27 nëntor 2026.

ℹ️ Për informacion të mëtejshëm mbi kushtet e pjesëmarrjes, mund t’i drejtoheni Bashkisë Mirditë.

10/11/2026

📍Një buxhet nuk nis në tryezat ku shkruhen shifrat. Nis shumë më herët, aty ku njerëzit flasin për atë që u mungon, për atë që presin dhe për vendin ku duan të jetojnë.

💬 Këto zëra i mblodhëm në Rrëshen, Rubik, Orosh e Fan, si dhe në takimet me komunitetin e biznesit, në përmbyllje të konsultimeve publike për Buxhetin 2027, Programin Buxhetor Afatmesëm 2027–2029 dhe Paketën Fiskale të Bashkisë Mirditë.

Sot, në mjediset e Info-Kullës Rubik, u zhvillua edicioni i 12-të i Manifestimit Letrar Trekufitar “Muzat e Alpeve”, me ...
30/10/2026

Sot, në mjediset e Info-Kullës Rubik, u zhvillua edicioni i 12-të i Manifestimit Letrar Trekufitar “Muzat e Alpeve”, me pjesëmarrjen e shkrimtarëve, poetëve dhe krijuesve nga Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi.

Manifestimi u organizua nga Shoqata Rajonale e Shkrimtarëve “Teuta”, me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit Kosovë, Bashkisë Mirditë dhe Komunës së Deçanit.

Programi përfshiu një paraqitje të shkurtër të veprimtarisë letrare dhe trashëgimisë kulturore të Mirditës, një pasqyrë të veprimtarisë 11-vjeçare të Shoqatës “Teuta”, të shtrirë në 25 qytete, si dhe promovimin e antologjisë dygjuhëshe “Muzat e Alpeve”, me krijimtarinë e poetëve laureatë.

Takimi u përshëndet nga Kryetari i Bashkisë, z. Albert Melyshi.

Manifestimi i sivjetëm kishte në qendër figurën e poetes së njohur Dr. Flora Brovina, përmes promovimit të përmbledhjes së poezive të saj “Pas frymës FJALA” në gjuhën malazeze.

Në vlerësim të kontributit të saj shumëvjeçar, u nderua pas vdekjes me çmimin për Vepër Jetësore “Teuta”, i cili iu dorëzua familjarëve të saj të pranishëm në manifestim.

Edicioni i 12-të i “Muzave të Alpeve” e ktheu Mirditën në një pikë takimi për krijuesit e tri vendeve, duke sjellë në vëmendje letërsinë dhe bashkëpunimin kulturor përtej kufijve.

📢 NJOFTIM Bashkia Mirditë njofton se është hapur thirrja për aplikime për përfitimin nga programi “Subvencionimi i bonus...
29/10/2026

📢 NJOFTIM

Bashkia Mirditë njofton se është hapur thirrja për aplikime për përfitimin nga programi “Subvencionimi i bonusit të qirasë”, i cili synon të mbështesë familjet dhe individët në nevojë për strehim, nëpërmjet subvencionimit të një pjese të qirasë mujore për banesat e marra me qira në tregun e lirë.

📎 Kriteret dhe dokumentacionin e nevojshëm i gjeni bashkëlidhur këtij njoftimi.

Për çdo informacion apo sqarim shtesë, mund të paraqiteni pranë Bashkisë Mirditë.

Afati i fundit për dorëzimin e dokumentacionit është data 30.11.2026.

📍Zhvilluam konsultimet publike në Njësitë Administrative Kaçinar, Kthellë dhe Selitë, në kuadër të hartimit të Buxhetit ...
28/10/2026

📍Zhvilluam konsultimet publike në Njësitë Administrative Kaçinar, Kthellë dhe Selitë, në kuadër të hartimit të Buxhetit 2027, Programit Buxhetor Afatmesëm 2027–2029 dhe Paketës Fiskale të Bashkisë Mirditë.

Çdo shqetësim i dëgjuar dhe çdo sugjerim i ndarë është një hap drejt përcaktimit të prioriteteve që kanë më shumë rëndësi për komunitetin.

Komunikimi i drejtpërdrejtë mbetet ura që lidh nevojat e qytetarëve me zgjidhjet konkrete.

Konsultimet do të vijojnë edhe në njësitë e tjera administrative, sepse Mirdita ndërtohet së bashku me qytetarët e saj.

27/10/2026
26/10/2026

📢 NJOFTIM

Njoftohen banorët e Njësisë Administrative Fan dhe Rubik se konsultimi i parashikuar për datën 28 tetor 2026, për shkak të një ndryshimi në axhendë, shtyhet për datën 4 nëntor 2026.

📍 Orari i konsultimeve:

- Njësia Administrative Fan – ora 09:00, në Fan.
- Njësia Administrative Rubik – ora 11:00, në Rubik.

Ju falënderojmë për mirëkuptimin!

⚽🏆 KUPA E MIQËSISË RUBIK–LYON Më 23 tetor, në Rubik u zhvillua turneu i futbollit për kategorinë U-10, me pjesëmarrjen e...
24/10/2026

⚽🏆 KUPA E MIQËSISË RUBIK–LYON

Më 23 tetor, në Rubik u zhvillua turneu i futbollit për kategorinë U-10, me pjesëmarrjen e ekipeve shqiptare dhe franceze.

Në fushën e lojës zbritën ekipi francez Saint-Foy-Lès-Lyon dhe skuadrat shqiptare nga Rubiku, Lezha, Rrësheni, Hasi, Burreli dhe Laçi.

Aktiviteti u ideua nga znj. Elisabeta Gjegji-Shehi, presidente e Shoqatës “Iliria” në Lyon, dhe z. Defrim Met’hasani, në bashkëpunim me Bashkinë Mirditë.

Ekipi i Rubikut triumfoi me rezultatin 2–0, por përtej rezultatit, “Kupa e Miqësisë” vuri në pah talentin e fëmijëve, frymën e ekipit dhe fuqinë e sportit për të bashkuar përtej kufijve.

Në shenjë mirënjohjeje për kontributin e tyre, Kryetari i Bashkisë Mirditë, z. Albert Melyshi, u akordoi certifikata mirënjohjeje z. Defrim Met’hasani dhe znj. Elisabeta Gjegji-Shehi.

Bashkia Mirditë falenderon të gjithë ata që kontribuan në organizimin dhe realizimin me sukses të këtij aktiviteti.

Më 23 tetor 2026, në orën 09:00, në Rubik, do të zhvillohet “Kupa e Miqësisë” Rubik–Lyon, një aktivitet sportiv për mosh...
22/10/2026

Më 23 tetor 2026, në orën 09:00, në Rubik, do të zhvillohet “Kupa e Miqësisë” Rubik–Lyon, një aktivitet sportiv për moshat U-10, i organizuar nga Bashkia Mirditë, në bashkëpunim me Shoqatën “Iliria-Lyon”. 🇦🇱🇫🇷

Në këtë aktivitet do të marrin pjesë futbollistë të grupmoshës U-10 nga klubi i futbollit Saint-Foy-Lès-Lyon, si dhe ekipe shqiptare nga Rubiku, Rrësheni, Hasi, Burreli, Laçi dhe Lezha.⚽

Ju ftojmë të bëheni pjesë e këtij aktiviteti sportiv, për të mbështetur futbollistët e vegjël dhe për të festuar së bashku miqësinë që na bashkon përmes sportit!

Ju mirëpresim në Rubik!

Association Albanaise Iliria Lyon

Address

Sheshi "Abat Doçi"
Rrëshen
4601

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:30
Tuesday 08:00 - 16:30
Wednesday 08:00 - 16:30
Thursday 08:00 - 16:30
Friday 08:00 - 14:00

Telephone

+35521622233

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Bashkia MIRDITE-Faqja Zyrtare posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Bashkia MIRDITE-Faqja Zyrtare:

Shortcuts

Share

Nearby government services