Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Call Directions Contact the organization

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë Kjo është faqja zyrtare e Policisë së Tiranës Kjo është faqja zyrtare e Policisë së Tiranës.

Na kontaktoni për shërbime të cilat Policia mund të ofrojë, ngjarje kriminale apo çështje të sigurisë.

12/11/2026
12/11/2026

Tiranë/Policia kurdo pranë nxënësve! Vijojnë takimet ndërgjegjësuese në shkolla, në kuadër të programit “Siguria e të Rinjve”.

Zëvendësdrejtori për Sigurinë Publike i DVP Tiranë, së bashku me shefin e Komisariatit të Policisë Nr. 1 dhe me punonjës të Policisë, zhvilluan një bashkëbisedim me nxënësit e shkollës “1 Maji”, ku u mirëpritën nga drejtoresha e institucionit.

Gjatë takimit u trajtuan çështje që lidhen me sigurinë në shkollë dhe jashtë saj, parandalimin e bullizmit, veçanërisht atij në hapësirën digjitale, dhunës dhe fenomeneve të tjera negative. Nxënësit patën mundësi të ndanin shqetësimet e tyre, të drejtonin pyetje dhe të merrnin këshilla praktike nga përfaqësuesit e Policisë.

Policia mbetet e angazhuar për forcimin e bashkëpunimit me institucionet arsimore dhe ndërgjegjësimin e të rinjve, me qëllim krijimin e një mjedisi të sigurt dhe mbrojtjen e tyre nga paligjshmëritë.

Tiranë/Bllokuan rrugën dhe penguan qarkullimin e automjeteve, gjatë tubimit të djeshëm, vendosen 26 masa administrative....
12/11/2026

Tiranë/Bllokuan rrugën dhe penguan qarkullimin e automjeteve, gjatë tubimit të djeshëm, vendosen 26 masa administrative.

Në zbatim të Aktit Normativ nr. 5, datë 28.10.2026, konkretisht pikës 2 të nenit 24/1, janë plotësuar 26 procesverbale për konstatimin e kundërvajtjeve administrative, për shtetas të cilët gjatë tubimit të zhvilluar pasditen e djeshme, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, kanë bllokuar rrugën dhe kanë penguar qarkullimin e mjeteve të transportit, pavarësisht thirrjeve të përsëritura të punonjësve të Policisë, nëpërmjet megafonit.

Për secilin prej tyre është vendosur masa administrative gjobë me vlerë 5 000 lekë.

11/11/2026

Tiranë

Komisariati i Policisë Nr. 1 vijon takimet sensibilizuese në shkolla, me fokus rritjen e sigurisë së nxënësve.

Krahas angazhimit të përditshëm për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, një ndër prioritetet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 mbetet garantimi i një mjedisi të sigurt për nxënësit në institucionet arsimore.

Në këtë kuadër, Shefi i Komisariatit të Policisë Nr. 1, sëbashku me punonjësit e Policisë, vijojnë takimet me nxënësit, mësuesit dhe stafet pedagogjike të shkollave, me qëllim ndërgjegjësimin për parandalimin e fenomeneve negative, dhunës, bullizmit dhe çdo sjelljeje që cenon sigurinë e tyre.

Gjatë këtyre takimeve, punonjësit e Policisë zhvillojnë biseda sensibilizuese dhe informuese, duke nxitur bashkëpunimin me komunitetin shkollor dhe duke inkurajuar nxënësit të denoncojnë çdo rast që cenon sigurinë e tyre.

Policia mbetet e angazhuar për të qenë pranë nxënësve dhe për të garantuar një mjedis sa më të sigurt në shkolla.

11/11/2026

Tiranë/Finalizohet operacioni i koduar “Imitimi”.

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas që falsifikonin dokumente të shteteve të BE-së, me qëllim sh*tjen.

Sekuestrohen dokumente polake dhe austriake, të dyshuara të falsifikuara, 1700 euro, 2 mjete dhe celularët e të arrestuarve.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare dhe të Sektorit të Forcës së Posaçme Operacionale, si rezultat i përdorimit të metodave hetimore speciale dhe bashkëpunimit me gazetarët e emisionit “Piranjat”, finalizuan operacionin e koduar “Imitimi”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit H. B., 22 vjeç dhe B. M., 22 vjeç.

Nga veprimet hetimore rezultoi se këta shtetas prodhonin dhe sh*tnin dokumente false të shteteve të BE-së.

Me cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 pasaportë dhe 1 leje drejtimi polake, 1 kartë identiteti dhe 1 leje drejtimi austriake, të gjitha të dyshuara të falsifikuara, si dhe 1700 euro të dyshuara të përfituara nga sh*tja e dokumenteve false, 1 automjet, 1 motomjet dhe 2 celularë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, dhe në drejtimin e saj, Policia e Tiranës vijon hetimin për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetas të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Policia e Tiranës falënderon gazetarët e emisionit “Piranjat”, për bashkëpunimin, dhe shpreh gatishmërinë për të bashkëpunuar konform detyrave funksionale, për çdo rast të paraqitur nga media.

Tiranë/Bllokuan rrugën dhe penguan qarkullimin e automjeteve, gjatë tubimeve të 2 ditëve të fundit, vendosen 37 masa adm...
11/11/2026

Tiranë/Bllokuan rrugën dhe penguan qarkullimin e automjeteve, gjatë tubimeve të 2 ditëve të fundit, vendosen 37 masa administrative.

Në zbatim të Aktit Normativ nr. 5, datë 28.10.2026, konkretisht pikës 2 të nenit 24/1, janë plotësuar 37 procesverbale për konstatimin e kundërvajtjeve administrative të kryera gjatë tubimeve të zhvilluar me datë 09.11.2026 dhe 10.11.2026, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, për shtetas që kanë bllokuar rrugën dhe kanë penguar qarkullimin e mjeteve të transportit, pavarësisht thirrjeve të përsëritura të punonjësve të Policisë, nëpërmjet megafonit.

Për secilin prej këtyre shtetasve është vendosur masa administrative gjobë në vlerën 5 000 lekë.

10/11/2026

Address

Rr. Sami Frasheri Nr. 5
Tirana

Telephone

112

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë:

Shortcuts

Share

Nearby government services