Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë

Directions

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë

30/10/2026
30/10/2026

Vlorë/Finalizohet operacioni i koduar “Target 1”, për kapjen e një shtetasi në kërkim ndërkombëtar.

I dënuar në Itali, me mbi 7 vjet burgim, për disa veprimtari kriminale, kapet në Vlorë dhe arrestohet me qëllim ekstradimin, 38-vjeçari.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i DVP Vlorë, në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim ndërkombëtar, organizoi dhe finalizoi operacionin e koduar “Target 1”.

Gjatë operacionit, u kap në qytetin e Vlorës, shtetasi S. M. alias S. P., 38 vjeç, banues në Selenicë, i cili u arrestua me qëllim ekstradimin në Itali.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit e Bolonjës, Itali, e ka dënuar me 7 vjet, 3 muaj e 15 ditë burgim, për prodhim dhe sh*tje të lëndëve narkotike, zhvatje dhe tentativë zhvatjeje kryer në bashkëpunim, për posedim e përdorim të mjeteve zjarrvënëse (Molotov) në zonën e Riminit, Itali, si dhe për falsifikim dokumentesh identifikimi, rikthim të paligjshëm në Itali dhe mbajtje të armëve pa autorizim, të kryera gjatë periudhës 01.02.2015-12.02.2020.
Nga ky dënim, 38-vjeçarit i kanë mbetur për të kryer 6 vjet, 4 muaj e 3 ditë.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët italianë, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali.

29/10/2026
29/10/2026

Sarandë/Finalizohet operacioni i koduar “Tranzit 2”, goditet një tjetër rast i dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.

Transportonte me furgon, 21 shtetas nga Iraku dhe Irani që kishin hyrë ilegalisht nga kufiri me Greqinë, kapet në flagrancë gjatë natës dhe arrestohet 35-vjeçari.

Procedohen në gjendje të lirë 21 emigrantët, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

Sekuestrohet furgoni.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kufitare Sarandë, në vijim të operacioneve për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve shtetërorë, organizuan dhe finalizuan një tjetër operacion policor, të koduar “Tranzit 2”.

Në kuadër të këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi A. Z., 35 vjeç, banues në Itali.

Ky shtetas u kap gjatë natës, në afërsi të fshatit Shkallë, duke transportuar me një automjet furgon, 21 shtetas me origjinë nga Iraku dhe Irani, të cilët dyshohet se kanë hyrë në mënyrë të paligjshme në Shqipëri, nëpërmjet kufirit tokësor me Greqinë.
Nga hetimet dyshohet se destinacioni final i emigrantëve ishte Italia dhe se pagesa për transportimin ishte 2 800 euro për secilin shtetas.

Në vijim të veprimeve procedurale, 21 shtetasit e huaj u proceduan në gjendje të lirë për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe identifikimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë të përfshirë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Sarandës, për veprime të mëtejshme.

28/10/2026

Vlorë/Finalizohen 2 operacione policore, zbardhen 3 vjedhje dhe kapet 1 shtetas në kërkim. Arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë finalizuan 2 operacione policore, në kuadër të të cilave:

-U zbardhën 3 vjedhje në biznese dhe lokale, u arrestuan shtetasit A. B., 37 vjeç, dhe I. A., 33 vjeç, si dhe u shpall në kërkim shtetasi M. L., 38 vjeç. Të tre dyshohet se janë autorë të vjedhjeve të ndodhura në lagjet “Rilindja” dhe “Pavarësia 2”.

-U kap dhe u arrestua shtetasi A. J., 42 vjeç, i shpallur në kërkim për shkatërrim të pronës me zjarr. Ai dyshohet se më 08.10.2026 ka djegur një mjet pune (miniskrep), në lagjen “Uji i Ftohtë”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Vlorë për veprime të mëtejshme.

DVKM Vlorë/Finalizohet operacioni i koduar “Tranzit”, goditet një rast i dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufir...
26/10/2026

DVKM Vlorë/Finalizohet operacioni i koduar “Tranzit”, goditet një rast i dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.

U kap në flagrancë duke transportuar kundrejt pagesës, 11 emigrantë nga Irani dhe Iraku, të cilët sapo kishin hyrë ilegalisht nga Greqia dhe synonin të kalonin në Itali, arrestohet 30-vjeçari.

Procedohen penalisht 11 emigrantët, për kalim të paligjshëm të kufirit shtetëror.

Sekuestrohet automjeti (furgon) i përdorur për transportimin e tyre.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kufitare Sarandë, në vijim të kontrolleve dhe punës hetimore për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Tranzit”.

Në kuadër të operacionit, u arrestua në flagrancë shtetasi V. D., 30 vjeç, banues në Lushnjë, i cili u kap në afërsi të Konispolit, duke transportuar me automjet (furgon), 11 shtetas nga Irani dhe Iraku, kundrejt pagesës 2500 eurosh për person.

11 emigrantët sapo kishin hyrë ilegalisht në territorin shqiptar, nëpërmjet kufirit tokësor me Greqinë, dhe dyshohet se synonin të kalonin ilegalisht në Itali.

Në vijim të veprimeve procedurale, 11 emigrantët u proceduan për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

23/10/2026

Vlorë/Finalizohet operacioni i koduar “Order”, zbardhet djegia e një automjeti, një muaj më parë, e dyshuar fillimisht si ngjarje aksidentale.

Identifikohen dhe arrestohen 2 shtetas, njëri i dyshuar si porositës dhe tjetri si autor i djegies së automjetit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë, në vijim të veprimeve hetimore të kryra në drejtimin e Prokurorisë, për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur më datë 22.09.2026, rreth orës 01:20, në lagjen “1 Maji”, Vlorë, ku u dogj automjeti në pronësi të shtetases S. N., organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Order”.

Fillimisht, ngjarja u raportua si aksidentale për shkak të një defekti teknik në motorin e automjetit, por nga veprimet intensive hetimore u zbulua se automjeti ishte djegur qëllimisht.

Në kuadër të operacionit u arrestuan shtetasit R. K., 33 vjeç dhe T. K., 36 vjeç, të dy banues në Vlorë, pasi dyshohet se shtetasi R. K. ka porositur shtetasin T. K., për djegien e automjetit në pronësi të shtetases S. N., 50 vjeçe, banuese në Vlorë.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, kryer në bashkëpunim.

Address

Rruga Rakip Malile
Vlorë
9401

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share

Nearby government services


Other Government Organizations in Vlorë

Show All