Kosovo in Greece

Directions

Kosovo in Greece Zyra e Interesave të Kosovës në Athinë - Γραφείο Συμφερόντων του Κοσoβo

26/10/2026

📍Athinë

Festivali Ndêrkulturor 2026

Presidenti i UNESCO Club of the Department of Piraeus and Islands z. Maronitis për Kosovën🇽🇰:

"Kosova këtu, një vend i bukur në zemër të Ballkanit. Me shumë tradita, zakone, valle të mrekullueshme, të fuqishme, të gjalla dhe me ushqim jashtëzakonisht të mirë. Në tavolinën e Kosovës kanë ardhur 2 kuzhinierë, nga më të mirët në botë... duhet të vini të provoni verën e Kosovës dhe ushqimin e shkëlqyer.

Ndaj, dua të falënderoj ambasadorin këtu, mikun tim të dashur, dhe këta djem e vajza, vallet e të cilëve vërtet i adhurova. Dje patëm përsëri një performancë tradicionale, si dasmë. Ky me mustaqe ishte dhëndri, dhe nusja atje e parafundit. Vërtet ishte një vrap i jashtëzakonshëm. Dhe unë isha si një lloj kumbari... Ama kumbari nuk e do kumbarën, siç ndodh në Greqi, nuk kemi të tilla këtu, këtu është Kosova.

Pra, ju dua shumë, dua Kosovën, dua vallen, muzikën dhe mendoj se kjo është përgjigjja. Dialogu i kulturave të popullit është përgjigjja ndaj luftënxitësve që shkatërrojnë dhe shfrytëzojnë jetën tonë. Ata shkatërrojnë kulturën tonë, tokën tonë, familjen tonë, por sidomos mjedisin dhe të ardhmen tonë. Ndaj ne i përgjigjemi dialogut të kombeve me dialogun e kulturave, me këtë që po bëjmë tani këtu, jashtë në tavolina ku popuj të ndryshëm pinë së bashku, hanë së bashku produkte të ndryshme dhe tregojnë bukurinë e paqes. Sinqerisht nuk mund ta kuptoj se si ka njerëz që qeverisin këtë botë, botë që zgjidhen me votë dhe e vetmja gjë që bëjnë është të na shkatërrojnë jetën. Prandaj, ne insistojmë. Kjo është, besoj, forma më serioze e rezistencës kombëtare për çdo vend kundër luftës dhe kundër padrejtësisë. Sepse gjëja e parë që sjell lufta është padrejtësia".

💃 🍷🌮🍕

Kosovo in Greece
Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe i Valleve "S***a"

25/10/2026

Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe i Valleve "S***a" sot me paraqitje live në emisionin "Weekend me Nikos Manesis" në televizionin grek ALPHA.

Më poshtë teksti nga video:
👇

Reporterja:

Shohim valltarë, të veshur me veshjet tradicionale tepër të bukura që na tregojnë vallet e tyre lokale, plot qejf, plot gëzim, duke kërcyer, duke kënduar, duke luajtur edhe muzikë live me orkestër, shohim se mbajnë edhe instrumente tradicionale muzikore nga Kosova, konkretisht mbajnë çiftelinë, e cila i ngjan baglamait tonë - reporterja

Kjo e vogla, po -pyetje nga gazetari në studio

Kjo po, dhe pranë kitara dhe fyelli tradicional🪈. Shohim valle, argëtim, por nuk është vetëm Kosova, i kemi 5 kontinentet nga Australia deri në Amerikë dhe nga Afrika deri në Evropë dhe Azi. Të paktën 30 shtete mblidhen këtu.

Zotëria me flamurin dhe yjet pas, hajde edhe Kosova në Bashkimin Evropian! - koment i gazetarit nga studio Nikos Manesis.

Kosovo in Greece
UNESCO Club of the Department of Piraeus and Islands.

25/10/2026

Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe i Valleve "S***a" ne Alpha Tv.

Intervista e udhëheqësit të Kosovo in Greece z. Fitim Gllareva për Radiotelevizionin e Kosovës lidhur me Festivalin Ndër...
24/10/2026

Intervista e udhëheqësit të Kosovo in Greece z. Fitim Gllareva për Radiotelevizionin e Kosovës lidhur me Festivalin Ndërkulturor në Athinë.

Video zyrtare nga Radio Televizioni i Kosovës (RTK). 22...

24/10/2026
24/10/2026

Ejani tek tavolina e Kosovês në Festivalin Ndërkulturor dhe shijoni fli të freskët. Sot deri në ora 21.00 dhe nesër nga ora 10.00 deri në 21.00.

Qendra Kulturole Manos Loizos, Thivon 245, Nikaia

24/10/2026

O πραματευτής

Address

Leoforos Veikou 98, 11146 Galatsi, Athens
Galátsion
11147

Opening Hours

Monday 09:00 - 17:00
Tuesday 09:00 - 17:00
Wednesday 09:00 - 17:00
Thursday 09:00 - 17:00
Friday 09:00 - 17:00

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Kosovo in Greece posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share

Nearby government services