SHFMU "Ulina" - Kosavë

Directions
Sot, në ambientet e shkollës sonë, u mbajt një ligjëratë informuese me temën “Mbrojtja nga trafikimi i qenieve njerëzore...
04/11/2026

Sot, në ambientet e shkollës sonë, u mbajt një ligjëratë informuese me temën “Mbrojtja nga trafikimi i qenieve njerëzore”.

Ligjërata u realizua nga përfaqësuesit e MAPL-së, përkatësisht Njësia për Hetimin dhe Antitrafikimin, në bashkëpunim me zyrtaren për Barazi Gjinore në Komunën e Dragash*t, znj. Lindita Kozmaqi Piraj.

Gjatë këtij sesioni informues, nxënësit patën mundësinë të njihen më nga afër me rreziqet e trafikimit të qenieve njerëzore, mënyrat e parandalimit dhe rëndësinë e vetëdijesimit për mbrojtjen nga kjo dukuri.

Drejtoria e shkollës shpreh mirënjohje dhe falënderim të veçantë për realizimin e këtij sesioni informues dhe për kontributin e tyre në vetëdijesimin dhe edukimin e nxënësve tanë.

Pensionohet Prof. Shkëlzen Kryeziu Sot, pas shumë vitesh përkushtimi dhe pune të ndershme si profesor i Historisë, Prof....
15/10/2026

Pensionohet Prof. Shkëlzen Kryeziu

Sot, pas shumë vitesh përkushtimi dhe pune të ndershme si profesor i Historisë, Prof. Shkëlzen Kryeziu përmbyll rrugëtimin e tij profesional dhe nis një kapitull të ri të jetës – pensionimin.

Në këtë ditë të veçantë, i shprehim mirënjohjen dhe respektin tonë të sinqertë për kontributin e çmuar në edukimin dhe arsimimin e brezave të rinj, si dhe për përkushtimin e tij në shërbim të arsimit.

I urojmë shëndet të plotë, lumturi, qetësi dhe shumë gëzime në këtë etapë të re të jetës, pranë familjes dhe njerëzve të dashur!

Falënderim! Prindërit e shkollës sonë vazhdojnë me përkrahje dhe donacione. Sot prindi Labinot Kolloni dhuroi 5 t**a fut...
30/09/2026

Falënderim!

Prindërit e shkollës sonë vazhdojnë me përkrahje dhe donacione.

Sot prindi Labinot Kolloni dhuroi 5 t**a futbolli të prodhuar nga JAKO një firmë sportive cilësore.
Stafi i shkollës dhe nxënësit e falënderojnë z. Labinot për përkrahjen e vazhdueshme.

31/08/2026

📢 NJOFTIM

Të nderuar prindër, nxënës dhe staf i shkollës,

Ju njoftojmë se më 1 shtator 2026 fillon zyrtarisht viti i ri shkollor 2026/2027 në këtë orar:
• Klasa VI-IX mësimi fillon nga ora 7:50
• Klasa I-V dhe parafilloret mësimi fillon nga ora 13:00

Procesi mësimor do të zhvillohet sipas orarit të rregullt, ndërsa nxënësit duhet të jenë të pranishëm me kohë në shkollë.

Drejtoria e shkollës ju uron një fillim të mbarë dhe një vit shkollor të suksesshëm, plot shëndet, dije dhe arritje! 📚

Sot, në shkollën tonë u bë përurimi i parkut të lojërave, i dhuruar si donacion nga KFOR-i Turk. Në këtë ceremoni ishin ...
24/07/2026

Sot, në shkollën tonë u bë përurimi i parkut të lojërave, i dhuruar si donacion nga KFOR-i Turk. Në këtë ceremoni ishin të pranishëm komandanti i Këshillit të Lartë Turk, Koloneli Harun Elitaş, përfaqësues të KFOR-it Turk, përfaqësues të ambasadës dhe konsullatës Turke, kryetari i Komunës z. Behxhet Xheladini dhe drejtues të institucioneve komunale. Me këtë rast, para të ftuarve u paraqit një program artistik i përgatitur nga nxënësit e shkollës tonë.

Në emër të drejtorisë, stafit, nxënësve dhe prindërve të shkollës, shprehim mirënjohjen dhe falënderimin tonë të sinqertë ndaj KFOR-it Turk që përmes këtij projekti, kanë sjellë buzëqeshje, gëzim dhe momente të paharrueshme për nxënësit tanë.

Drejtoria e shkollës falendëron të gjithë pjesëmarrësit në program!

23/07/2026

Njoftim

Të nderuar prindër dhe bashkëfshatarë, ju njoftojmë se nesër, më 24.07.2026, në ora 10:30, në oborrin e shkollës do të zhvillohet ceremonia e pranim-dorëzimit të Këndit të Lojërave për Fëmijë, donacion nga KFOR-i Turk.

Me këtë rast do të organizohet një program artistik i përgatitur nga nxënësit e shkollës.

Jeni të mirëpritur të merrni pjesë dhe të ndani me ne këtë moment të veçantë.

Mirë se vini!

Sot, në një atmosferë festive dhe të mbushur me gëzim, shënuam Ditën e Shkollës sonë, një ditë e veçantë që na bashkon p...
05/06/2026

Sot, në një atmosferë festive dhe të mbushur me gëzim, shënuam Ditën e Shkollës sonë, një ditë e veçantë që na bashkon për të festuar sukseset, arritjet dhe vlerat që ndërtojmë së bashku.

Në kuadër të aktiviteteve të organizuara, u zhvillua ceremonia e ndarjes së lëvdatave për nxënësit që u dalluan në Testin e Brendshëm për klasat I–V, si dhe për fituesit dhe pjesëmarrësit e Kuizit të Diturisë për klasat VI–IX.

Urime të përzemërta për të gjithë nxënësit e vlerësuar! Sukseset tuaja janë krenari për shkollën.

Falënderojmë stafin pedagogjik dhe nxënësit për mbështetjen dhe kontributin e tyre në realizimin e kësaj dite të veçantë.

Gëzuar Ditën e Shkollës!

01/06/2026

📚Festa e Abetares 📖
🎈1 Qershori 🎊

Atmosferë festive në shkollën tonë me rastin e "Festës së Abetares" dhe "1 Qershorit". Sot bashkë me lulet e pranverës d...
01/06/2026

Atmosferë festive në shkollën tonë me rastin e "Festës së Abetares" dhe "1 Qershorit".

Sot bashkë me lulet e pranverës dhe cicërimat e zogjve, nxënësit e klasës së parë përfunduan me sukses mësimin e shkronjave. Sot jehuan dhe zërat e fëmijëve të shkollës sonë të cilët me programin e tyre festiv i dhanë hijeshi kësaj dite duke festuar edhe festën e fëmijëve. Urojmë që të jenë të shëndetshëm e të suksesshëm në hapat e dijes.

Urime fëmijë! Ju jeni zëri më i bukur për prindërit dhe mësuesit tuaj!

Gjatë ekskursionit të organizuar me nxënësit e shkollës sonë, patëm kënaqësinë të vizitojmë ëmbëltoret “Drita” në Mitrov...
30/05/2026

Gjatë ekskursionit të organizuar me nxënësit e shkollës sonë, patëm kënaqësinë të vizitojmë ëmbëltoret “Drita” në Mitrovicë dhe “Sharri” në Gjakovë.

Me këtë rast, dëshirojmë t’i falënderojmë sinqerisht për mikpritjen e ngrohtë, shërbimin e shkëlqyer dhe atmosferën e këndshme që na ofruan. Pritja e tyre e veçantë e bëri vizitën tonë edhe më të bukur dhe la përshtypje shumë pozitive tek nxënësit dhe stafi ynë.

Mirënjohje të veçantë për profesionalizmin, bujarinë dhe respektin që treguan ndaj grupit tonë. Ju falënderojmë përzemërsisht dhe ju dëshirojmë suksese të vazhdueshme në punën tuaj.

Address

Dragas

Opening Hours

Monday 07:00 - 16:30
Tuesday 07:00 - 16:30
Wednesday 07:00 - 16:30
Thursday 07:00 - 16:30
Friday 07:00 - 16:30

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when SHFMU "Ulina" - Kosavë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share

Category