04/06/2026
📢 Njoftim
Komuna e Kamenicës, përkatësisht Drejtoria Komunale e Arsimit, në bashkëpunim me Shoqatën e Matematikanëve të Gjilanit, ka kënaqësinë të njoftojë se më 6 qershor 2026 do të organizohet Olimpiada Rajonale e Matematikës - “Kupa e Anamoravës 2026”.
Kjo ngjarje e rëndësishme arsimore po organizohet për herë të parë dhe do të mbledhë nxënës të talentuar nga rajoni, duke krijuar një hapësirë për promovimin e dijes, mendimit kritik dhe dashurisë për matematikën.
Në këtë edicion inaugural do të marrin pjesë përfaqësues nga komunat:
📍 Kamenicë
📍 Gjilan
📍 Viti
📍 Novobërdë
📍 Preshevë
📍 Bujanoc
📍 Kumanovë
📍 Shkup
Olimpiada do të fillojë në ora 10:00, ndërsa ceremonia përmbyllëse dhe ndarja e çmimeve do të mbahet nga ora 15:30.
Ftojmë nxënësit, mësimdhënësit dhe të gjithë dashamirët e arsimit që të bëhen pjesë e kësaj ngjarjeje të veçantë, e cila synon të forcojë bashkëpunimin rajonal dhe të promovojë ekselencën në matematikë.
Mirë se vini në Kamenicë, në Kupën e parë të Anamoravës 2026! 🏆📚
04/06/2026
Hapet konkursi për pranimin e nxënësve në Shkollën e Muzikës në Kamenicë
02/06/2026
📚DREJTORIA E ARSIMIT ORGANIZON FESTËN E ABETARES 2026 🎓
Të dashur prindër ju ftojmë të merrni pjesë në Festën e Abetares, një ngjarje e veçantë kushtuar nxënësve të klasave të para, të cilët gjatë këtij viti hodhën hapat e parë në botën e dijes.
🗓️ 05 Qershor 2026
🕙 Ora 10:00
📍 Sheshi i Qytetit dhe Shtëpia e Kulturës
Në këtë festë do të marrin pjesë 188 nxënës të klasave të para nga 13 shkolla fillore, së bashku me mësimdhënësit, prindërit dhe mysafirët e ftuar.
Sot festojmë shkronjën e parë, ndërsa nesër këta fëmijë do të shkruajnë historinë e tyre dhe shtetit tonë.
Mirë se vini të ndajmë së bashku gëzimin, emocionet dhe suksesin për më të mirët 🫶
01/06/2026
✅ Me rastin e 1 Qershorit Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, Drejtori i arsimit z. Selami Klaiqi bashkë me Kryesuesen e Kuvendit znj. Arbnore Beqiraj Fera vizituan çerdhen e qytetit IP “Filizat”, ku u pritën me buzëqeshje, gëzim dhe aktivitete të shumta nga fëmijët dhe edukatoret.
📌Gjatë vizitës, Drejtori uroi fëmijët për festën e tyre, duke theksuar se kujdesi, edukimi dhe lumturia e tyre mbeten prioritet i Drejtorisë Komunale të Arsimit.
Për të gjithë fëmijëve gëzuar 1 Qershorin!
25/05/2026
Bibliotekat shkollore në Kamenicë pasurohen me 6750 lektyra dhe romane
Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, së bashku me Drejtorin e Arsimit, Selami Klaiqi, kanë pranuar një donacion të vlefshëm nga Shtëpia Botuese Berati, i cili përfshin 6750 lektyra dhe romane shkollore për të gjitha shkollat e komunës, në vlerë rreth 20 mijë euro.
Ky donacion pritet të ndikojë drejtpërdrejt në pasurimin e bibliotekave shkollore dhe në nxitjen e kulturës së leximit tek nxënësit, duke kontribuar njëkohësisht në zhvillimin e tyre edukativ dhe arsimor.
Drejtoria Komunale e Arsimit ka shprehur mirënjohje dhe falënderim të sinqertë për këtë mbështetje të çmuar, e cila vjen në funksion të avancimit të arsimit dhe dijes për gjeneratat e reja në Komunën e Kamenicës.
24/05/2026
📌 KODIMIN DO TË MËSOJNË NXËNËSIT QË NGA KLASA E PARË
Drejtoria e Arsimit në bashkëpunim me SHPIK-un po realizon trajnimin për mësimdhënësit të cilët do të punojnë me nxënësit që nga klasa e parë kështu po ndërtojmë bazat e së ardhmes digjitale në arsim!
Nga Shtatori nxënësit që nga klasa e parë nxënësit tanë do të kenë mundësinë të mësojnë logjikën programuese, kreativitetin dhe zgjidhjen e problemeve përmes teknologjisë.
23/05/2026
Maturantët nga Kamenica nisen për në Stamboll
Drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit ka njoftuar se 24 maturantë, të cilët kanë arritur sukses të shkëlqyer me notë mesatare mbi 4.7 dhe kanë rezultuar të suksesshëm në testin e vlerësues për të qenë pjesë e EuroTrip-it, sot janë nisur për në Stamboll.
Maturantët do të qëndrojnë për tre ditë në Stamboll, ku do të kenë mundësi të vizitojnë vende me rëndësi kulturore dhe historike, si dhe të përjetojnë aktivitete të ndryshme edukative dhe rekreative.
Ky organizim është kuadër të projektit “Pako Matura EuroTrip” dhe realizohet nën patronatin e Kryetarit të Komunës, Kadri Rahimaj, si formë vlerësimi dhe motivimi për nxënësit më të dalluar të komunës.
Sipas Drejtorisë së Arsimit, ky aktivitet synon të shpërblejë përkushtimin dhe suksesin e maturantëve, duke iu ofruar atyre mundësi për përvoja të reja edukative dhe kulturore.
22/05/2026
📢 EKSKURSIONI I SEMIMATURANTËVE 2026
Drejtoria e Arsimit sot po organizon ekskursionin e të gjithë nxënësve të klasës IX, nën patronatin e Kryetarit z. Kadri Rahimaj ky udhëtim për nxënësit do të jetë përvojë dhe kujtime të bukura për ta, pa krijuar shpenzime për prindërit e komunës sonë!
20/05/2026
✅ Drejtori i Arsimit z. Selami Klaiqi bashkë me stafin sot zhvilluan takim me mësimdhënësit e të gjitha kolegjiumeve, ku diskutuan për organizimin dhe përgatitjet për vitin e ri shkollor 2026/27.
📌 Një nga risitë që do të fillojë nga ky shtator është se të gjithë mësimdhënësit do t’i kenë të gatshme planet vjetore dhe planet dymujore, me qëllim të lehtësimit të punës profesionale, rritjes së efikasitetit dhe fokusimit më të madh tek cilësia në mësimdhënie.
📌 Vazhdojmë të punojmë për një sistem arsimor më të organizuar, më modern dhe më mbështetës për mësimdhënësit dhe nxënësit tanë.
19/05/2026
✅ Drejtoria e Arsimit në bashkëpunim me përfaqësuesit e Qendrës së Vlerësimit në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës z. Fatmir Elezi, udhëheqës i Qendrës për Vlerësim, dhe z. Afrim Rrahmani nga Divizioni për Vlerësim, Standarde dhe Monitorim, mbajti një takim informues me administruesit e Testit të Maturës.