Komuna Klinë

Directions Website

Komuna Klinë Faqja Zyrtare ne facebook e Komunës së Klinës

Shpallja e Përfituesve të Nën-Projekteve për Renovim / Rindërtim të Projektit për Banimin Social AdekuatNë bazë të Memor...
28/10/2026

Shpallja e Përfituesve të Nën-Projekteve për Renovim / Rindërtim të Projektit për Banimin Social Adekuat

Në bazë të Memorandumit të Mirëkuptimit të nënshkruar më 23 dhjetor 2024 mes Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI) dhe Komunës së Klinës, si dhe bazuar në Thirrjen Publike për shprehje të interesit për nën-projektin: renovimi / rindërtimi i shtëpive private për familjet dhe individët e cenueshëm në kuadër të projektit “Banimi Social Adekuat”, të shpallur nga Komuna e Klinës, pas përfundimit të procesit të verifikimit të aplikimeve nga Njësiti i Implementimit të Projektit (NJIP) dhe vlerësimit nga Komisioni Vlerësues i Komunës, në koordinim me Njësitin e Menaxhimit të Projektit (NjMP) në MMPHI, shpallen rezultatet për përfituesit e nën-projekteve për renovim / rindërtim të shtëpive private për familjet dhe individët e cenueshëm në kuadër të Projektit “Banimi Social Adekuat”.

Shpallja e përfituesve synon të sigurojë transparencë, barazi dhe paanshmëri në procesin e përzgjedhjes, si dhe të mbështesë implementimin e drejtë të Projektit.

Bashkëngjitur: Lista zyrtare e përfituesve dhe rezultatet e procesit të vlerësimit.

KOMUNA E KLINËS DHE UNIVERSITETI “HAXHI ZEKA” BASHKOJNË EKSPERTIZËN PËR ZHVILLIM TË QËNDRUESHËMKomuna e Klinës, në bashk...
21/10/2026

KOMUNA E KLINËS DHE UNIVERSITETI “HAXHI ZEKA” BASHKOJNË EKSPERTIZËN PËR ZHVILLIM TË QËNDRUESHËM

Komuna e Klinës, në bashkëpunim me Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë, po avancon bashkëpunimin institucional dhe akademik në funksion të planifikimit të qëndrueshëm dhe zhvillimit afatgjatë të komunës.

Sot, në Komunën e Klinës u mbajt një punëtori institucionale në kuadër të procesit të hartimit të Studimit të Fizibilitetit për Komunën e Klinës, me pjesëmarrjen e kryetarit të Komunës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, nënkryetarit Fadil Gashi, kryesuesit të Kuvendit Komunal, Enver Berisha, përfaqësuesve të Universitetit “Haxhi Zeka” dhe drejtorëve të drejtorive komunale.

Gjatë punëtorisë u shqyrtuan dhe u vlerësuan të dhënat zhvillimore për periudhën 2021-2025, me fokus në infrastrukturë, zhvillim territorial, kapital njerëzor, tregun e punës, potencialet ekonomike dhe prioritetet zhvillimore të Klinës.

Ky proces synon të identifikojë nevojat, sfidat dhe mundësitë zhvillimore të komunës, duke krijuar një bazë të besueshme për përcaktimin e prioriteteve strategjike, planifikimin e investimeve dhe hartimin e politikave publike të mbështetura në të dhëna konkrete.

Komuna e Klinës mbetet e përkushtuar në forcimin e bashkëpunimit me institucionet akademike dhe profesionale, në mënyrë që vendimmarrja dhe investimet e ardhshme të orientohen drejt nevojave reale të qytetarëve dhe zhvillimit të qëndrueshëm të komunës.

Tetori Rozë – Zbulimi i hershëm shpëton jetë 🎀Zyra për Barazi Gjinore e Komunës së Klinës, në bashkëpunim me Qendrën Kry...
16/10/2026

Tetori Rozë – Zbulimi i hershëm shpëton jetë 🎀

Zyra për Barazi Gjinore e Komunës së Klinës, në bashkëpunim me Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF), ka organizuar sot një takim informues në kuadër të fushatës ndërgjegjësuese “Tetori Rozë”, i cili u mbajt në Sallën e Kuvendit të Komunës së Klinës.
Takimi është udhëhequr nga zyrtarja për Barazi Gjinore, Mimoza Krasniqi. Të pranishmëve iu drejtua me fjalë përshëndetëse edhe nënkryetari i Komunës së Klinës, Fadil Gashi, ndërsa për rëndësinë e ndërgjegjësimit, parandalimit dhe zbulimit të hershëm të kancerit të gjirit ka folur Dr. Gazmend Boja, duke theksuar rëndësinë e kontrolleve të rregullta shëndetësore dhe diagnostikimit të hershëm.
Gjatë këtij takimi u theksua rëndësia e informimit të drejtë, kontrolleve të rregullta shëndetësore dhe diagnostikimit të hershëm, si hapa thelbësorë në parandalimin dhe trajtimin me kohë të kancerit të gjirit.
Pas përfundimit të takimit informues, pjesëmarrësit iu bashkuan marsh*t të organizuar në kuadër të fushatës “Tetori Rozë”, duke përcjellë mesazhin e solidaritetit, mbështetjes dhe ndërgjegjësimit për të gjitha gratë që përballen me kancerin e gjirit.
Zbulimi i hershëm shpëton jetë!🎀

POST MORTUMKomuna e Klinës shpreh pikëllimin e thellë për ndarjen nga jeta të ish-punonjëses sonë Shemsije Hamzaj, e cil...
16/10/2026

POST MORTUM

Komuna e Klinës shpreh pikëllimin e thellë për ndarjen nga jeta të ish-punonjëses sonë Shemsije Hamzaj, e cila ishte gruaja e parë e punësuar në Komunën e Klinës.

Kontributi i saj në institucionin tonë mbetet pjesë e historisë institucionale të Komunës së Klinës, ndërsa kujtimi për të do të ruhet me respekt nga kolegët dhe bashkëpunëtorët e saj.

Me këtë rast, Komuna e Klinës u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve dhe miqve të saj.

U prehtë në paqe!

NJOFTIMTë nderuar qytetarë,Ju njoftojmë se, për shkak të realizimit të punimeve në kuadër të projektit “Rindërtimi i She...
08/10/2026

NJOFTIM

Të nderuar qytetarë,

Ju njoftojmë se, për shkak të realizimit të punimeve në kuadër të projektit “Rindërtimi i Shesh*t”, do të bëhet mbyllja e përkohshme e rrugës “Abedin Rexha”, përkatësisht segmenti nga Sheshi “Ndue Përlleshi” deri te Sheshi “Nënë Tereza”, si dhe rruga “Leonard Palucaj”, duke përfshirë edhe pjesën që lidhet me rrugën “Dëshmorët e Kombit”.

Mbyllja e përkohshme e këtij segmenti rrugor fillon më 08.10.2026 dhe do të jetë në fuqi deri në përfundimin e punimeve dhe krijimin e kushteve të përshtatshme për rikthimin e qarkullimit normal.

Për rihapjen e rrugës, qytetarët do të njoftohen me kohë nga Komuna e Klinës.

Kërkojmë nga të gjithë qytetarët dhe pjesëmarrësit në komunikacion që gjatë kësaj periudhe të përdorin rrugët alternative dhe të respektojnë sinjalizimin e vendosur në terren.

Njëkohësisht, kërkojmë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve, pasi këto punime janë në interes të përgjithshëm dhe synojnë përmirësimin e infrastrukturës dhe krijimin e kushteve më të mira për qytetarët e Komunës së Klinës.

NJOFTIM PËR MBYLLJEN E RRUGËS SADIK RAMATë nderuar qytetarë,Ju njoftojmë se, për shkak të punimeve në rrugë, sot, më dat...
07/10/2026

NJOFTIM PËR MBYLLJEN E RRUGËS SADIK RAMA

Të nderuar qytetarë,

Ju njoftojmë se, për shkak të punimeve në rrugë, sot, më datë 07.10.2026, nga ora 17:00, do të bëhet mbyllja e përkohshme e segmentit të rrugës “Sadik Rama”, në pjesën nga pika e karburantit “Petrol Company”, përballë rrugës “Prend Prendi”, deri te hyrja në rrugën “Haxhi Zeka”, përballë vetëshërbimit “Viva Fresh”.

Ky segment i rrugës do të jetë i mbyllur për qarkullim deri më 08.10.2026, në ora 07:00.

Kërkojmë nga të gjithë qytetarët dhe pjesëmarrësit në komunikacion që gjatë kësaj periudhe të përdorin rrugët alternative dhe të respektojnë sinjalizimin e vendosur në terren.

Njëkohësisht, kërkojmë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve, pasi këto punime janë në interes të përgjithshëm dhe synojnë përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe krijimin e kushteve më të mira për qytetarët e Komunës së Klinës.

NJOFTIMDrejtoria për Bujqësi në Komunës së Klinës, në bashkëpunim me organizatën Syri i Vizionit, organizon sesion infor...
07/10/2026

NJOFTIM

Drejtoria për Bujqësi në Komunës së Klinës, në bashkëpunim me organizatën Syri i Vizionit, organizon sesion informues për gratë dhe personat me aftësi të kufizuara nga zonat rurale.

📅 09 tetor 2026 | ⏰ 14:00–15:30
📍 Salla e Kuvendit të Komunës së Klinës

PENSIONOHET ZYRTARJA PËR BARAZI GJINORE NË KOMUNËN E KLINËSPas një angazhimi të gjatë dhe të përkushtuar në shërbim të K...
06/10/2026

PENSIONOHET ZYRTARJA PËR BARAZI GJINORE NË KOMUNËN E KLINËS

Pas një angazhimi të gjatë dhe të përkushtuar në shërbim të Komunës së Klinës dhe qytetarëve të saj, zyrtarja për Barazi Gjinore - Vitore Shala, përmbylli me dinjitet karrierën e saj profesionale dhe filloi një kapitull të ri në jetën e saj.

Drejtoria e Administratës shpreh mirënjohjen dhe falënderimin për kontributin, përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar ndër vite në ushtrimin e detyrave dhe përgjegjësive të saj.

Në këtë ditë të veçantë, i urojmë shëndet, mbarësi, qetësi dhe shumë momente të bukura pranë familjes dhe më të dashurve.

Faleminderit për punën dhe kontributin e dhënë ndër vite!

Urime pensionimi!

Drejtoria e Administratës
Komuna e Klinës

Shënjëzimi horizontal dhe vertikal i rrugëve dheparkingjeve në qytetin e KlinësNë kuadër të angazhimeve për rritjen e si...
05/10/2026

Shënjëzimi horizontal dhe vertikal i rrugëve dhe
parkingjeve në qytetin e Klinës

Në kuadër të angazhimeve për rritjen e sigurisë në komunikacion dhe përmirësimin e infrastrukturës rrugore,
Drejtoria e Inspektoratit ka realizuar shënjëzimin horizontal dhe vertikal të rrugëve në qytetin e Klinës.
Këto punime kontribuojnë në orientimin më te mirë të pjesëmarrësve në trafik, rritjen e sigurisë dhe krijimin e një hapësire më të regullt dhe më të sigurt për të gjithë qytetarët.

KONKURS PËR ÇMIMIN “ART KLINA” – 2026Edicioni i XI-tëDrejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport e Komunës së Klinës shpall Ko...
02/10/2026

KONKURS PËR ÇMIMIN “ART KLINA” – 2026

Edicioni i XI-të

Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport e Komunës së Klinës shpall Konkursin për Çmimin “Art Klina” – 2026, edicioni i XI-të, me qëllim të promovimit, mbështetjes dhe vlerësimit të krijimtarisë artistike figurative.

Të drejtë konkurrimi kanë të gjithë krijuesit e artit figurativ profesional, me nga një punim, të realizuar në njërën nga këto teknika:

* Vizatimi;
* Grafika;
* Piktura;
* Skulptura;
* Fotografia artistike.

Afati dhe mënyra e dorëzimit

Afati për dorëzimin e punimeve është nga data 01.10.2026 deri më 10.11.2026, ora 16:00.

Bashkë me punimin, autorët duhet të dorëzojnë këto të dhëna:

* Titullin e veprës;
* Teknikën;
* Dimensionet;
* Vitin e realizimit të veprës.

Punimet konkurruese duhet të jenë të përgatitura teknikisht dhe të kornizuara.

Ekspozita dhe vlerësimi

Punimet e përzgjedhura nga juria profesionale do të ekspozohen në Galerinë e Qendrës së Kulturës “Jehona e Dukagjinit”, në kuadër të aktiviteteve për nder të 28 Nëntorit.

Hapja solemne e ekspozitës do të bëhet më 26.11.2026, në ora 14:00.

Juria profesionale, me rastin e hapjes solemne të ekspozitës, do të bëjë vlerësimin e punimeve dhe do të ndajë Çmimin “Art Klina” – 2026, sipas këtij përcaktimi:

1. Çmimi kryesor “Art Klina” – 300 €
2. Vendi i dytë – 100 €
3. Vendi i tretë – 100 €

Ftohen të gjithë krijuesit e artit figurativ profesional që t’i përgjigjen këtij konkursi me punimet e tyre dhe të kontribuojnë në pasurimin e jetës kulturore dhe artistike të Komunës së Klinës.

Address

Klina
32000

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Komuna Klinë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share

Nearby government services


Other Public & Government Services in Klina

Show All