10/10/2026
🇦🇱 KAJTAZ ALUSH GASHI – NJËRI NGA PJESËTARËT E PARË TË CELULAVE TË UÇK-së NË SFERKË
Historia e lirisë së Kosovës është shkruar nga burra që vepruan me guxim, morën përsipër rreziqe të mëdha dhe dhanë kontributin e tyre pa kërkuar asgjë në këmbim. Njëri prej tyre është Baci Kajtaz Alush Gashi, njëri nga pjesëtarët e parë të celulave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Sferkë.
Në ditët e para të organizimit çlirimtar, Baci Kajtazi mori pjesë disa herë radhazi në kalimin e kufirit drejt Shqipërisë, për të siguruar armatim dhe për ta sjellë atë në Kosovë. Ishin rrugë të vështira e të rrezikshme, që kërkonin guxim, vendosmëri dhe përkushtim ndaj atdheut.
Kontributi i tij u dëshmua edhe në përballje të drejtpërdrejta me armikun. Pranë shkollës së Sferkës, Baci Kajtazi u përball nga afër me paramilitarët serbë, ku u shkëmbyen të shtëna me armë në drejtim të forcave armike. Një ballafaqim i rrezikshëm, që dëshmon për sfidat dhe rreziqet me të cilat përballeshin ata që u vunë në shërbim të çlirimit të Kosovës.
Por ajo që e bën edhe më të veçantë figurën e Bacit Kajtaz është jeta e tij pas luftës. Sot, Baci Kajtazi jeton në Sferkë, në vendin ku lindi dhe u rrit. Bën një jetë të thjeshtë e të rëndomtë, por me dinjitet dhe krenari. Ai asnjëherë nuk vrapoi pas pozitave, privilegjeve apo lakmisë së pasluftës. Nuk e përdori kontributin e tij për të kërkuar përfitime personale, por zgjodhi të vazhdojë jetën thjesht, aty ku i kanë rrënjët, me ballin lart dhe me dinjitetin e një burri që dha kontributin e tij në ditët e vështira për Kosovën.
Në një kohë kur shpesh vlerësohen pozitat dhe përfitimet, jeta e Bacit Kajtaz na kujton se vlera e një njeriu nuk matet me atë që merr nga atdheu, por me atë që jep për të. Ka burra që nuk kanë nevojë për pozita e privilegje për të dëshmuar vlerën e tyre, sepse veprat dhe jeta e tyre flasin vetë.
Nderim për Bacin Kajtaz Alush Gashi, për kontributin e tij në ditët e para të organizimit të UÇK-së dhe për dinjitetin me të cilin vazhdoi jetën pas luftës! 🇦🇱🦅 Lavdi të gjithë atyre që kontribuuan për lirinë e Kosovës!