RDA North

RDA North

Share

ARDA North, EU funded, supports northern regional economic development.

Photos from RDA North's post 05/06/2026

🎉 U hap Panairi Bujqësor dhe Artizanal në Vushtrri! 🎉
Sot u bë hapja e Panairit Bujqësor dhe Artizanal në Vushtrri, i organizuar nga Komuna e Vushtrrisë, Agjencia për Zhvillim Rajonal Veri dhe Shoqata GIGVA.
Në ceremoninë e hapjes morën pjesë Drejtori i Bujqësisë, Besim Shyti, Drejtoresha Ekzekutive e AZHR Veri, Rreze Duli, dhe përfaqësuesja e Shoqatës GIGVA, Nerxhivane Krasniqi, të cilët theksuan rëndësinë e promovimit të prodhimeve vendore, fuqizimit të grave fermere dhe zhvillimit ekonomik lokal.
🌾🧀 Panairi do të jetë i hapur deri më 9 qershor dhe ofron një gamë të pasur të produkteve bujqësore, ushqimore dhe artizanale.
📍 Mirë se vini te Kalaja e Vushtrrisë! 🏰✨

04/06/2026

🌿🎪 Ejani në Vushtrri! 🎪🌿

Nga 5 deri më 9 Qershor 2026, sheshi pranë Kalasë së Vushtrrisë do të shndërrohet në një hapësirë plot ngjyra, shije dhe traditë!

🍯 Produkte vendore
đź§€ Ushqime tradicionale
🌱 Prodhime të grave fermere
🤝 Mundësi bashkëpunimi dhe rrjetëzimi
🎉 Atmosferë festive për të gjithë familjen

Panairi pesëditor organizohet nga Agjencia për Zhvillim Rajonal – Veri (AZHR Veri) dhe Shoqata GIGVA, me pjesëmarrjen e rreth 22 ekspozuesve nga Komuna e Vushtrrisë.

📅 05–09 Qershor 2026
📍 Sheshi afër Kalasë së Vushtrrisë

Mbështesim prodhuesit vendorë, fuqizojmë gratë fermere dhe promovojmë zhvillimin ekonomik lokal.

Ju presim në Vushtrri! 🌻🇽🇰

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë 28/05/2026

MINTI dhe KIESA lansojnë 5.8 milionë euro grante për bizneset në Kosovë

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI), në bashkëpunim me Agjencinë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), kanë lansuar skemat e reja të granteve në vlerë prej 5.8 milionë eurosh për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme në Republikën e Kosovës.

Përmes këtyre skemave synohet mbështetja e prodhimit vendor, avancimi i digjitalizimit dhe rritja e konkurrueshmërisë së bizneseve kosovare. Mbështetja përfshin skemën për gratë ndërmarrëse, skemën për makineri prodhuese dhe përpunuese, skemën për digjitalizim të bizneseve dhe skemën për certifikim të produkteve.

Në kuadër të skemës për gratë ndërmarrëse janë ndarë 200 mijë euro, ku ndërmarrjet mikro mund të përfitojnë deri në 10 mijë euro, ndërsa ndërmarrjet e vogla deri në 20 mijë euro mbështetje financiare.

Për sektorin prodhues dhe përpunues janë ndarë gjithsej 5 milionë euro, përkatësisht 2 milionë euro për ndërmarrjet mikro, 2.5 milionë euro për ndërmarrjet e vogla dhe 500 mijë euro për ndërmarrjet e mesme.

Ndërkohë, përmes skemës së digjitalizimit, bizneset do të mund të mbështeten në fusha si marketingu digjital, e-tregtia, automatizimi dhe optimizimi i proceseve, si dhe sistemet për menaxhimin e klientëve dhe burimeve njerëzore.

Sa i përket certifikimit të produkteve, ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme mund të përfitojnë deri në 20 mijë euro, ndërsa bizneset e sektorit të metalit deri në 25 mijë euro, me vetëm 10 për qind participim nga vetë biznesi.

Ministrja Mimoza Kusari-Lila ka ftuar bizneset vendore që të aplikojnë dhe të bëhen pjesë e programeve mbështetëse që synojnë zhvillimin ekonomik, inovacionin dhe rritjen e kapaciteteve prodhuese në vend.

Aplikimi për të gjitha skemat bëhet vetëm në mënyrë elektronike përmes platformës eKosova dhe faqeve zyrtare të MINTI-t dhe KIESA-s.

Përmes linqeve:
MINTI https://mint.rks-gov.net/
KIESA http://kiesa.rks-gov.net/

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit do të organizojë konferencën e parë në Kosovë “Gratë në Biznes – She Rises 2026”, e cila do të mbahet më 20 qershor në Hotel Emerald në Prishtinë.

AppATK 28/05/2026

Hapet aplikimi për punëtorët e sektorit jo-publik

Aplikimin mund ta bëni duke plotësuar formularin në vijim:
https://apps.atk-ks.org/Subvencionim

Secili i punësuar duhet të aplikojë individualisht, dhe të sigurohet që të dhënat e plotësuara të jenë të sakta.

Llogaria bankare duhet patjetër të jetë në emër të përfituesit.

Aplikimet që përmbajnë gabime, refuzohen.

Afati i aplikimit:
Deri me datën 5 qershor 2026.

Kush mund të aplikojë:
- Punëtorët në sektorin privat;
- Punëntorët në entitete jo-publike (OJQ);
- Punëtorët në entitete publike por që nuk marrin pagë nga buxheti përmes listës së pagave (Ndërmarrjet Publike, RTK etj).

Kriteri i përfitimit:
- Përfituesi duhet të ketë të ardhura mujore bruto jo më shumë se 1,000 euro;
- Punëtori duhet të jetë i deklaruar në ATK nga punëdhënësi me deklaratën e muajit prill (që është bërë deri me 15 maj).

AppATK Përmes kësaj mase të Pakos për Përballje me Inflacionin 2.0, Qeveria ofron mbështetje për të gjithë punëtorët e sektorit privat me një shumë të njëhershme prej 100 euro. Pra, si rezultat i kësaj mbështetje, punëtorët e sektorit privat që kualifikohen për përfitim dhe që kanë ...

Photos from Ministria e Zhvillimit Rajonal's post 26/05/2026
25/05/2026

NJOFTIM PUBLIK

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, përmes Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), ka hapur thirrjen publike për aplikim për pjesëmarrje në Forumin Ekonomik “Vienna Economic Forum – Meet Kosovo in Vienna 2026”, që do të mbahet më datën 9 qershor 2026.

Ky forum synon promovimin e bizneseve kosovare dhe forcimin e bashkëpunimit ekonomik ndërkombëtar, duke krijuar mundësi të reja për investime dhe partneritete biznesore.

Forumi organizohet nën patronatin e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe Kancelarit Federal të Republikës së Austrisë, Christian Stocker.

Bizneset e interesuara mund tĂ« aplikojnĂ« duke plotĂ«suar formularin pĂ«rkatĂ«s dhe duke e dĂ«rguar atĂ« nĂ« mĂ«nyrĂ« elektronike deri mĂ« 31 maj 2026, nĂ« ora 00:00, nĂ« email adresĂ«n: [email protected].
Për më shumë informata klikoni në këtë link: https://kiesa.rks-gov.net/page.aspx?id=3,5,1135

22/05/2026

Njoftim:
Ministria e Zhvillimit Rajonal(MZHR) njofton të gjithë aplikantët potencial se nga data 18.05.2026 lansoni Thirrjen për Propozime “Programi për Zhvillim Rajonal të Balancuar PZHRB 2026”.
Aplikimi bëhet përmes platformës e-kosova.
Udhëzimin për aplikantë mund ti gjeni në uebfaqen e MZHR-së.
https://mzhr.rks-gov.net/.../ministria-e-zhvillimit.../
_______________________
Obaveštenje:
Ministarstvo za regionalno razvoj obaveštava sve potencijalne podnosioce prijava da od 18.05.2026. godine lansira poziv za podnošenje predloga za Program ravnomernog regionalnog razvoja PRRR 2026.
Podnošenje prijava se vrši putem platforme e-kosova.
Uputstva za podnosioce prijava možete pronaći na internet stranici MRR-a.
https://mzhr.rks-gov.net/.../ministria-e-zhvillimit.../
______________________
Announcement:
The Ministry of Regional Development (MDR) informs all potential applicants that the Call for Proposals for the "Balanced Regional Development Program BRDP 2025" will be launched on 18.05.2026
Application will be made through the e-Kosova platform.
Instructions for applicants can be found on the MRD website.
https://mzhr.rks-gov.net/.../ministria-e-zhvillimit.../ See less

403 Forbidden

Photos from RDA North's post 22/05/2026

Agjencia për Zhvillim Rajonal Veri dhe organizata GIGVA organizuan një punëtori me gratë fermere dhe ndërmarrëse të Komunës së Vushtrri. Qëllimi i takimit ishte identifikimi i prioriteteve të fshatrave të komunës dhe diskutimi i nevojave të grave fermere.
Në takim morën pjesë kryetari i komunës, Ferit Idrizi drejtoresha e AZHR Veri, Rreze Duli, facilitatorja Albulena Avdiu, si dhe përfaqësueset e shoqatës GIGVA, Nerxhivane Krasniqi dhe MiraDijee Gashii-Hamitii
Gjatë punëtorisë u diskutua edhe organizimi i një panairi bujqësor dhe artizanal, si mbështetje nga AZHR Veri për organizatën e re GIGVA dhe promovimin e grave ndërmarrëse e fermere të komunës. Punë të mbarë GIGVA! 🙌
Suksese në rrugëtimin dhe iniciativat për mbështetjen e grave fermere, ndërmarrëse dhe zhvillimin e komunitetit lokal. 🌱 Komuna e Vushtrrisë

15/05/2026

MITROVICË Programi i Punës Praktike – Praktikantë me kompensim

Komuna e Mitrovicës, në bashkëpunim me Agjencinë e Punësimit të Republikës së Kosovës, në kuadër të skemës “Kosovo Generation Unlimited”, shpall thirrje për aplikim në Programin e Punës Praktike.

Pozita: Praktikant (100 vende)
Kohëzgjatja: 3 muaj
Kompensimi: 300 € / muaj
Afati i aplikimit: 01.06.2026

Lokacioni: Praktikantët do të angazhohen në drejtoritë dhe institucionet përkatëse të Komunës së Mitrovicës, sipas nevojave.

Kriteret e aplikimit:

* Banorë të Komunës së Mitrovicës
* Nxënës, studentë ose të diplomuar
* Vlerësohet njohja e gjuhëve të huaja

Linku i aplikimit;

https://kosovogenu.com/jobs/69fda5ab89827d2d77108d85

Të drejtë aplikimi kanë të rinjtë nga mosha 16–24 vjeç.

Ky program synon të fuqizojë të rinjtë duke u ofruar përvojë praktike në ambient pune, zhvillim të aftësive profesionale dhe përgatitje për tregun e punës. Praktika në drejtoritë komunale paraqet një mundësi të mirë për të fituar përvojë relevante dhe për të zhvilluar aftësi komunikimi dhe bashkëpunimi.

Kosovo Generation Unlimited

Want your business to be the top-listed Government Service in Kosovska Mitrovica?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Telephone

Address


Milan Perkaj
Kosovska Mitrovica
40.000

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00