Agjencia e Punësimit e Republikës së Kosovës

Call Directions

Agjencia e Punësimit e Republikës së Kosovës Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Agjencia e Punësimit e Republikës së Kosovës, Government Organization, Rr. Avdullah Bugari, PN, Rahovec.

📲 ePunësimi – Drejt funksionalizimit të shërbimeve digjitale të punësimit!🤝 Ministria e Punës, Familjes dhe Vlerave të L...
11/11/2026

📲 ePunësimi – Drejt funksionalizimit të shërbimeve digjitale të punësimit!

🤝 Ministria e Punës, Familjes dhe Vlerave të Luftës Çlirimtare, përmes Agjencisë së Punësimit të Republikës së Kosovës (APRK), në bashkëpunim me Ministrinë e Digjitalizimit dhe Administratës Publike dhe me mbështetjen e GIZ-it, po zhvillon një punëtori për avancimin e platformës digjitale ePunësimi.

🎯 Synimi i platformës do të jetë ofrimi i shërbimeve më të shpejta dhe më cilësore, thjeshtësimi i procedurave dhe lehtësimi i qasjes në shërbimet e punësimit për qytetarët, punëkërkuesit dhe punëdhënësit në Kosovë.

💻 Gjatë punëtorisë, përfaqësuesit e institucioneve dhe ekspertët e fushës po punojnë në përcaktimin dhe harmonizimin e kërkesave funksionale dhe teknike për zhvillimin e një platforme moderne, të integruar dhe lehtësisht të qasshme.

Përurohet objekti i ri i Zyrës së Punësimit në GjakovëNë praninë e kryeministrit Albin Kurti, ministrit Hoti, zëvendësmi...
28/10/2026

Përurohet objekti i ri i Zyrës së Punësimit në Gjakovë

Në praninë e kryeministrit Albin Kurti, ministrit Hoti, zëvendësministrit Dobruna dhe drejtorit të Agjencisë së Punësimit të Republikës së Kosovës, Blerim Hasani, është përuruar objekti i ri i Zyrës së Punësimit në Gjakovë.

Investimi qeveritar, në vlerë afër 200 mijë eurosh, përfshin një objekt prej 506 metrash katrorë, me hapësira funksionale për pritjen e qytetarëve, këshillimin individual dhe organizimin e trajnimeve. Objekti ofron qasje edhe për personat me aftësi të kufizuara, duke lehtësuar shfrytëzimin e shërbimeve.

Ambientet e reja krijojnë kushte më të mira për punën e stafit dhe takimet me punëkërkues e punëdhënës. Sallat e posaçme mundësojnë zhvillimin e aktiviteteve në grup, orientimin në karrierë dhe bashkëpunimin me bizneset lokale.

Hapja e këtij objekti është pjesë e modernizimit të infrastrukturës së APRK-së, me qëllim ofrimin e shërbimeve më cilësore dhe më të qasshme për qytetarët.

23/10/2026

Përmes iniciativës Kosovo Generation Unlimited, UNICEF në Kosovë vazhdon bashkëpunimin e ngushtë me Agjencinë e Punësimit për të zgjeruar mundësitë për zhvillimin e aftësive, punësim dhe ndërmarrësi, veçanërisht për të rinjtë që nuk janë të punësuar, nuk janë të përfshirë në arsim apo trajnime (NEET), si dhe për të rinjtë nga komunitetet e margjinalizuara.

Gjatë takimit me z. Blerim Hasani, Drejtor i Agjencisë së Punësimit, diskutuam progresin e arritur së bashku dhe mundësitë për të forcuar më tej bashkëpunimin tonë, me qëllim që të mbështesim sa më shumë të rinj në kalimin e suksesshëm nga edukimi në tregun e punës, me mbështetjen e Agjencisë Austriake për Zhvillim (ADA).

Së bashku, po punojmë për një të ardhme ku çdo i ri dhe e re ka mundësi të zhvillojë potencialin e vet dhe të kontribuojë në zhvillimin e Kosovës.



***

Kroz inicijativu Kosovo Generation Unlimited, UNICEF na Kosovu nastavlja blisku saradnju sa Agencijom za zapošljavanje kako bi proširio pristup mogućnostima za razvoj veština, zapošljavanje i preduzetništvo, posebno za mlade koji nisu zaposleni, nisu uključeni u obrazovanje niti pohađaju obuke (NEET), kao i za mlade iz marginalizovanih zajednica.

Tokom sastanka sa g. Blerimom Hasanijem, direktorom Agencije za zapošljavanje, razgovarali smo o zajednički ostvarenom napretku i mogućnostima za dalje jačanje saradnje, kako bismo podržali što više mladih u uspešnom prelasku iz obrazovanja u svet rada, uz podršku Austrijske razvojne agencije (ADA).

Zajedno radimo na stvaranju budućnosti u kojoj svaka mlada osoba ima priliku da ostvari svoj potencijal i doprinese razvoju Kosova.

APRK dhe Komuna e Pejës nënshkruajnë Memorandum Mirëkuptimi për punësimin dhe fuqizimin ekonomik të viktimave të dhunës ...
21/10/2026

APRK dhe Komuna e Pejës nënshkruajnë Memorandum Mirëkuptimi për punësimin dhe fuqizimin ekonomik të viktimave të dhunës në familje

Agjencia e Punësimit e Republikës së Kosovës (APRK) dhe Komuna e Pejës kanë nënshkruar Memorandum Mirëkuptimi me qëllim të forcimit të bashkëpunimit institucional për mbështetjen e viktimave dhe të mbijetuarave të dhunës në familje, përmes punësimit, aftësimit profesional dhe fuqizimit ekonomik.

Përmes këtij bashkëpunimi, APRK do të kontribuojë në lehtësimin e qasjes në tregun e punës, duke ofruar shërbime të këshillimit dhe orientimit profesional, ndërmjetësimit në punësim, si dhe mundësi për përfshirje në programet e aftësimit profesional dhe masat aktive të tregut të punës.

Një komponent i rëndësishëm i memorandumit është krijimi i një mekanizmi të koordinuar të referimit, i cili do të mundësojë identifikimin dhe adresimin më efektiv të nevojave individuale të përfitueseve, në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse.

APRK mbetet e përkushtuar në krijimin e mundësive të barabarta për punësim dhe fuqizimin ekonomik të grupeve të cenueshme, duke e konsideruar pavarësinë ekonomike një faktor të rëndësishëm për riintegrimin dhe mirëqenien e tyre.

20/10/2026
Shërbimet Publike të Punësimit nga Ballkani Perëndimor shkëmbejnë përvoja dhe praktika të mira në Prizren Më 8 dhe 9 tet...
14/10/2026

Shërbimet Publike të Punësimit nga Ballkani Perëndimor shkëmbejnë përvoja dhe praktika të mira në Prizren

Më 8 dhe 9 tetor 2026, në Prizren u mbajt punëtoria e dytë rajonale e rishikimit mes kolegëve për ciklin e vitit 2026 të vlerësimit krahasues të shërbimeve publike të punësimit (PES Benchlearning), në kuadër të projektit ESAP 3 të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC).

Në këtë punëtori morën pjesë përfaqësues të Shërbimeve Publike të Punësimit nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, së bashku me ekspertë evropianë dhe rajonalë, me qëllim të shkëmbimit të përvojave, identifikimit të praktikave të mira dhe shqyrtimit të mundësive për përmirësimin e shërbimeve të punësimit.

Gjatë punëtorisë u diskutua për bashkëpunimin ndërinstitucional, ofrimin e shërbimeve për punëkërkuesit dhe punëdhënësit, zhvillimin profesional të stafit, si dhe përdorimin e mjeteve digjitale dhe inteligjencës artificiale në përmirësimin e shërbimeve.

U.D.Drejtori Ekzekutiv i APRK-së Z.Blerim Hasani, mirëpriti delegacionet pjesëmarrëse në Prizren, duke theksuar rëndësinë e shkëmbimit të përvojave dhe të mësimit nga institucionet që përballen me sfida të ngjashme në tregun e punës.

Në ditën e dytë, pjesëmarrësit vizituan Zyrën e Punësimit në Prizren, ku u njohën me organizimin e punës, regjistrimin dhe këshillimin e punëkërkuesve, shërbimet për punëdhënësit dhe përdorimin e mjeteve digjitale.

Po ashtu, delegacioni vizitoi Qendrën e Aftësimit Profesional në Prizren, ku u prezantua puna e qendrës dhe rëndësia e aftësimit profesional në zhvillimin e shkathtësive dhe rritjen e mundësive të punëkërkuesve për punësim. Pjesëmarrësit patën mundësi të shohin nga afër trajnimet praktike në teknologjinë e informacionit dhe komunikimit, administratë, rrobaqepësi, kuzhinë, parukeri dhe grim.

Punëtoria përfundoi me identifikimin e praktikave të mira që mund të zbatohen më gjerësisht, si dhe me rekomandime paraprake për përmirësimin e organizimit dhe efektivitetit të shërbimeve publike të punësimit.

Përmes projektit ESAP 3, Këshilli për Bashkëpunim Rajonal vazhdon të mbështesë shërbimet publike të punësimit në Ballkanin Perëndimor në forcimin e kapaciteteve institucionale, përmirësimin e performancës dhe përafrimin e shërbimeve me praktikat dhe standardet e Bashkimit Evropian.

08/10/2026

NJOFTIM PËR SHTYRJEN E AFATIT TË THIRRJES PUBLIKE PROJEKTI I REFORMËS SË NDIHMËS SOCIALE NË KOSOVË

Agjencia e Punësimit e Republikës së Kosovës (APRK) njofton ofruesit jopublikë të trajnimit se afati i aplikimit në thirrjen publike:

“Ofrimi i Programeve të Zhvillimit të Aftësive për Përfituesit e Programit të Ndihmës Sociale për të Lehtësuar Aktivizimin në Tregun e Punës”,

e hapur më 25.09.2026, me afat aplikimi deri më 09.10.2026, shtyhet deri më 16.10.2026.

Shtyrja e afatit bëhet duke marrë parasysh kërkesat e shumta nga ofruesit jopublikë të trajnimit, me qëllim të mundësimit të një pjesëmarrjeje më të gjerë në këtë proces.

Ftojmë ofruesit e interesuar të dorëzojnë aplikimet e tyre brenda afatit të ri, sipas kritereve dhe procedurave të përcaktuara në thirrjen publike, në e-mailin: [email protected]

05/10/2026

Sesione informuese për ofruesit jo-publikë të trajnimeve

Në kuadër të thirrjes publike për ofrimin e aftësimit profesional për përfituesit e Skemës së Ndihmës Sociale, Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare dhe Agjencia e Punësimit e Republikës së Kosovës organizojnë sesione informuese për ofruesit jo-publikë të trajnimeve.

Sesionet do të ofrojnë informata mbi kriteret e aplikimit, dokumentacionin e kërkuar dhe kushtet e financimit përmes Skemës së Kuponëve për Trajnim, me vlerë deri në 800 euro për përfitues.

📅 6 tetor 2026

📍 Zyra e Punësimit në Prizren — 10:00–11:00
📍 Zyra e Punësimit në Gjakovë — 10:00–11:00
📍 Zyra e Punësimit në Pejë — 13:00–14:00

📅 7 tetor 2026

📍 Zyra e Punësimit në Mitrovicë — 10:00–11:00
📍 Zyra e Punësimit në Gjilan — 10:00–11:00
📍 Zyra e Punësimit në Prishtinë — 13:00–14:00
📍 Zyra e Punësimit në Ferizaj — 13:00–14:00

Ofruesit e interesuar ftohen të marrin pjesë për t’u informuar rreth aplikimit dhe përfshirjes në këtë skemë, e cila synon zhvillimin e shkathtësive profesionale dhe rritjen e mundësive për punësim.

Address

Rr. Avdullah Bugari, PN
Rahovec
21000

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00

Telephone

+38349169621

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Agjencia e Punësimit e Republikës së Kosovës posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share


Other Government Organizations in Rahovec

Show All