Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Elbasan

Directions

Njësia Vendore e  Kujdesit Shëndetësor Elbasan Organizim, funksionim, monitorim i shërbimit shëndetësor parësor. Ofrimin e shërbimeve shëndetësore me cilësi të lartë, akses të barabartë.

🎀Një takim informues me gra e vajza të komunitetit Rom për kancerin e gjirit.🙎‍♀️Gratë që kanë faktorë të caktuar rrezik...
29/10/2026

🎀Një takim informues me gra e vajza të komunitetit Rom për kancerin e gjirit.
🙎‍♀️Gratë që kanë faktorë të caktuar rreziku, si histori familjare të kancerit të gjirit ose ndryshime gjenetike të trashëguara, mund të kenë nevojë për kontrolle të posaçme, sipas vlerësimit të mjekut.

🔎 Kontrolle depistuese në moshë më të re dhe më shpesh
🧬 Vlerësim të rrezikut gjenetik, kur është i nevojshëm.

🎀 Kontrolli është dashuri për veten!
Mamografia dhe ekzaminimi klinik i gjirit ndihmojnë në zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit.
Qendra Komunitare Multifunksionale
Instituti i Shëndetit Publik - Faqja zyrtare

29/10/2026

🌿 Një stil i shëndetshëm jetese ju ndihmon në uljen e rrezikut të goditjes në tru dhe të shumë sëmundjeve të tjera jo të transmetueshme.

❤️ Presioni i lartë i gjakut, kolesteroli i lartë, diabeti, mbipesha dhe obeziteti, si dhe sëmundje të caktuara të zemrës mund të rrisin rrezikun e goditjes në tru.

🛡️ Për të ulur rrezikun:
🩺 Mbani nën kontroll presionin e gjakut, kolesterolin dhe diabetin.
🏃 Qëndroni fizikisht aktivë.
🥗 Ushqehuni shëndetshëm, me më shumë fruta e perime dhe më pak kripë.
⚖️ Synoni të mbani një peshë të shëndetshme.
🚭 Shmangni duhanpirjen adhe ekspozimin ndaj tymit të duhanit.
🍷 Sa më pak alkool të konsumoni, aq më mirë për shëndetin tuaj.

🧠 Njihni shenjat e goditjes në tru dhe rëndësinë e veprimit të shpejtë; bisedoni me mjekun e familjes për faktorët tuaj të rrezikut dhe mënyrat se si mund t’i mbani ata nën kontroll.

🛡️ Njihni rrezikun. Kujdesuni për shëndetin. Parandalimi fillon sot!

29/10/2026

Shëndeti fizik dhe ai mendor janë të lidhur. Disa zakone të thjeshta të përditshme mund të ndihmojnë në uljen e stresit dhe përmirësimin e mirëqenies. 🌿

😴 Flini mjaftueshëm – përpiquni të flini dhe të zgjoheni në të njëjtën orë çdo ditë. Të rriturit kanë nevojë për të paktën 7 orë gjumë.

🏃‍♀️ Qëndroni aktivë – çdo lëvizje ndihmon. Filloni me pak dhe synoni gradualisht rreth 150 minuta aktivitet fizik në javë.

🥗 Ushqehuni shëndetshëm – zgjidhni fruta, perime, drithëra integrale dhe proteinat e duhura. Kufizoni ushqimet me shumë kripë, sheqer dhe yndyra të pashëndetshme.

🍷 Kufizoni alkoolin – sa më pak, aq më mirë për shëndetin.

🚭 Shmangni duhanin dhe vaping-un – lënia e duhanit është e mundur dhe sjell përfitime të rëndësishme për shëndetin.

💊 Mos përdorni barna apo substanca në mënyrë të papërshtatshme – përdorni medikamentet vetëm sipas udhëzimit.

🩺 Kujdesuni për kontrollet shëndetësore – mos neglizhoni vizitat, analizat, kontrollet periodike dhe vaksinat.

💙 Zakone “të vogla” çdo ditë → shëndet më i mirë fizik dhe mendor.

29/10/2026

Shiko përtej lëkurës sime 💙

29 Tetori shënohet si Dita Botërore e Psoriazës.

Pas shenjave të dukshme të psoriazës qëndron një person me ndjenja, ëndrra dhe mundësi të pafundme. Psoriaza nuk e përcakton identitetin, vlerën apo potencialin e askujt.

Këtë vit, fushata vendos në qendër të rinjtë që jetojnë me psoriazë dhe artrit psoriatik. Ata shpesh përballen jo vetëm me sëmundjen, por edhe me paragjykime, izolim dhe keqkuptime në shkollë, në punë dhe në jetën shoqërore.

Çfarë mund të bëjmë secili prej nesh?
✨ Të shohim personin, jo sëmundjen
✨ Të dëgjojmë zërin e të rinjve dhe t’u krijojmë hapësirë për të ndarë përvojat, vështirësitë dhe shpresat e tyre
✨ Të luftojmë stigmën dhe diskriminimin me informacion dhe mirëkuptim
✨ Të jemi mbështetje në familje, shkollë, punë dhe kudo në shoqëri

Psoriaza nuk është ngjitëse. Stigma, po, përhapet kur heshtim.

Le të shohim përtej “lëkurës”, të dëgjojmë historitë e njerëzve dhe të ndërtojmë një shoqëri pa stigmë, me më shumë mirëkuptim, mbështetje dhe përfshirje për çdo person që jeton me psoriazë. 🤝

29/10/2026

📅 Dita Botërore e Insultit Cerebral, shënohet çdo vit më 29 tetor dhe synon të rrisë ndërgjegjësimin e popullatës për njohjen e hershme të shenjave, rëndësinë e veprimit të shpejtë dhe mundësitë për parandalimin e tij.

🧠Insulti cerebral, i njohur gjerësisht edhe si goditje në tru (stroke), është një urgjencë mjekësore. Ai ndodh kur furnizimi me gjak i një pjese të trurit ndërpritet ose kur një enë gjaku në tru çahet, duke shkaktuar gjakderdhje.

⚠️ Njihni shenjat kryesore:
⚖️ Humbje e papritur e ekuilibrit ose koordinimit;
😕 Rënie ose mpirje e njërës anë të fytyrës;
💪 Dobësi ose mpirje e njërit krah apo e njërës anë të trupit;
💬 Konfuzion, vështirësi në të folur ose në të kuptuar;
👁️ Ndryshime të papritura të shikimit.

🚑 Nëse shfaqet qoftë edhe një nga këto shenja, kërkoni menjëherë ndihmën e urgjencës mjekësore.

⏱️ Ndërgjegjësohuni - Njihni shenjat - Veproni shpejt.
❤️ ÇDO MINUTË KA RËNDËSI!

🎀 Kontrolli është dashuri për veten. Zbuloje herët, vepro në kohë! 💗Takim ndërgjegjësues në shkollën e mesme të përgjith...
28/10/2026

🎀 Kontrolli është dashuri për veten. Zbuloje herët, vepro në kohë! 💗
Takim ndërgjegjësues në shkollën e mesme të përgjithshme "Mahir Domi" me nxënës të viteve të para.

Zbulimi i hershëm i kancerit të gjirit është një hap i rëndësishëm për mbrojtjen e shëndetit. 🌸

Vetëkontrolli mujor i gjirit, ekzaminimi klinik dhe mamografia janë mënyrat për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit dhe për t’u kujdesur për shëndetin. Informohuni për kontrollet e rekomanduara dhe këshillohuni me mjekun tuaj për atë që është e përshtatshme për ju.

💕 Kujdesuni për veten, mos i shtyni kontrollet!

Gjimnazi "Mahir Domi" Elbasan
Instituti i Shëndetit Publik - Faqja zyrtare

27/10/2026

QENDRA SHËNDETËSORE 24/7 BELSH – RRASË
🎗️ Vaksinimi kundër HPV-së – Investim për një të ardhme më të shëndetshme!
Në kuadër të ndërgjegjësimit dhe promovimit të vaksinimit kundër virusit të papillomës humane (HPV), Qendra Shëndetësore 24/7 Belsh ka zhvilluar një sërë aktivitetesh informuese dhe sensibilizuese, me qëllim rritjen e njohurive mbi rëndësinë e vaksinimit dhe parandalimin e sëmundjeve që lidhen me këtë virus.
Aktivitetet kanë përfshirë prezantimin e vaksinës HPV për infermierët e zonave shëndetësore, informimin e komunitetit shkollor në shkollat e Belsh*t përmes vendosjes së posterave dhe shpërndarjes së fletëpalosjeve informuese, si dhe organizimin e takimeve ndërgjegjësuese në qendrën shëndetësore me të rinjtë që janë vaksinuar.
Përmes bashkëpunimit të profesionistëve shëndetësorë, informimit të të rinjve dhe përfshirjes së komunitetit, synojmë të forcojmë kulturën e parandalimit, të nxisim vendimmarrjen e informuar dhe të promovojmë mbrojtjen e shëndetit që në moshë të hershme.
Vaksinimi kundër HPV-së është një hap i rëndësishëm në parandalimin e kancerit të qafës së mitrës dhe të disa sëmundjeve të tjera të lidhura me HPV-në.
💙 Informim, ndërgjegjësim dhe parandalim – për një të ardhme më të shëndetshme!
Qendra Socio Shendetesore Belsh
Instituti i Shëndetit Publik - Faqja zyrtare

22/10/2026

🎀 Shenjat paralajmëruese të kancerit të gjirit

🔹Një gjëndër apo një kokërr në gji ose nën sqetull.
🔹Trashje ose ënjtje e një pjese të gjirit.
🔹Ndryshime të lëkurës së gjirit - skuqje, plagë apo dëmtime të tjera të lëkurës së gjirit.
🔹Skuqje, çarje apo trashje e lëkurës përreth thithit të gjirit, gropëzim i
thithit të gjirit.
🔹Rrjedhje nga gjiri përveç qumështit të gjirit, duke përfshirë edhe gjakun.
🔹Çdo ndryshim në madhësinë apo formën e gjirit.
🔹Dhimbje në gji.
🔹Fryrje apo ënjtje e krahut nga njëra anë.

🩺 Nëse vëreni ndonjë nga këto shenja, konsultohuni me mjekun! Zbulimi i hershëm ka rëndësi. 💗
🎀 Kontrolli është dashuri për veten!

21/10/2026

Address

Elbasan

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:30
Tuesday 08:00 - 16:30
Wednesday 08:00 - 16:30
Thursday 08:00 - 16:30
Friday 08:00 - 14:00

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Elbasan posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share

Category

Nearby government services


Other Public Services in Elbasan

Show All