Lidhja Rinore Orthodhokse Elbasan "Bijtë e Dritës"

Call Directions

Lidhja Rinore Orthodhokse Elbasan "Bijtë e Dritës" Lidhja Rinore Orthodhokse "Bijtë e Dritës", Elbasan. "Sepse dikur ish*t në errësirë, por tani jeni d Ju ftojmë të na ndiqni dhe të na vizitoni.

Kjo është faqja zyrtare e Lidhjes Rinore Orthodhokse e Mitropolisë së Elbasanit, Shpatit dhe Librazhdit, në të cilën do të gjeni të publikuara postime të ndryshme nga aktivitetet rinore si dhe tema të ndryshme shpirtërore, shoqërore dhe informative.

Apostulli Pavël shkruan:“I gjithë Shkrimi është i frymëzuar nga Perëndia dhe i dobishëm për mësim, për qortim, për ndreq...
28/10/2026

Apostulli Pavël shkruan:
“I gjithë Shkrimi është i frymëzuar nga Perëndia dhe i dobishëm për mësim, për qortim, për ndreqje, për edukim në drejtësi.” (2 Timoteut 3:16)

Sepse qëllimi nuk është thjesht të dimë çfarë thotë Bibla, por të lejojmë që Fjala e Perendise të ndryshojë zemrën dhe jetën tonë.
Ju ftojme në studimin biblik!
ora 17:00,
prane ambjenteve të qëndrës rinore.

E Përmbishenjtë Hyjlindëse shpëtona!Shërbesa e Paraklisit drejtuar Hyjlindëses Mari, do të kryhet sot në orën 18⁰⁰ në Li...
23/10/2026

E Përmbishenjtë Hyjlindëse shpëtona!

Shërbesa e Paraklisit drejtuar Hyjlindëses Mari, do të kryhet sot në orën 18⁰⁰ në Lidhjen Rinore!

Mirë se të vini!

19/10/2026

Kur Krishti hyn në jetën tonë, sjell shpresë dhe transformim

Predikim nga Mitropoliti i Elbasanit, Andoni.

Të dashur vëllezër dhe motra në Krishtin,

Në predikimin e kësaj të diele, duke u ndalur te Ungjilli i ngjalljes së djalit të së vesë së Nainit (Luka 7:11–17), reflektuam mbi dhembshurinë e Krishtit dhe fuqinë e pranisë së Tij për të ndryshuar jetën e njeriut.

Ungjilli na paraqet një nënë që kishte humbur bashkëshortin dhe tani po përcillte për në varr djalin e saj të vetëm. Në mes të dhimbjes së saj, Krishti u afrua, pati dhembshuri dhe i tha: «Mos qaj!» Pastaj iu drejtua djalosh*t me fjalët: «Djalosh, ty po të them, çohu!» Dhe i vdekuri u ngrit e filloi të flasë.

Në atë çast, aty ku dukej se gjithçka kishte marrë fund, fjala e Krishtit solli jetën. Ai nuk qëndroi indiferent përballë vuajtjes së asaj nëne, por iu afrua me dashuri dhe dhembshuri.

Ky është mesazhi i Ungjillit: Krishti hyn në realitetin e dhimbjes njerëzore për të sjellë shpresë, jetë dhe shpëtim.

Gjatë misionit të Tij në tokë, Krishti u përball me sëmundjen, me fuqitë e së keqes, me urinë, me dëshpërimin dhe, në fund, me vetë vdekjen. Ai shëroi të sëmurët, çliroi të robëruarit, ushqeu të uriturit dhe u riktheu dinjitetin atyre që ndiheshin të braktisur. Me Ngjalljen e Tij, dëshmoi se vdekja nuk ka fjalën e fundit, por se jeta dhe shpresa burojnë prej Perëndisë.

Edhe ne përballemi me vështirësi, pasiguri, sëmundje dhe plagë shpirtërore që shpesh i mbajmë në heshtje. Në këto çaste, Krishti na fton t’i afrohemi Atij ashtu siç jemi, me dobësitë dhe shqetësimet tona, duke besuar në mëshirën e Tij.

Kjo nuk do të thotë se çdo vështirësi zhduket menjëherë, por se nuk jemi vetëm në përballjen me të. Hiri i Perëndisë na jep forcë për të qëndruar, guxim për të ndryshuar dhe shpresë për të vazhduar përpara.

Transformimi i vërtetë fillon brenda nesh, kur i hapim zemrën Krishtit dhe e lejojmë Hirin e Tij të ndryshojë mënyrën se si mendojmë, jetojmë dhe sillemi me njëri-tjetrin.

Ky ndryshim duhet të shprehet edhe në shoqërinë ku jetojmë. Shoqëria jonë ka nevojë për më shumë drejtësi, mëshirë dhe solidaritet; për njerëz që nuk kalojnë indiferentë pranë dhimbjes së tjetrit, por dinë të dëgjojnë, të ndihmojnë dhe të qëndrojnë pranë atyre që vuajnë.

Ashtu si Krishti u ndal përpara dhimbjes së vejushës së Nainit, edhe ne jemi thirrur të kujdesemi për të vetmuarit, të sëmurët, familjet në vështirësi dhe të gjithë ata që kanë humbur shpresën. Një fjalë ngushëlluese, një dorë e shtrirë apo një vepër dashurie mund të bëhen shenjë e pranisë së Perëndisë në jetën e dikujt.

Me përgjegjësinë tonë dhe me ndihmën e Hirit hyjnor, mund të kontribuojmë për një shoqëri më të drejtë dhe më njerëzore, ku dashuria kapërcen indiferencën dhe dinjiteti i çdo njeriu respektohet.

Të dashur vëllezër dhe motra,

Ngjarja e Nainit na kujton se Zoti e njeh dhimbjen tonë dhe nuk na braktis në sprovat e jetës. Le t’ia besojmë Atij shqetësimet tona, familjet tona dhe gjithçka që mbajmë në zemër. Le t’i hapim rrugë pranisë së Tij që të sjellë paqe në jetën tonë dhe të na bëjë burim shprese për të tjerët.

Sepse aty ku Krishti gjen një zemër të hapur, Hiri i Tij vepron, njeriu ripërtërihet dhe dashuria bëhet forcë transformuese për të gjithë shoqërinë.

Krishti është Zoti i jetës, ngushëllimi i të pikëlluarve dhe shpresa jonë e përjetshme.

Atij i qoftë lavdia, bashkë me Atin dhe Shpirtin e Shenjtë, tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin!

† Mitropoliti i Elbasanit, Andoni

Elbasan, 18 tetor 2026

... o Nënë dhe Zonjë Virgjëreshë, prej çdo rreziku dhe zie shpëtomë ti! E Përmbishenjtë Hyjlindëse, shpëtona!Shërbesa e ...
16/10/2026

... o Nënë dhe Zonjë Virgjëreshë, prej çdo rreziku dhe zie shpëtomë ti!
E Përmbishenjtë Hyjlindëse, shpëtona!

Shërbesa e Paraklisit do të kryhet sot në orën 18⁰⁰ te Qendra Rinore.

Mirë se të vini!

Studimi Biblik! "Leximi i Shkrimit të Shenjtë ndihmon shumë në lutje. Ngroh shpirtin dhe e çon lutësin në një hapsirë sh...
14/10/2026

Studimi Biblik!

"Leximi i Shkrimit të Shenjtë ndihmon shumë në lutje. Ngroh shpirtin dhe e çon lutësin në një hapsirë shpirtërore!" - Shën Paisi.

Të dashur të rinj ju ftojmë në studimin biblik!
Ora -17:00.
Vendi- Qendra Rinore.
Dita- sot, e mërkurë.

Mirë se të vini!

Shërbesa e Paraklisit do të kryhet sot në orën 18⁰⁰!Lutja është një mënyrë për t'iu afruar Zotit, për t'i besuar Atij sh...
09/10/2026

Shërbesa e Paraklisit do të kryhet sot në orën 18⁰⁰!

Lutja është një mënyrë për t'iu afruar Zotit, për t'i besuar Atij shqetësimet tona dhe për të gjetur forcë në jetën e përditshme, ndaj, ju ftojmë sot, në orën 18:00, në Shërbesën e Paraklisit, në ambientet e Lidhjes Rinore!

Shërbesa e Paraklisit të vogël i kushtohet Hyjlindëses Mari, Nënës së Zotit që të jetë ndërmjetëse te Biri i saj dhe Zoti ynë Jisu Krisht. Krahas shërbesave të tjera, Kisha ka vendosur dhe Paraklisin e së Tërëshenjtës Mari për besimtarët që kanë nevojë për lutje, ngushëllim dhe forcim shpirtëror!

Ju mirëpresim!

Shën Joan Gojarti: „Leximi i Shkrimeve të Shenjta është një bisedë me Perëndinë.“Të dashur studente ju ftojme në studimi...
07/10/2026

Shën Joan Gojarti: „Leximi i Shkrimeve të Shenjta është një bisedë me Perëndinë.“

Të dashur studente ju ftojme në studimin biblik!
Ora -17:00.
Vendi- Qendra Rinore.
Dita- sot, e mërkurë.

Mirë se të vini!

Mos i harro Virgjëreshë ata që të luten,të himnojnë me besë e me shpresë,dhe të lartësojnë që linde Zotin tonë.Shërbesa ...
02/10/2026

Mos i harro Virgjëreshë ata që të luten,
të himnojnë me besë e me shpresë,
dhe të lartësojnë që linde Zotin tonë.

Shërbesa e Paraklisit drejtuar së Tërëshenjtës Mari si çdo të premte në Qendrën Rinore.

Mirë se të vini sot në orën 18⁰⁰.

Shën Vasili i Madh: “Çdo gjë që është e nevojshme për shpëtimin tonë gjendet në Shkrimet e Shenjta.“Të dashur të rinj, j...
30/09/2026

Shën Vasili i Madh: “Çdo gjë që është e nevojshme për shpëtimin tonë gjendet në Shkrimet e Shenjta.“

Të dashur të rinj, ju ftojmë në takimin e së mërkurës për studimin biblik.
Ora 18:00, në ambjentet e qëndrës rinore.

Mirë se të vini!

“Fjala jote është llambë për këmbët e mia dhe dritë për udhën time.”Psalmi 118:105Fillojmë Studimin Biblik, sot, në datë...
23/09/2026

“Fjala jote është llambë për këmbët e mia dhe dritë për udhën time.”
Psalmi 118:105

Fillojmë Studimin Biblik, sot, në datë 23 shtator në ambjentet e qendrës rinore, ora 18:00.

Mirë se të vini!

Address

Rruga "Rinia"
Elbasan

Telephone

0693033355

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Lidhja Rinore Orthodhokse Elbasan "Bijtë e Dritës" posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share