Drejtoria Rajonale e Punësimit Gjirokastër

Call Directions Website Contact the organization

Drejtoria Rajonale e Punësimit Gjirokastër Klientët

Shërbimet publike te Punësimit mbështesin në mënyrë të balancuar dy grupe të mëdha klientësh brenda tregut të punës; punëkërkuesit dhe punëdhënësit.

SHËRBIME PUNËSIMI
SHËRBIME TË AFTËSIMIT PROFESIONAL



Qëllimi i Sherbimeve te Punesimit dhe Aftësimit Profesional është të ndihmoje punëkërkuesit për tu integruar ne tregun e punës dhe punedhënësit për të plotesuar vendet e lira të punës, te ofruara prej tij . Objektivat

Objektivat e shërbimeve publike të punësimit janë :

a) te informojë
b) te këshillojnë
c) të orientojnë
d) të ndërmjettësojne punëkërkues të papunë për vendet e lira të punës të ofruara nga punëdhënësit . Shërbimet publike të punësimit në zbatim të kuadrit ligjor përfshijnë:

1- Informacion për vendet e lira të punës
2- Ndërmjetësim për punësim
3- Këshilim dhe orientim për punë dhe profesion
a. Për Punëkërkuesit shërbimet ofrojnë si me poshtë

Informacion dhe këshillim
Udhëzime për punësim, vlerësim të nevojave, zhvillim të karrierës/profesionit/Plan Aksioni për Punësim. Pjesëmarrje në një trainim dhe ndërhyrje të tjera në tregun e punës. Shërbime të tjera ndërmjetësimi. b. Për Punëdhënësit shërbimet ofrojnë si më poshtë

Shërbime profesionale rekrutimi
Paraqitje dhe përshkrim të kandidatëve
Mbështetje për punësim (Programe të Nxitjes së Punësimit)
Kontakte në vazhdim

Ndërmjetësim
përputhja e ofertës për një vend të lirë pune me kërkesën e një kandidati të përshtatshëm për punë. Punëkërkues

Punëkërkuesi i Papunë është një person, i cili:

a) jeton në Shqipëri,
b) është mbi 16 vjeç
c) paraqitet personalisht në Zyrën e Punësimit dhe është i disponueshëm për punësim
d) është i aftë për punë

04/11/2026
22/10/2026
30/09/2026
🟢Takim me të rinjtë në qytetin e Memaliaj që marrin pjesë nё Programin e Riintegrimit Social, me qëllimnjohjen nga afër ...
24/08/2026

🟢Takim me të rinjtë në qytetin e Memaliaj që marrin pjesë nё Programin e Riintegrimit Social, me qëllim
njohjen nga afër me përvojat, nevojat dhe
sfidat e tyre gjatë këtij procesi.📃

Gjatë takimit u diskutua mbi rëndësinë e
përfshirjes sociale, edukimit, zhvillimit të
aftësive dhe krijimit të mundësive për një të
ardhme më të mirë.📚

🧑🏻‍💻👩‍💻Të rinjtë patën mundësinë
të shprehnin mendimet dhe shqetësimet e
tyre, si dhe të ndanin eksperiencat e tyre gjatë
pjesemarrjes në program.👩🏼‍🏫

🤝Takimi shërbeu edhe si një mundësi për të
forcuar komunikimin dhe bashkëpunimin me të
rinjtë, duke i inkurajuar ata të jenë aktivë në
komunitet dhe të përfitojnë sa më shumë nga
mundësite që ofron Programi i Riintegrimit
Social.

Ky aktivitet u zhvillua nën këshillimin dhe rekomandimet e znj. Lindita Luzo këshilluese e organizates CHWB dhe z.Adnand Matushi përfqaqësues i Center For Openness And Dialogue duke krijuar një hapësirë frymezuese për dialog, reflektim dhe angazhim qytetar.

Së bashku ndërtojmë një të ardhme europiane
për Shqipërinë!🇪🇺

10/08/2026

Sezoni Turistik kërkon më shumë se mikpritje – kërkon punë të denjë, punë të sigurt dhe respektim të ligjit.

Vijojnë kontrollet dhe aktivitetet ndërgjegjësuese për të parandaluar:
🔹 punësimin e padeklaruar;
🔹 informalitetin;
🔹 shkeljet e kohës së punës dhe pushimit;
🔹 punësimin e paligjshëm të të miturve; 🔹 moszbatimin e masave të sigurisë dhe shëndetit në punë;
🔹 punësimin e shtetasve të huaj në kundërshtim me ligjin.

🎯 Qëllimi ynë është i qartë:
✅ më shumë punë të formalizuar;
✅ vende pune të sigurta;
✅ mbrojtje për çdo punëmarrës;
✅ respektim i plotë i legjislacionit të punës.

Një sezon turistik i suksesshëm ndërtohet mbi punë të ndershme, siguri dhe respektim të ligjit. 🏖☀️

📍

13/07/2026

👨🍸 SHIH LARG. Zgjidh Arsimin Profesional!

Pasioni për shërbimin mund të kthehet në profesion.

🧑‍💻 Regjistro fëmijën tënd ne klasë të 10-të përmes e-Albania, në shërbimin “Regjistrimi në klasën e dhjetë, në shkollë të mesme profesionale”.

Address

Lagja ''Pllake'', Ish Blloku I Furrave
Gjirokastër
6001

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 14:00

Telephone

+35584263613

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Drejtoria Rajonale e Punësimit Gjirokastër posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Drejtoria Rajonale e Punësimit Gjirokastër:

Shortcuts

Share