19/10/2026
🏛️ KËSHILLI BASHKIAK SHKODËR
Në mbledhjen e tij të radhës, Këshilli Bashkiak Shkodër trajtoi çështje të rëndësishme për administrimin e buxhetit vendor, mbështetjen sociale dhe menaxhimin e pronës publike.
💗 Në shenjë solidariteti me Tetorin Rozë, këshilltarët bashkiakë vendosën fjongon rozë, duke përcjellë një mesazh ndërgjegjësimi për rëndësinë e kontrolleve të hershme, kujdesit për shëndetin dhe mbështetjes për çdo grua që përballet me kancerin e gjirit.
🎗️ Vendimet e miratuara në këtë mbledhje përfshijnë:
🔹 Përdorimin e fondit shtesë mbi fondin e kushtëzuar për ndihmën ekonomike, deri në 6%, për muajin shtator 2026.
🔹 Miratimin e buxhetit të Bashkisë Shkodër për vitin 2027 dhe të Programit Buxhetor Afatmesëm 2027–2029, faza e dytë.
🔹 Miratimin e një ndryshimi në VKB nr. 84, datë 18.12.2025, për buxhetin e vitit 2026 dhe Programin Buxhetor Afatmesëm Përfundimtar 2026–2028, të ndryshuar.
🔹 Dhënien e pëlqimit për dhënien me qira të një pasurie në pronësi të Bashkisë Shkodër, me sipërfaqe 12 m², subjektit PF Erjona Bletaj.
🔹 Miratimin e kërkesës për heqjen e kushtit të përdorimit për ish-godinën e Gjykatës, pronë e Bashkisë Shkodër, dhe lejimin e dhënies së saj në përdorim të të tretëve.
🔹 Miratimin e vlerës maksimale të subvencionimit të qirasë dhe të nivelit të qirasë mesatare në tregun e lirë për vitin 2026.
🔹 Miratimin e zbatimit të projektit “Të Sigurt së Bashku: Aleancat e Grave që udhëheqin ndryshimet për mbrojtje reale nga dhuna”, në kuadër të Programit CERV 2025 DAPHNE, si dhe të shtesës së planit të buxhetit të Bashkisë Shkodër në funksion të zbatimit të tij.
🤝 Përmes vendimmarrjes dhe angazhimit qytetar, Këshilli Bashkiak Shkodër vijon të ushtrojë funksionin e tij në shërbim të komunitetit, duke i dhënë rëndësi zhvillimit vendor, mbështetjes sociale dhe ndërgjegjësimit për çështje që prekin jetën e qytetarëve.