Agjencia Kombëtare e Turizmit

Directions Website Contact the organization

Agjencia Kombëtare e Turizmit Shkarko aplikacionin TEA:

https://qrco.de/tea-albania AKT-ja ka selinë në Tiranë. Agjencia Kombëtare e Turizmit ka këto funksione dhe kompetenca:

1.

Agjencia Kombëtare e Turizmit ushtron veprimtarinë e saj në mbështetje dhe në zbatim të Kushtetutës, të ligjit nr.93/ 2015, “Për turizmin”, VKM nr. 298, datë 20.04.2016 dhe akteve të tjera ligjore e nënligjore në fuqi. Agjencia Kombëtare e Turizmit, më tej “AKT”, është ent publik me statusin e personit juridik, publik, buxhetor, funksionon si institucion në varësi të ministrit përgjegjës për turizmin”. AKT-ja ka vulën e vet në formë rrethore ku përcaktohet emërtesa ligjore e institucionit: “Republika e Shqipërisë” të Ministris përgjegjëse për turizmin si dhe “Agjencia Kombëtare e Turizmit”. Zbaton politikat e marketingut në fushën e turizmit, duke promovuar turizmin shqiptar në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, për krijimin e imazhit të Shqipërisë si destinacion turistik në tregun ndërkombëtar.

2. Ofron informacion për vizitorët, udhëtarët dhe turistët, për shërbimet turistike që ofrohen, për produktet dhe destinacionet turistike, për veprimtari e të dhëna të tjera të dobishme.

3. Promovon produktin dhe destinacionet turistike brenda e jashtë vendit, duke bashkëpunuar me zyrat rajonale të turizmit, pushtetin vendor dhe organizma të tjerë që operojnë në fushën e turizmit.

4. Promovon investimet në zonat me prioritet zhvillimin e turizmit, duke bashkëpunuar me institucionet e tjera publike të nxitjes së investimeve në vend.

5. Inicion dhe nxit projekte për turizmin, sipas fushës së vet të veprimtarisë, duke marrë miratimin paraprak të ministrisë përgjegjëse për turizmin.

6. Propozon dhe harton materialet me karakter promocional, në përputhje me tendencat e tregut turistik, dhe realizon prodhimin e tyre.

7. Zbaton strategjinë kombëtare të zhvillimit të turizmit dhe strategjinë kombëtare të marketingut për sektorin e turizmit.

8. I propozon ministrit përgjegjës për turizmin ndryshimin e akteve ligjore e nënligjore në fushën e turizmit, duke argumentuar arsyet që lidhen me këto propozime.

9. Monitoron, përmirëson dhe përditëson faqen zyrtare të promocionit të turizmit shqiptar.

10. Mbledh të ardhurat që realizohen nga marrëveshjet e qirasë, për sipërfaqet e dhëna në përdorim për zhvillimin e turizmit, dhe bën derdhjen e tyre në përputhje me parashikimet e legjislacionit në fuqi.

11. Kontrollon zbatimin dhe plotësimin e kritereve për marrëveshjet ekzistuese të qirasë dhe për marrëveshjet e zhvillimit, të lidhura me subjektet “person i stimuluar”.

02/11/2026

💦 Ujëvara e Sotirës, Gramsh! 🌿

Mes gjelbërimit dhe peisazheve mbresëlënëse, Ujëvara e Sotirës është një nga bukuritë natyrore që ia vlen të përjetohet në çdo stinë. 💚

📹 Video nga Olsi Meraj

01/11/2026

🏛️ Oriku – Aty ku historia jeton!

I vendosur mes bukurisë natyrore të bregdetit shqiptar dhe gjurmëve të qytetërimeve të lashta, qyteti antik i Orikut qëndron si një dëshmi e jashtëzakonshme e trashëgimisë së pasur historike dhe kulturore të Shqipërisë.

Teatri antik, rrënojat arkeologjike dhe gurët shekullorë tregojnë historinë e një qyteti që dikur luajti një rol të rëndësishëm në botën antike.

✨ Një udhëtim nëpër kohë, ku çdo hap zbulon një histori dhe çdo gur ruan një pjesë të së kaluarës.

📍 Orik, Vlorë – Shqipëri 🇦🇱

Historia nuk tregohet. Ajo zbulohet!

🍂 Lepusha në bukurinë e veçantë të vjeshtës! 🍁Ngjyrat e arta dhe peisazhet mahnitëse e bëjnë Lepushën një nga destinacio...
31/10/2026

🍂 Lepusha në bukurinë e veçantë të vjeshtës! 🍁

Ngjyrat e arta dhe peisazhet mahnitëse e bëjnë Lepushën një nga destinacionet më të preferuara për për stinën e vjeshtës. 🧡

📸 Mirsad Basha

Fundjava ideale nis me një plan që të përshtatet ty. 📍Me TEA, krijo një itinerar në Shqipëri sipas interesave, kohës dhe...
30/10/2026

Fundjava ideale nis me një plan që të përshtatet ty. 📍
Me TEA, krijo një itinerar në Shqipëri sipas interesave, kohës dhe mënyrës si dëshiron të udhëtosh.

🤳 Shkarko TEA:
https://events.albania.al/app

30/10/2026

📍Banjat e Bënjës, Përmet! 🌿

Mes peisazheve mbresëlënëse të natyrës, ujërat termale të Bënjës ofrojnë një përvojë relaksuese në çdo stinë të vitit.

29/10/2026

🇦🇱🇮🇹 Një tjetër lidhje e re mes Shqipërisë dhe Italisë! ✈️

Tiranë–Palermo, linja e re direkte e inauguruar nga TIA, AKT dhe Wizz Air, me dy fluturime në javë, duke e çuar në 22 numrin e aeroporteve italiane të lidhura me Tiranën.

Më shumë lidhje, më shumë mundësi dhe më shumë Shqipëri për t’u zbuluar! 🇦🇱

29/10/2026

🇦🇱🇨🇭🌿 Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Turizmit, Jola Hysaj, mori pjesë në eventin “Bumi i Turizmit në Shqipëri: Rritje, Qëndrueshmëri dhe Mundësi”, në Universitetin e St. Gallenit, Zvicër, ku u diskutua mbi zhvillimin e turizmit shqiptar, Strategjinë e Turizmit 2030 dhe perspektivat e zhvillimit të qëndrueshëm.

Së bashku me ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Zvicër, Ermal Dredha, dhe Prof. Dr. Pietro Beritelli, nga Universiteti i St. Gallenit, u theksua rëndësia e rritjes së cilësisë së shërbimeve, ruajtjes së natyrës dhe trashëgimisë kulturore, si dhe forcimit të bashkëpunimit akademik dhe shkëmbimit të ekspertizës ndërkombëtare.

Eventi u moderua nga Rinor Abazi dhe u organizua në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Zvicër dhe Shoqatën e Studentëve Shqiptarë në Universitetin e St. Gallenit.

Ndonjëherë plani më i mirë është ai që nuk e kishe planifikuar.TEA të jep ide për ta kthyer një ditë të zakonshme në diç...
29/10/2026

Ndonjëherë plani më i mirë është ai që nuk e kishe planifikuar.
TEA të jep ide për ta kthyer një ditë të zakonshme në diçka që ia vlen të kujtohet.

🤳 Shkarko TEA:
https://events.albania.al/app

🍂 Mirëmëngjes nga Thethi, mes ngjyrave të bukura të vjeshtës! 🍁🧡📸 Dukagjini Turistik
29/10/2026

🍂 Mirëmëngjes nga Thethi, mes ngjyrave të bukura të vjeshtës! 🍁🧡

📸 Dukagjini Turistik

Address

Tirana

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:30
Tuesday 08:00 - 16:30
Wednesday 08:00 - 16:30
Thursday 08:00 - 16:30
Friday 08:00 - 14:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Agjencia Kombëtare e Turizmit posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Agjencia Kombëtare e Turizmit:

Shortcuts

Share