07/11/2026
⏳ FALJA ME KUSHT
Kur kanë mbetur edhe 23 ditë nga përfundimi i afatit, Administrata Tatimore vijon të rikujtojë subjektet që janë në procese administrative apo gjyqësore për kushtet që duhet të përmbushin për të përfituar nga masat lehtësuese të Faljes me Kusht.
📌 Subjektet duhet të paraqesin pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore përkatëse aktin e heqjes dorë nga ankimi administrativ, padia, ankimi apo rekursi, të shoqëruar me kërkesë zyrtare, përpara pagesës së detyrimit principal.
📩 Për më shumë informacion dhe asistencë: [email protected]