29/10/2026
đŸKick-off Meeting pĂ«r studimin e fizibilitetit tĂ« Micro Food Hubs
Në kuadër të Projektit CRAD u zhvillua takimi Kick-off për nisjen e studimit të fizibilitetit për krijimin e Micro Food Hubs në Shqipëri.
Takimi shënoi fillimin zyrtar të procesit të studimit, duke u fokusuar në objektivat, metodologjinë e punës, planin e aktiviteteve dhe hapat e ardhshëm për vlerësimin e mundësive të zhvillimit të këtyre qendrave.
Studimi do të analizojë vendndodhjet potenciale, nevojat infrastrukturore, kërkesat e tregut dhe qëndrueshmërinë ekonomike, me synimin për të identifikuar zgjidhje të përshtatshme për grumbullimin dhe konsolidimin e produkteve bujqësore dhe përmirësimin e aksesit të fermerëve në treg.
Nisma kontribuon në objektivin e projektit CRAD për forcimin e zinxhirëve të vlerës dhe rritjen e qëndrueshmërisë së sektorit bujqësor ndaj ndryshimeve klimatike.